Miku
Përshëndetje nga Tajlanda!
Janar 2024


“Përshëndetje nga Tajlanda!” Miku, janar 2024, f. 8–9.

Përshëndetje nga Tajlanda!

Mëso rreth fëmijëve të Atit Qiellor kudo nëpër botë.

Tajlanda është një shtet në Azinë Juglindore. Atje jetojnë rreth 72 milionë njerëz.

Gjuha

Pamja
alt text

Tajlandishtja është gjuha zyrtare e vendit. Alfabeti tajlandez ka 72 karaktere.

Festivali Songkran

Pamja
alt text

Njerëzit në Tajlandë e kremtojnë vitin e ri duke bërë luftën më të madhe me ujë në botë. Ata e spërkatin njëri‑tjetrin me ujë për t’i kujtuar që t’i lajnë gjërat e këqija. Kjo zgjat tri ditë!

Shpella e Tigrit

Pamja
alt text

Tempulli “Shpella e Tigrit” është një tempull budist ku shumë njerëz adhurojnë dhe luten. Për të arritur atje, duhet të ngjitësh 1260 hapa përpjetë malit. Në shpellë ka gjurmë putrash tigri!

Tregje Lundruese

Pamja
alt text

Në Tajlandë, njerëzit mund të blejnë te barkat mbi lumë, që janë si dyqane të vogla lundruese. Lumenjtë janë një nga mënyrat për të udhëtuar nëpër kryeqytet. Shumë ndërtesa qëndrojnë mbi shtylla për t’i mbajtur mbi ujë.

Pamja
Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Mackinzie Rekers