Children and Youth
Ide për Rritje në të Gjitha Fushat e Jetës


“Ide për Rritje në të Gjitha Fushat e Jetës”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë (2019)

“Ide për Rritje në të Gjitha Fushat e Jetës”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë

Ide për Rritje në të Gjitha Fushat e Jetës

Ka shumë mënyra se si mund të rritesh në jetë! Merr ide nga faqet vijuese, ose krijoji vetë. Kërkoji Atit Qiellor të të ndihmojë që ta dish se për çfarë duhet të punosh pikërisht tani.

Mund të gjesh ide shtesë te ChildrenandYouth.ChurchofJesusChrist.org dhe te programi kompjuterik Gospel Living [Të Jetuarit e Ungjillit].

Shpirtërore

Pamja
i ri duke lexuar shkrimet e shenjta
  • Lutu me sinqeritet.

  • Studioji shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të gjallë.

  • Kërko mundësi për ta shpërndarë ungjillin.

  • Zbuloji dhe zhvilloji dhuratat e tua shpirtërore.

  • Përgatitu për bekimin tënd patriarkal.

  • Merre dhe mbaje me denjësi një rekomandim tempulli.

  • Puno për historinë tënde familjare dhe shërbe në tempull.

  • Shpreh mirënjohje çdo ditë.

  • Zbatoje një urdhërim më plotësisht.

  • Studioje jetën e Krishtit.

  • Merre me denjësi sakramentin çdo javë.

  • Merr pjesë në seminar.

Shoqërore

Pamja
e re duke përshëndetur një të rritur
  • Kushtoju më shumë vëmendje nevojave të të tjerëve.

  • Mëso të dëgjosh mirë dhe t’i shprehësh qartë idetë.

  • Duaji dhe shërbeju njerëzve që ke përreth.

  • Kalo kohë me familjen.

  • Përgatitu që të bëhesh bashkëshort/e dhe prind.

  • Zhvillo elasticitet – aftësinë për t’u përshtatur e për të duruar kur gjërat bëhen të vështira.

  • Përfshihu në veprimtari shkollore ose të komunitetit.

  • Gjej mënyra për t’u kujdesur për të varfrit.

  • Mëso të kërkosh falje. Mëso të falësh.

  • Fol dhe vepro me dashamirësi dhe shmangi thashethemet.

Fizike

Pamja
e re duke i dhënë biçikletës
  • Përmirësoje shëndetin dhe forcën tënde fizike.

  • Mëso ose përmirësohu në një aftësi fizike, të tillë si një sport, lloj vallëzimi ose veprimtari në natyrë.

  • Mëso ose përmirësohu në një aftësi artistike ose artizanale.

  • Zotëroji dëshirat fizike në një mënyrë të shëndetshme.

  • Mëso mënyra për ta mbrojtur veten nga keqtrajtimi dhe kërko ndihmë nëse të nevojitet.

  • Shmange pornografinë.

  • Gjej mënyra të shëndetshme për t’i zotëruar emocionet dhe stresin.

  • Mëso të kujdesesh për fëmijët.

  • Ushtrohu që të kesh një higjienë të mirë.

  • Mëso të përdorësh veglat bazë për kopshtarinë dhe shtëpinë.

  • Mëso aftësi të ndihmës së parë dhe të mbijetesës në natyrë.

  • Përdor gjuhë të përshtatshme dhe mos thuaj fjalë të ndyra.

Intelektuale

Pamja
i ri duke studiuar
  • Përmirësoji aftësitë e tua në lexim dhe shkrim.

  • Zhvillo aftësi të mira studimi.

  • Zbulo se çfarë ke nevojë të bësh që të gjesh një vend të mirë pune dhe fillo të punosh drejt atij synimi.

  • Mëso më shumë rreth diçkaje që të intereson.

  • Bisedo me njerëz që i admiron për të zbuluar se si i zhvilluan ata aftësitë që ti dëshiron të fitosh.

  • Mëso si t’i administrosh paratë me urtësi.

  • Studioje në thellësi një temë të ungjillit.

  • Mëso aftësi bazë për një vend pune që mund t’i përdorësh tani dhe më vonë.

  • Frekuento ngjarje kulturore.

  • Mëso një gjuhë të huaj.

  • Bëhu më i/e mbështetur te vetja.

  • Mësoji dhe ushtroji parimet e disiplinës vetjake.