Miku
Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit
Janar 2024


“Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit”, Miku, janar 2024, f. 24–25.

Mëso rreth Librit të Mormonit

Një Dëshmi Tjetër e Jezu Krishtit

Pamja
alt text

Libri i Mormonit është një libër i shkrimit të shenjtë. Ashtu si Bibla, ai na mëson më shumë rreth Jezu Krishtit. Prandaj është quajtur “një dëshmi tjetër e Jezu Krishtit”.

Libri i Mormonit ka histori të profetëve që dhanë mësim se Jezu Krishti do të vinte në tokë. Libri flet edhe se si Ai e vizitoi kontinentin amerikan pas Ringjalljes së Tij dhe i mësoi njerëzit atje. Na mëson gjithashtu se si mund ta ndjekim Atë.

Jezusi të do dhe Ai do të të ndihmojë. Ky është një mesazh i rëndësishëm nga Libri i Mormonit.

Pamja
alt text

Kërkimi në Shkrimet e Shenjta!

  • Cili është libri i parë te Libri i Mormonit?

  • Si i kishin emrat nëna dhe babai i Nefit?

  • Kush ishin vëllezërit në familjen e Nefit në fillim të Librit të Mormonit?

Unë Mund ta Lexoj Librin e Mormonit!

Pasi të lexosh, ngjyrose një pjesë të figurës. Mund t’i lexosh këto shkrime të shenjta që shkojnë paralelisht me pjesën e leximit të çdo jave nga programi Eja, Më Ndiq.

Pamja
Historia në formatin PDF

Ilustrimet nga Jared Beckstrand