Children and Youth
Ti Mund ta Ndjekësh Shpëtimtarin


“Ti Mund ta Ndjekësh Shpëtimtarin”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë (2019)

“Ti Mund ta Ndjekësh Shpëtimtarin”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë

Ti Mund ta Ndjekësh Shpëtimtarin

Ati Qiellor dëshiron që fëmijët e Tij të mësojnë dhe të rriten. Ai dërgoi Birin e Tij, Jezu Krishtin, për të qenë shembulli i përkryer për të gjithë ne në çdo mënyrë.

Shpirtërore

Jezusi u rrit në “hir përpara Perëndisë”. Ti mund të rritesh shpirtërisht duke e treguar dashurinë tënde për Perëndinë dhe gatishmërinë tënde për ta jetuar ungjillin.

Shoqërore

Jezusi u rrit në “hir përpara … njerëzve”. Ti mund të rritesh nga ana shoqërore duke u treguar dashuri të gjithë njerëzve.

Fizike

Jezusi u rrit në “shtat”. Ti mund të mësosh të punosh e të kujdesesh për trupin tënd, për shëndetin tënd mendor dhe për krijimet e Perëndisë.

Intelektuale

Jezusi u rrit në “dituri”. Ti mund të studiosh në shkollë, të mësosh aftësi të reja dhe t’i përmirësosh talentet e tua.