Children and Youth
Ti Ke një Qëllim


“Ti Ke një Qëllim”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë (2019)

“Ti Ke një Qëllim”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë

Pamja
të rinj dhe të reja nga kultura të ndryshme

Ti Ke një Qëllim

Ati ynë Qiellor dhe Biri i Tij, Jezu Krishti, të njohin dhe të duan. Ti je një pjesë e rëndësishme e punës së Tyre dhe mund të kesh një ndikim të shkëlqyer në botë.

Ati Qiellor të ka dhënë talente dhe dhurata shpirtërore. Mund të kërkosh zbulesë për të ditur si t’i zhvillosh talentet e tua, si të bëhesh më shumë si Jezu Krishti dhe si ta bësh më të mirë veten, njerëzit e tjerë e madje botën.

Ky libër udhëzues për zhvillimin vetjak të jep parime dhe mjete që mund t’i përdorësh në përpjekjet e tua për t’i zhvilluar dhuntitë e tua e për ta ndjekur Jezu Krishtin.