Children and Youth
Një Model për Rritje


“Një Model për Rritje”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë (2019)

“Një Model për Rritje”, Zhvillimi Vetjak: Libër Udhëzues për Rininë

Një Model për Rritje

Rritja është një pjesë e rëndësishme e planit të Atit Qiellor. Për të të ndihmuar, Ati Qiellor të jep udhërrëfim nga Fryma e Shenjtë, shkrimet e shenjta dhe profetët e gjallë. Ti do të mësosh nga përvojat e tua, veçanërisht kur të mbështetesh te Jezu Krishti dhe te Shlyerja e Tij. Ja tek është një model për të të ndihmuar ta jetosh ungjillin në të gjitha fushat e jetës sate.

Zbulo se për çfarë duhet të punosh.

Pamja
të rinj dhe e re duke u lutur e duke kërkuar

Planifiko se si do ta bësh këtë.

Pamja
i ri dhe të reja me hartë

Vepro sipas planit tënd me besim.

Pamja
i ri dhe e re duke kryer shërbim

Reflekto mbi atë që ke mësuar.

Pamja
i ri dhe të reja duke reflektuar

Zbulo

Nevojat, Dhuntitë dhe Talentet e Tua

Pamja
njerëz duke bërë veprimtari

Ati Qiellor të ka dhënë dhunti, talente dhe aftësi. Ai dëshiron që t’i zbulosh dhe t’i zhvillosh ato për ta bërë veten, njerëzit e tjerë madje edhe botën më të mirë. Si mund të përmirësohesh e të rritesh?

Përpiqu të bësh pyetje si:

  • Çfarë ndiej se duhet të mësoj ose të ndryshoj në jetën time?

  • Çfarë talentesh ose aftësish dua të fitoj?

  • Çfarë zakonesh shpirtërore kam nevojë të zhvilloj ose përmirësoj?

  • Si mund t’i mbaj besëlidhjet që bëra kur u pagëzova?

  • Kujt mund t’i shërbej?

Ati Qiellor do t’iu përgjigjet këtyre pyetjeve kur mbështetesh tek Ai. Lutu. Hulumtoji shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të gjallë. Lexoje bekimin tënd patriarkal, nëse e ke një të tillë. Mëso t’i dallosh ndjenjat dhe mendimet nga Fryma e Shenjtë. Ai do të të ndihmojë ta dish atë që është më e rëndësishmja për ty pikërisht tani. Nëse nuk je i/e sigurt se çfarë të bësh, shih faqet 58–63.

Planifiko

Që të Përmirësohesh

Pamja
njerëz në qytet

Pasi të kesh vendosur se për çfarë do të punosh, bëj një plan për mënyrën se si mund ta kryesh. Plani yt mund të përfshijë hapa ose veprime të caktuara ose mund të përfshijë mënyra për të zhvilluar një zakon ose cilësi vetjake.

Përpiqu të bësh pyetje si:

  • Përse është e rëndësishme kjo për mua?

  • Si do të më ndihmojë kjo që të bëhem më shumë si Jezu Krishti?

  • Çfarë veprimesh mund të ndërmarr për ta bërë këtë?

  • A mund t’i ndaj këto veprime në hapa më të vegjël?

  • Çfarë planesh mund të bëj tani për t’i mposhtur sfidat me të cilat mund të përballem?

Lutu për planin tënd dhe kushtoju vëmendje ndjenjave dhe ideve që të vijnë . Mund të kërkosh ndihmë nga Fryma e Shenjtë, familja jote dhe udhëheqësit e tu.

Vepro

Që të Rritesh në Besim

Pamja
njerëz duke bërë veprimtari

Ndiqe planin tënd! Bëj gjëra që të të kujtojnë për të të ndihmuar ta ruash përqendrimin. Mund të bësh një shënim, të vendosësh një zile alarmi ose t’i kërkosh dikujt të punojë me ty. Ndonjëherë do të jetë e vështirë të punosh për planin tënd. Ndonjëherë do të dështosh. Nuk ka problem. Të mësosh se çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon të ndihmon të rritesh.

Nëse bllokohesh, përpiqu të bësh pyetje si:

  • Çfarë ka funksionuar? Përse?

  • Çfarë nuk ka funksionuar? Pse jo?

  • Çfarë mund të provoj tjetër?

  • Ku mund të gjej ide të tjera?

  • A mund ta ndaj synimin tim në hapa ose veprime më të vogla?

  • Si mund të mësoj nga pengesat?

Për ta bërë diçka mirë duhet ushtrim dhe durim. Kërkoju ndihmë familjarëve, shokëve e shoqeve ose udhëheqësve. Shpëtimtari të njeh ty dhe sfidat me të cilat përballesh. Ai mund të të ndihmojë të bësh gjëra të vështira. Lutu për ndihmë dhe drejtim.

Reflekto

Mbi Atë që Mësove

Pamja
njerëz duke ngjitur shkallë

Përsiati synimet dhe planet e tua ndërkohë që po punon për to, si dhe kur të mbarosh. Si po ndihesh? Çfarë ke mësuar? Shkrimi i mendimeve dhe i përshtypjeve mund të të ndihmojë më vonë.

Përpiqu të bësh pyetje si:

  • Si jam rritur?

  • Si mund t’i përdor ato që kam mësuar, për t’u shërbyer të tjerëve?

  • Si më kanë ndihmuar veprimet e mia për t’u bërë më i/e afërt me Shpëtimtarin?

  • Si mund të vazhdoj të rritem në këtë fushë?

Kur të mbarosh së punuari për një synim ose plan, falënderoje Atin Qiellor dhe ata që të ndihmuan. Reflekto mbi rolin e Shpëtimtarit në jetën tënde kur të marrësh sakramentin. Mendo dhe lutu rreth asaj me të cilën mund të punosh në vijim.