Miku
Kartat e Tempujve
Janar 2024


“Kartat e Tempujve”, Miku, janar 2024, f. 22.

Kartat e Tempujve

Çfarë Janë Tempujt?

Pamja
Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Bailey Rees

Tempujt janë ndërtesa të bukura ku mund të ndihemi më afër Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Çdo tempull ka fjalët “Shtëpia e Zotit” të shkruara mbi të. Kjo na kujton se tempulli është i shenjtë dhe ndryshe nga pjesa tjetër e botës. Profetët kanë premtuar se mund të ndiejmë paqe brenda tempullit.

Tempulli i Bangkokut, Tajlandë

  • Ky është tempulli i parë në Tajlandë.

  • Është gjashtë kate i lartë, me nëntë maja.

  • Kur po ndërtohej tempulli, një stuhi gati sa nuk e përmbyti. Por Fryma e Shenjtë e ndihmoi drejtuesin e projektit të dinte se çfarë të bënte.

Tempulli i San-Hozesë, Kosta-Rikë

  • Ky është tempulli i dytë i ndërtuar në Amerikën Qendrore.

  • Është bërë me mermer të bardhë të bukur nga Meksika.

  • Tempulli është gati një orë rrugë larg me makinë nga një vullkan aktiv.