“Përgatitja për të Hyrë në Tempull me Denjësi: Rekomandimi i Tempullit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Përgatitja për të Hyrë në Tempull me Denjësi: Rekomandimi i Tempullit”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Përgatitja për në Tempull: Mësimi 203
Përgatitja për të Hyrë në Tempull me Denjësi
Rekomandimi i Tempullit
Vitet e fundit Zoti ka përshpejtuar ndërtimin e tempujve në të gjithë botën. Tani më shumë se kurrë, anëtarët e Kishës së Tij kanë mundësi më të mëdha për të hyrë në shtëpinë e Tij të shenjtë kur të jenë të gatshëm dhe të denjë për ta bërë këtë. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi denjësinë e tyre për të hyrë në tempullin e shenjtë të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.
Përgatitja e nxënësve: Për t’i ndihmuar nxënësit të përgatiten për të mësuar më shumë rreth standardeve që ka vendosur Zoti për të hyrë në tempull, ftojini ata të lexojnë pyetjet për rekomandimin e tempullit që gjenden në shtojcën e materialit Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve [2022]. Ftojini ata të vijnë në orën mësimore me çdo pyetje që mund të kenë rreth këtyre standardeve.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
I Rekomanduar te Zoti
Për t’i ndihmuar nxënësit të marrin parasysh standardet e Zotit për të hyrë në shtëpinë e Tij, mund t’i ftoni ata të mendojnë për përgjigjen e tyre për një ose më shumë nga situatat vijuese:
-
Cilin do të rekomandonit që:
-
Të bënte një gjuajtje të rëndësishme të topit në futboll? Pse?
-
T’ju ndihmonte të studionit për një provim të ardhshëm? Pse?
-
Të këndonte vetëm? Pse?
-
T’ju jepte udhëzime? Pse?
-
Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi një përvojë që pati gjatë vizitës te vjehrri kur ai ishte në fund të jetës. Ndërsa Plaku Rasband erdhi për vizitë, peshkopi i vjehrrit të tij po largohej. Ai tregoi atë që vijoi më pas:
“Ia përmenda edhe Blejnit [vjehrrit të tij]: ‘A nuk ishte gjë e bukur nga ana e peshkopit që erdhi për vizitë?’
Blejni më vështroi dhe m’u përgjigj: ‘Ishte shumë më tepër se aq. I kërkova peshkopit të vinte, sepse doja që të bëja intervistën për rekomandimin tim të tempullit. Dua që të shkoj i rekomanduar te Zoti.’ Dhe ai shkoi!” (“I Rekomanduar te Zoti”, Liahona, nëntor 2020, f. 23)
-
Si mendon, çfarë do të thotë të jesh “i rekomanduar te Zoti”?
Nëse nxënësit nuk e përmendin, ju mund të tregoni se, si pjesë të planit të dashur të Atit Qiellor për fëmijët e Tij, Ai dhe Shpëtimtari, Jezu Krishti, kanë vendosur standarde për të hyrë në tempull. Ndjekja e këtyre standardeve na rekomandon të hyjmë me denjësi në shtëpinë e Tyre.
Ndërsa studiojmë sot, kushtoju shumë vëmendje ndjenjave dhe mendimeve që mund të të vijnë në mendje dhe zemër nëpërmjet Frymës së Shenjtë (shih te Doktrina e Besëlidhje 8:2–3). Kjo është mënyra se si Fryma e Shenjtë mund të të ndihmojë ta dallosh atë që po bën mirë dhe mënyrat se si mund të përmirësohesh në përpjekjet e tua për të ndjekur standardet e Tyre për të hyrë me denjësi në shtëpinë e Tyre.
Hyrja në tempull për të adhuruar Zotin
Thënia vijuese dhe referencat e shkrimeve të shenjta mund t’i ndihmojnë nxënësit të shohin se Zoti ka vendosur standarde për të hyrë në shtëpinë e Tij të shenjtë. Merreni parasysh t’i organizoni nxënësit në grupe me nga tre veta dhe t’i caktoni secilit anëtar të grupit të lexojë një nga referencat e shkrimeve të shenjta.
