Miku
Fuqi në Librin e Mormonit
Janar 2024


“Fuqi në Librin e Mormonit”, Miku, janar 2024, f. 2–3.

Nga Presidenca e Parë

Fuqi në Librin e Mormonit

Përshtatur nga “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?” Liahona, nëntor 2017, f. 60–63; dhe “Pjesëmarrja e Motrave në Mbledhjen e Izraelit”, Liahona, nëntor 2018, f. 68–70.

Pamja
alt text

Kur mendoj për Librin e Mormonit, mendoj për fjalën fuqi. Të vërtetat e Librit të Mormonit kanë fuqinë ta shërojnë, ngushëllojnë, forcojnë dhe gëzojnë shpirtin tonë.

Libri i Mormonit është …

  • Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit. Shumë profetë që e shkruan atë, e panë Jezu Krishtin. Libri i Mormonit përfshin dëshmitë e tyre për Të.

  • Një anal i shërbesës së Tij te njerëzit që jetuan në Amerikën e lashtë kohë më parë.

  • I vërtetë!

Ju ftoj që ta lexoni Librin e Mormonit. Teksa lexoni, do t’ju nxitja ta shenjoni çdo varg që flet për Shpëtimtarin. Ju do të afroheni më shumë me Të nëpërmjet këtij procesi. Dhe ndryshime, madje mrekulli, do të fillojnë të ndodhin.

Gjetja e Jezusit në Librin e Mormonit

Pamja
alt text

Presidenti Nelson na ftoi ta kërkojmë emrin e Jezu Krishtit teksa e lexojmë Librin e Mormonit. Jezu Krishti ka shumë emra në shkrimet e shenjta. Ja tek janë disa që mund t’i kërkosh!

Pamja
Historia në formatin PDF

Majtas: One by One [Një nga Një] nga Walter Rane; djathtas: ilustrimi nga Apryl Stott