“Përgatitja për në Tempull: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Përgatitja për në Tempull: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Përgatitja për në Tempull
Përgatitja për në Tempull
Vështrim i Përgjithshëm
Tempulli është një vend i shenjtë i përkushtuar dhe i veçuar nga bota për të na ndihmuar të afrohemi më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Qendra e adhurimit tonë në tempull mund të gjendet në atë që është shkruar në secilin tempull: “Shtëpia e Zotit”. Ndërsa përgatitemi dhe jemi të denjë për të hyrë në tempull, ne bëjmë besëlidhje me Atin Qiellor. Ne gjithashtu kemi mundësinë t’i bashkohemi Shpëtimtarit në punën e Tij si “çlirimtarë” (shihni tek Abdia 1:21) ndërsa përfshihemi në punën për historinë familjare.
Sugjerim për ritmin mësimor: Këto mësime mund të jepen në çdo moment të vitit shkollor ose gjatë çdo jave sipas ritmit mësimor të materialit Eja, Më Ndiq. Më poshtë renditen disa mundësi për mësime të veçanta.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Jezu Krishti Është në Qendër të të Gjithë Adhurimit në Tempull
Sugjerim për ritmin mësimor: Ndërsa ky mësim bazohet në atë që Zoti i premtoi popullit të besëlidhjes së Tij ndërsa ata ndërtojnë një shtëpi për Të, mund të merrni parasysh ta jepni mësim afër “Mësimit 52: Eksodi 25; 35–40”; “Mësimit 79: 1 Mbretërve 6–9”; ose “Mësimit 155: Hagai”.
Qëllimi i mësimit: Ndihmojini nxënësit të ndiejnë një dëshirë më të madhe për të qenë më pranë Jezu Krishtit në shtëpinë e Tij.
-
Përgatitja e nxënësve: Për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për këtë mësim, ftojini të përsiatin për bekimet që ata, ose të tjerë që ata i njohin, i kanë marrë duke frekuentuar tempullin.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një gomë biçiklete, ose send tjetër me një qendër të dallueshme; një shkallë për vetëvlerësimin e nxënësve; figura të tabernakullit të Dhiatës së Vjetër dhe tempullit të Salomonit
-
Materiale filmike: “A Symbol of Jesus Christ” [“Një Simbol i Jezu Krishtit”] (1:11)
Ligji i Bindjes dhe i Sakrificës
Sugjerim për ritmin mësimor: Ky mësim përdor vargjet tek Abraham 3:24–25 për të dhënë mësim rreth ligjit të bindjes dhe te Moisiu 5:4–9 për të dhënë mësim rreth ligjit të sakrificës. Merreni parasysh ta jepni këtë mësim afër “Mësimit 3: Abraham 3” ose “Mësimit 12: Moisiu 4:5–32; 5:1–15, Pjesa 2”.
Qëllimi i mësimit: Ndihmojini nxënësit të kuptojnë ligjet e bindjes dhe të sakrificës që ne besëlidhim t’i zbatojmë në ordinancë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë rreth kësaj pyetjeje përpara se të vijnë në orën mësimore: Si do ta bekojë jetën time bërja e besëlidhjeve shtesë me Atin Qiellor?
-
Sende për t’u sjellë: Tre rripa llastiku stërvitjeje për mësimin me sende
-
Materiale filmike: “Stronger and Closer Connection to God Through Multiple Covenants” [“Lidhje më e Fortë dhe më e Ngushtë me Perëndinë Nëpërmjet Besëlidhjeve të Shumta”] (28:13) nga kodi kohor 4:13 deri në 5:44
-
Fletushkë: “Ligji i Bindjes dhe i Sakrificës”
Përgatitja për të Hyrë në Tempull Denjësisht
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi denjësinë e tyre për të hyrë në tempullin e shenjtë të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.
-
Përgatitja e nxënësve: Për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për të mësuar më shumë rreth standardeve që ka vendosur Zoti për të hyrë në tempull, ftojini ata të lexojnë pyetjet për rekomandimin e tempullit që gjenden në shtojcën e materialit Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve [2022]. Ftojini ata të vijnë në orën mësimore me çdo pyetje që mund të kenë rreth këtyre standardeve.
-
Sende për t’u sjellë: Kopje të materialit Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve që nxënësit të shqyrtojnë pyetjet për rekomandim tempulli
-
Fletushkë: “Pyetjet për Rekomandim Tempulli”
-
Materiale filmike: “Pikësynimi i Perëndisë Është t’ju Çojë në Shtëpi” (11:34) nga kodi kohor 2:15 deri në 3:01
Pjesëmarrja në Punën në Tempull dhe për Historinë Familjare
Sugjerim për ritmin mësimor: Ky mësim përdor vargje nga Abdia për të dhënë mësim rreth punës në tempull dhe për historinë familjare. Merreni parasysh ta jepni këtë mësim afër bllokut të Amosit, Abdias dhe Jonës në materialin Eja, Më Ndiq.
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të vendosin një synim për t’u bërë më shumë si Shpëtimtari duke marrë pjesë në punën në tempull dhe për historinë familjare.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë diçka që lidhet me punën në tempull dhe për historinë familjare, të tillë si pikat vijuese:
Krijo një llogari në FamilySearch.org.
Shpenzo disa minuta duke eksploruar informacionin rreth familjes sate në FamilySearch.org.
Gjej një emër të një prej paraardhësve të tu që ka ende nevojë që për të të kryhen ordinanca në tempull.
Kërkoji një prindi ose gjyshi të tregojë diçka rreth jetës së tij ose rreth një paraardhësi.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Figurë e pionierëve me karroca dore të kompanive Martini ose Uilli në nevojë të skajshme, figurë që paraqet paraardhësit, figurë e një mali dhe një tempulli
-
Materiale filmike: “Më Shumë se Një Hero” (10:12) nga kodi kohor 0:54 deri në 1:30
-
Fletushkë: “Katër Mënyra për të Marrë Pjesë në Punën në Tempull dhe për Historinë Familjare”