Lexoje thënien vijuese nga Plaku Ronald A. Rasband, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe shkrimet e shenjta të renditura më poshtë, duke kërkuar se çfarë mund të mësosh rreth hyrjes në shtëpinë e Zotit:
“Tempulli është shtëpia e Zotit dhe një shenjtërore për t’u larguar nga bota. Shpirti i Tij i pushton të gjithë ata që adhurojnë brenda atyre mureve të shenjta. Ai vendos standardet me anë të të cilave ne hyjmë si të ftuarit e Tij.” (“I Rekomanduar te Zoti”, Liahona, nëntor 2020, f. 23)
Psalmeve 24:3–4 (“mali… [i] Zotit” mund të përfaqësojë tempullin)
Jeremia 7:1–3 (Jeremia ishte profeti gjatë një kohe ligësie në Judë.)
Ezekiel 44:4–5, 9 (“ki kujdes” në vargun 5 mund të nënkuptojë “t’i kushtosh vëmendje”; “i parrethprerë nga zemra” në vargun 9 mund të nënkuptojë të mos e veçosh veten nga mëkati dhe bota)
-
Çfarë të vërtetash për të hyrë në shtëpinë e Zotit mund të mësojmë nga thënia e Plakut Rasband dhe këto fragmente të shkrimit të shenjtë?
Nxënësit mund të përcaktojnë një sërë të vërtetash, të tilla si:
Zoti vendos standardet e denjësisë për të hyrë në shtëpinë e Tij.
Zoti i ka udhëzuar udhëheqësit e priftërisë të sigurohen që ne të hyjmë me denjësi në shtëpinë e Tij.
Nëse dëshironi, mund të shpjegoni se ndërsa të gjithë janë të ftuar të përgatiten për të shkuar në tempull, ne duhet të përmbushim standardin e denjësisë që ka Zoti për të hyrë në shtëpinë e Tij.
-
Në ç’mënyrë janë standardet e Zotit për të hyrë në tempullin e Tij prova të dashurisë dhe dëshirave të Tij ndaj nesh?
Ndërsa nxënësit i përgjigjen pyetjes së mëparshme, ndihmojini ata të kuptojnë se, të jetuarit sipas standardeve të Zotit, na ndihmon të bëhemi si Ai, na mundëson të shohim se çfarë po bëjmë mirë në përpjekjet tona për të ardhur tek Ai dhe na bekon me Shpirtin dhe paqen e Tij.
Pyetjet për rekomandimin e tempullit
Për t’i ndihmuar nxënësit të vlerësojnë atë që dinë për kërkesat e Zotit për të hyrë në shtëpinë e Tij, ftojini nxënësit të rishikojnë pyetjet e rekomandimit të tempullit në shtojcën e materialit Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve [2022] në Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Përndryshe, mund të shpërndani kopje fizike të udhëzuesit, faqet 36–37 nga udhëzuesi Për Forcën e Rinisë ose t’i shkruani pyetjet direkt në tabelë.
Kthehu te pyetjet për rekomandimin e tempullit që gjenden te shtojca e materialit Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve [2022] dhe bëj sa vijon:
-
Lexoji pyetjet për rekomandimin e tempullit dhe përsiat: 1) a e kupton se çfarë kërkojnë pyetjet dhe 2) në ç’mënyrë të jetuarit e këtyre standardeve mund të na përgatitë që të hyjmë në shtëpinë e shenjtë të Zotit.
-
Përzgjidh një nga pyetjet për të cilat do të doje të dije më shumë.
