Moroni 2
    Footnotes
    Theme

    Kapitulli 2

    Jezusi u dha pushtet dymbëdhjetë apostujve Nefitë të japin dhuratën e Frymës së Shenjtë. Rreth 401–421 pas K.

    1 Fjalët e Krishtit të cilat ai ua tha adishepujve të tij, të dymbëdhjetëve, që i kishte zgjedhur, ndërsa ai vuri duart e tij mbi ta—

    2 Dhe ai i thirri ata me emër, duke u thënë: Ju do t’i thërrisni Atit në emrin tim, me lutje të fuqishme; dhe pasi ta keni bërë këtë, ju do të keni apushtet, që atij mbi të cilin do t’i vini bduart, cdo t’i jepni Frymën e Shenjtë; dhe do ta jepni në emrin tim, pasi kështu bëjnë apostujt e mi.

    3 Tani, Krishti ua tha këto fjalë atyre në kohën e shfaqjes së tij të parë; dhe turma nuk i dëgjoi, por dishepujt i dëgjuan; dhe mbi të gjithë ata të cilëve u avunë duart, zbriti Fryma e Shenjtë.