Seminari
Hagai 1–2; Zakaria 1–4; 10–14: Vështrim i Përgjithshëm


“Hagai 1–2; Zakaria 1–4; 10–14: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Hagai 1–2; Zakaria 1–4; 10–14: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Hagai 1–2; Zakaria 1–4; 10–14

Hagai 1–2; Zakaria 1–4; 10–14

Vështrim i Përgjithshëm

Profetët Hagai dhe Zakaria u profetizuan judenjve që ishin kthyer në Jerusalem për të ndihmuar të rindërtohej tempulli. Judenjtë u përballën me kundërshti ndaj ndërtimit të tempullit dhe e kishin ndaluar punën në të. Hagai i ftoi njerëzit të merrnin parasysh rrugët e tyre dhe ta bënin ndërtimin e tempullit një përparësi. Ai dha premtime nga Zoti nëse ata do ta bënin këtë. Zakaria dha ftesën e Zotit për t’u penduar dhe për t’u kthyer tek Ai. Edhe Zakaria profetizoi për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit. Ai përshkroi luftën e madhe e të fundit në Jerusalem dhe mënyrën se si Mesia do të vinte për të çliruar popullin e Tij të besëlidhjes.

ikona e seminaritNdihmojini nxënësit t’i dallojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit në jetën e tyre. Nxënësit nevojitet të bëjnë më shumë sesa thjesht të dinë rreth dashurisë, fuqisë dhe mëshirës së Jezu Krishtit; ata kanë nevojë ta përjetojnë vetë atë. Për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si mund ta bëni këtë, shihni pjesën “Ndihmojini Nxënësit ta Dallojnë Dashurinë, Fuqinë dhe Mëshirën e Zotit në Jetën e Tyre” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 8). Për një shembull të mënyrës se si mund t’i ndihmoni nxënësit ta pranojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit, shihni Mësimin 157: “Zakaria 10–14”.

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju jep ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Hagai

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta vendosin Perëndinë të parin në jetën e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të gjërave që ata i bëjnë në një ditë të zakonshme. Nxënësit mund të emërtojnë gjërat që mendojnë se janë më të rëndësishme dhe të përsiatin arsyen përse i konsiderojnë ato gjëra të rëndësishme. Ata mund t’i sjellin listat e tyre në klasë.

  • Sende: Kavanoz i tejdukshëm, gurë dhe rërë; një shenjues që nuk fshihet për të shkruar mbi gurë

  • Materiale filmike: “Dëshira e Sinqertë e Shpirtit” (3:28); “Rivishu me Forcën Tënde, o Sion” (13:56) nga kodi kohor 11:27 deri në 12:06

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Thënia nga Plaku Bednar

  • Figurë: Një vizatim i një kavanozi me rërë në anë

Zakaria 1–8

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë mënyrat se si mund të drejtohen te Zoti.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin atë që do t’i thoshin një shoku që ndihet shumë larg nga dashuria e Zotit. Nxënësit mund të përgatiten t’ia japin këshillën e tyre klasës. Nxënësit mund të pyesin një shok të mirëbesuar ose prind se çfarë këshille do të jepte në këtë situatë.

  • Figurë: Një figurë e Shpëtimtarit

  • Fletushkë: “Ne Mund të Drejtohemi te Zoti Duke …

Zakaria 10–14

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndihen të sigurt se Shpëtimtari do të jetë me ta gjatë ngjarjeve që i paraprijnë Ardhjes së Dytë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë shënimin “Ardhja e Dytë e Jezu Krishtit” tek Tema dhe Pyetje (Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]). Inkurajojini ata të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të treguar atë që mësuan ose pyetjet që kanë.

  • Figurë: Një figurë e Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit

  • Fletushkë: “Çfarë do të Bëjë Shpëtimtari për …

  • Material filmik: “Come, O Thou King of Kings” [“Eja, Mbret i Mbret’ve”] (3:43)