Shpërndajini një kopje të fletushkës me titull “Pyetjet për Rekomandim Tempulli” secilit nxënës. Ftojini ata të shkruajnë pyetjen që përcaktuan te kutia në krye të fletushkës. Nxënësit më pas mund të plotësojnë pjesën tjetër të fletushkës. Ndihma shtesë për të kuptuar disa nga pyetjet, gjendet te pjesa Burime Shtesë e këtij mësimi te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].
Jepuni nxënësve një mundësi për të treguar idetë që kanë marrë nga Fryma e Shenjtë gjatë studimit të tyre. Mund ta bëni këtë duke i organizuar ata në grupe të vogla dhe duke e ftuar secilin person të tregojë diçka që ka mësuar nga studimi i vet. Ata mund të shpjegojnë se si i ndihmon ajo që gjetën, të kuptojnë standardet e Zotit për të hyrë në shtëpinë e Tij. Inkurajojini nxënësit të shënojnë këndvështrimet që mësojnë nga shokët e tyre të klasës, në pjesën e pasme të fletushkës së tyre.
-
Si mund të na ndihmojë të jetuarit sipas standardeve të Zotit për të hyrë në shtëpinë e Tij, që të bëhemi më shumë si Ai?
-
Në ç’mënyrë janë këto standarde provë e dashurisë së Tij?
Reflektimi vetjak
Ndërsa nxënësit reflektojnë mbi denjësinë e tyre për të hyrë në tempull, merreni parasysh se si mund të ndihen nxënësit tuaj. Cilat mund të jenë disa nga shqetësimet e tyre? Si mund të përgatiteni për t’i ndihmuar ata ta ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor dhe sigurinë e Shpëtimtarit se, nëpërmjet Tij, ata mund të jenë të denjë? Leximi i thënies vijuese është një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit të ndiejnë shpresë se ata mund të hyjnë me denjësi në shtëpinë e Zotit me ndihmën e Shpëtimtarit.
Plaku Patrik Kirën, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se si Ati ynë Qiellor dëshiron që fëmijët e Tij të hyjnë në mbretërinë e Tij. Merr parasysh se si ajo që ai tregon, mund të gjejë zbatim edhe për dëshirën e Tij që fëmijët e Tij të hyjnë në shtëpinë e Tij të shenjtë.
“Miqtë e mi, bashkëdishepujt e mi në udhën e jetës në vdekshmëri, plani i bukur i Atit tonë, madje plani i Tij ‘i mahnitshëm’, është hartuar për t’ju çuar në shtëpi, jo për t’ju lënë jashtë. Askush nuk ka ngritur një postbllok dhe askush nuk ka vendosur dikë atje që t’ju kthejë nga ana tjetër dhe t’ju dëbojë. Në fakt, është krejt e kundërta. Perëndia është duke ju kërkuar pareshtur. Ai ‘dëshiron që të gjithë fëmijët e Tij të zgjedhin që të kthehen tek Ai’ dhe Ai merr çdo masë të mundshme për t’ju kthyer.” (“Pikësynimi i Perëndisë Është t’ju Çojë në Shtëpi”, Liahona, maj 2024, f. 87) (kodi kohor 2:16 deri në 3:01)
Sigurohuni që nxënësit të kenë kohë të mjaftueshme për të bërë reflektimin vijues.
Reflekto mbi denjësinë tënde vetjake për të hyrë në shtëpinë e Zotit. Një mënyrë se si mund ta bësh këtë, është të lexosh sërish pyetjet e rekomandimit të tempullit dhe t’i përgjigjesh në heshtje secilës prej tyre për veten tënde. Në ditarin e studimit ose në pjesën e pasme të fletushkës sate, përgjigju për pyetjen vijuese:
-
Çfarë mendon se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti dëshirojnë që ti të dish, të ndiesh ose të bësh?
Inkurajojini nxënësit në përpjekjet e tyre për t’u bërë [si Ai] ose për të qëndruar të denjë për të hyrë në tempull dhe për gatishmërinë e Shpëtimtarit për të na ndihmuar që të përgatitemi për të hyrë në shtëpinë e Tij.