Seminari
Ushtrimi 10 i Zotërimit Doktrinor: Zbatoji Parimet e Marrjes së Njohurisë Shpirtërore


“Ushtrimi 10 i Zotërimit Doktrinor: Zbatoji Parimet e Marrjes së Njohurisë Shpirtërore”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Ushtrimi 10 i Zotërimit Doktrinor: Zbatoji Parimet e Marrjes së Njohurisë Shpirtërore”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Mikea; Nahum; Habakuk; Sofonia: Mësimi 154

Ushtrimi 10 i Zotërimit Doktrinor

Zbatoji Parimet e Marrjes së Njohurisë Shpirtërore

Payson High School Seminary

Zotërimi doktrinor mund t’i ndihmojë nxënësit ta ndërtojnë jetën e tyre mbi themelin e Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të tregojnë fragmente të zotërimit doktrinor që janë kuptimplota në jetën e tyre dhe i ndihmojnë t’i mësojnë dhe t’i zbatojnë parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsëritin fragmentet e zotërimit doktrinor nga Dhiata e Vjetër që i kanë mësuar. Inkurajojini ata të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar një fragment që e ka thelluar dëshminë e tyre, kuptueshmërinë e ungjillit ose marrëdhënien me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Një listë e fragmenteve gjendet në fund të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022).

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përsëritja e zotërimit doktrinor: Trego

Për t’i përgatitur nxënësit të tregojnë shumë fragmente të zotërimit doktrinor që kanë ndikuar tek ata këtë vit, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i përgjigjen shpejt pyetjes vijuese me një partner për secilën prej situatave të renditura.

Cili është ushqimi yt i parapëlqyer në secilën prej situatave vijuese?

  • Gjëja e parë në mëngjes

  • Si ushqim i shpejtë për në darkë vonë

  • Në ditëlindjen tënde

  • Në një pasdite të nxehtë

  • Në një mbrëmje të ftohtë

Ashtu si ushqimi yt i parapëlqyer mund të ndryshojë në bazë të rrethanave të ndryshme, fragmentet e tua të parapëlqyera të shkrimit të shenjtë mund të ndryshojnë gjithashtu në bazë të nevojave dhe situatave të ndryshme.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i përsiatin përgjigjet e tyre për pyetjen vijuese për secilën prej situatave të përshkruara më poshtë. Ju mund të ndaloni pasi të tregoni çdo situatë në mënyrë që nxënësit të mund të shqyrtojnë listën e fragmenteve të zotërimit doktrinor nga Dhiata e Vjetër në fund të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023). Më pas, ftojini nxënësit t’ia tregojnë fragmentet që zgjodhën dhe arsyen përse një partneri ose grupi të vogël.

Sigurohuni që të lini kohë të mjaftueshme në orën mësimore për pjesën “Mësoji dhe zbatoji parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore”.

Cili është fragmenti yt i parapëlqyer i zotërimit doktrinor nga Dhiata e Vjetër për secilën nga sa vijon? Përse?

  • Për të mësuar rreth Jezu Krishtit dhe misionit të Tij

  • Për të shpjeguar nevojën tonë për profetë

  • Për të kuptuar planin e shpëtimit

Mësoji dhe zbatoji parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore

Për veprimtarinë vijuese, mund të ndihmojë t’i vendosni nxënësit në grupe me nga tre veta, ku çdo pjesëtar i grupit përqendrohet në një parim të ndryshëm të marrjes së njohurisë shpirtërore. Jepuni nxënësve kohë për t’i shqyrtuar shkurtimisht paragrafët te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor që i korrespondojnë parimit të tyre. (Idetë për veprimtaritë e përsëritjes përfshihen te “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor” në shtojcën e këtij manuali.)

