Shkrimet e Shenjta
Moroni 3


Kapitulli 3

Pleqtë shugurojnë priftërinj dhe mësues, me anën e vendosjes së duarve. Rreth 401–421 pas K.

1 Mënyra sesi dishepujt që u quajtën apleqtë e kishës, bshuguruan priftërinj dhe mësues—

2 Pasi i ishin lutur Atit në emrin e Krishtit, ata vunë duart përmbi ta dhe thanë:

3 Në emër të Jezu Krishtit, unë të shuguroj të jesh prift, (ose, në qoftë se ishte për mësues, unë të shuguroj të jesh mësues) të predikosh pendim dhe aheqje të mëkateve nëpërmjet Jezu Krishtit, duke vazhduar me besim në emrin e tij deri në fund. Amen.

4 Dhe sipas kësaj mënyre ata ashuguruan priftërinj dhe mësues, sipas bdhuratave dhe thirrjeve të Perëndisë ndaj njerëzve; dhe ata i shuguronin nëpërmjet cfuqisë së Frymës së Shenjtë që ishte në ta.