Miku
Ndjekja e Jezusit në Tajlandë
Janar 2024


“Ndjekja e Jezusit në Tajlandë”, Miku, janar 2024, f. 6–7.

Ndjekja e Jezusit në Tajlandë

Njihu me Panian

Pamja
alt text

Si e Ndjek Pania Jezusin

Pania e fton kushëririn e saj të shkojë me të në Kishë. Kur ai vjen, Pania e ndihmon atë të ndihet i mirëpritur. Ajo e ndihmon atë të njihet me fëmijët e tjerë në Fillore dhe të zërë miq.

Në shtëpi, Pania ndihmon duke pastruar kutinë e saj të ushqimit dhe këpucët e saj. “Unë zbavitem kur ndihmoj”, – thotë Pania. Ajo jeton me hallën e saj dhe gjyshen e saj dhe i pëlqen shumë t’i ndihmojë ato. Ajo gjithashtu e palos çdo mëngjes batanijen e saj.

Mami i Panias ndërroi jetë jo shumë kohë më parë. Kur Panian e merr malli për mamin e saj, halla e saj e ndihmon që t’i lutet Atit Qiellor. Ajo, pasi lutet, ndien se e duan. “Kur lutem, ndiej sikur Jezusi është me mua”, – thotë ajo.

Pamja
alt text

Pania me gjyshen dhe hallën e saj.

Rreth Panias

Pamja
alt text

Mosha: 7 vjeçe

Nga: Nontaburi, Tajlandë

Gjuha: Tajlandisht

Synimi: Të bëhet projektuese mjedisesh të brendshme dhe të zbukurojë dhomat në shtëpi e ndërtesa

Hobitë: Të kërcejë, të ngasë biçikletën e saj, të mësojë pianon, të notojë, të lexojë dhe të bëjë tajkuondo

Familja: Pania, halla dhe gjyshja

Gjërat e Parapëlqyera të Panias

Historia e Jezusit: Kur Ai u pagëzua (shih te Mateu 3:13–17)

Dita e festës ose tradita familjare: Krishtlindja dhe udhëtimet familjare

Fruta dhe perime: Rrushi jeshil dhe kastravecët

Ngjyra: Vjollcë

Kënga e Fillores: “Tempullin Shum’ Dua t’Shoh” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 99)

Pamja
Historia në formatin PDF