Children and Youth
Fillo nga Puna!


“Fillo nga Puna!” Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë (2019)

“Fillo nga Puna!” Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë

Fillo nga Puna!

Pamja
njerëz duke u ngjitur në mal

Përpiqu ta përdorësh modelin “Zbulo, Planifiko, Vepro dhe Reflekto” që të të ndihmojë ta ndjekësh shembullin e Shpëtimtarit teksa rritesh. Merre parasysh krijimin e synimeve në secilën prej katër fushave për ta mbajtur jetën tënde në drejtpeshim. Mund t’i përdorësh faqet vijuese si udhërrëfyese. Ose mund të përdorësh një ditar ose metodë tjetër për vendosjen e synimeve që funksionon mirë për ty.

Mbaje mend, rritja jote varet nga ti, por nuk është e thënë që ta bësh atë i/e vetëm/me. Ati yt Qiellor dëshiron të të ndihmojë dhe mund t’u kërkosh ndihmë prindërve, udhëheqësve dhe shokëve e shoqeve. Kërko mundësi për t’i ndihmuar edhe të tjerët për rritjen e tyre. Ati Qiellor dëshiron që fëmijët e Tij ta duan dhe ta përkrahin njëri-tjetrin.

Zbulo

Çfarë ndien se duhet të mësosh ose përmirësosh? Shkruaj përshtypje dhe ide teksa mendon rreth pyetjeve si këto: Si mund t’i zhvilloj talentet e mia? Çfarë më pëlqen të bëj? Çfarë përgjegjësish kam pikërisht tani? Si mund ta dalloj Frymën e Shenjtë? Kujt mund t’i shërbej?

Pamja
shpirtërore, shoqërore, intelektuale, fizike

Shpirtërore

Shembuj: Mbaj një ditar, lutu çdo mëngjes, studioji shkrimet e shenjta përditë, mbaje të shenjtë ditën e Shabatit

Shoqërore

Shembuj: Shërbeju të tjerëve, shmangi thashethemet, zër shokë e shoqe të reja

Intelektuale

Shembuj: Zhvillo një veprimtari të parapëlqyer ose aftësi, ushtro mësimdhënien, mëso si të mbash një buxhet

Fizike

Shembuj: Bëj dhe ha ushqim të shëndetshëm, bëj ushtrime fizike, pastroje ose përmirësoje mjedisin që të rrethon

Planifiko

Synimi im:

Përse është e rëndësishme kjo për mua?

Si do të më ndihmojë kjo që të bëhem më shumë si Jezu Krishti?

Mënyra si do ta bëj këtë:

Cilët janë disa hapa ose veprime më të vogla që mund të ndërmarr për të punuar drejt synimit tim?

Data/Sa Shpesh

Data/Sa Shpesh

Data/Sa Shpesh

Kush mund të më ndihmojë?

Vepro

  • Çfarë po mësoj?

  • Çfarë rregullimesh nevojitet të bëj?

Reflekto

  • Çfarë kam mësuar?

  • Në ç’mënyrë jam më i/e afërt me Shpëtimtarin?

  • Si mund t’i përdor ato që kam mësuar, për t’u shërbyer të tjerëve?

Pamja
ikonë, kremtim

Data e mbarimit:

Do ta kremtoj rritjen time duke:

Pamja
logo, Zhvillimi i Fëmijëve dhe Rinisë

Çfarë do të bëj në vijim?

Kthehu te formulari Zbulo për ide.