Kur nxënësit ta mbarojnë përsëritjen, jepini secilit grup një fletë letre. Ftojini ata t’i përdorin tre hapat e mëposhtëm për të shkruar një skenar real ku zbatimi i parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore do të ishte i rëndësishëm. Nëse grupet kanë nevojë për pak më shumë udhërrëfim, mund t’i drejtoni që t’i krijojnë skenarët e tyre nisur nga një adoleshent/e që ka pyetje ose shqetësime rreth njërës prej temave vijuese:

  • Vërtetësia e Librit të Mormonit

  • Nevoja për një Kishë të rivendosur të Jezu Krishtit mbi tokë

  • Këshilla e kohëve të fundit nga profeti

Nëse është e dobishme, ka skenarë të sugjeruar në pjesën “Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit” të këtij mësimi që gjendet në ChurchofJesusChrist.org.

Përdori hapat vijues për të krijuar dhe diskutuar një skenar real ku një adoleshent/e mund t’i përdorë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për të ndihmuar me pyetjet ose shqetësimet.

  1. Shkruaj emrin dhe moshën e personit dhe një sfidë besimi reale me të cilën po përballet.

  2. Rendit një ose dy pyetje ose shqetësime që ka si rezultat i sfidës së tij.

  3. Diskutoje pyetjen vijuese me grupin tënd, por mos i shkruaj përgjigjet e tua në letrën tënde. Sigurohu që secili pjesëtar i grupit të ketë mundësinë të tregojë pikëpamjet e tij.

  4. Si mund ta ndihmojë çdo parim i marrjes së njohurisë shpirtërore këtë person në situatën e tij?

    Jepuni grupeve shumë kohë për të diskutuar pyetjen e mëparshme. Nëse dëshironi mund të ecni nëpër dhomë dhe të bashkoheni shkurtimisht me grupe të ndryshme për të mësuar nga ajo që ata po i tregojnë njëri-tjetrit.

    Nëse mendoni se do të ndihmojë t’u jepni grupeve pyetje më specifike për t’i diskutuar, mund të jepni disa ose të gjitha vijueset.

  5. Çfarë di ti rreth Atit Qiellor dhe planit të Tij për fëmijët e Tij që mund ta ndihmojë këtë person të fitojë një këndvështrim të përjetshëm?

  6. Si mund të ndikojnë zgjedhjet e tyre në këtë situatë në marrëdhënien e tyre afatgjatë me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  7. Çfarë shkrimesh të shenjta ose thëniesh nga udhëheqësit e Kishës do të rekomandoje që ata t’i studiojnë?

Nëse e lejon koha, kur grupet të mbarojnë së foluri, ftojini ata t’i shkëmbejnë skenarët me një grup tjetër dhe ta diskutojnë pyetjen (ose pyetjet) duke përdorur skenarin e grupit tjetër.

Zbatimi në planin vetjak

Ky është mësimi i fundit i ushtrimit të zotërimit doktrinor të vitit të Dhiatës së Vjetër. Dijenia për këtë mund t’i ndihmojë nxënësit të përsiatin dhe të shkruajnë në ditarët e tyre të studimit një situatë në jetën e tyre ku ata mund të përdorin parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Ju mund të tregoni një shembull të shkurtër nga jeta juaj ku parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore ju kanë bekuar.

Mund ta përmbyllni orën mësimore duke i ftuar nxënësit të plotësojnë një ose më shumë nga nxitjet vijuese rreth situatës për të cilën shkruan në ditarët e tyre të studimit. Inkurajojini ata të kërkojnë mbresa nga Fryma e Shenjtë që mund t’i ndihmojë ata t’i zbatojnë këto parime në jetën e tyre.

  • Një mënyrë se si mund të veproj me besim te Jezu Krishti është …

  • Të vërtetat që mund të mbaj mend rreth Atit Qiellor, Jezu Krishtit dhe planit të Tyre që mund të më ndihmojnë janë …

  • Burimet ku mund të drejtohem që do ta forcojnë besimin tim te Shpëtimtari dhe te mësimet e Tij janë …

Inkurajojini nxënësit t’i zbatojnë qëllimisht këto parime në jetën e tyre dhe të veprojnë sipas mbresave që marrin.