Seminari
Zakaria 1–8: “Kthehuni Tek Unë”


“Zakaria 1–8: ‘Kthehuni Tek Unë’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Zakaria 1–8: ‘Kthehuni Tek Unë’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Hagai 1–2; Zakaria 1–4; 10–14: Mësimi 156

Zakaria 1–8

“Kthehuni Tek Unë”

A young man walks with the good shepherd, Jesus, away from the thorns that had held him bound.

Pas 50 vjetësh robëri në Babiloni dhe Persi, një mbetje e shtëpisë së Izraelit ishte kthyer fizikisht në tokën e saj të shenjtë, por shpirtërisht ishte ende larg nga Zoti. Nëpërmjet profetit Zakaria, Shpëtimtari e rinovoi ftesën e Tij, “kthehuni tek unë” (Zakaria 1:3), me premtimin se Ai do të “bano[nte] midis [popullit të Tij]” (Zakaria 2:10). Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i kuptojnë mënyrat se si mund të drejtohen te Zoti.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin atë që do t’i thoshin një shoku që ndihet shumë larg nga dashuria e Zotit. Nxënësit mund të përgatiten t’ia japin këshillën e tyre klasës. Nxënësit mund të pyesin një shok të mirëbesuar ose prind se çfarë këshille do të jepte në këtë situatë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përse disa njerëz largohen nga Jezu Krishti?

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke paraqitur një figurë të Shpëtimtarit afër një figure njeriu me një shigjetë të drejtuar për te ai prej së largu.

  • Cilat janë disa arsye përse adoleshentët mund të largohen nga Zoti?

Kujtojuni nxënësve se gjatë gjithë Dhiatës së Vjetër profetët shpallën ftesën e Shpëtimtarit për t’u drejtuar ose për t’u kthyer tek Ai pavarësisht arsyes përse ata u larguan (shihni te Ligji i Përtërirë 4:30–31; Nehemias 1:9). Ndonjëherë ne largohemi pa e kuptuar se po devijojmë nga udha.

Ftojini nxënësit të mendojnë nëse ata ose njerëzit që ata i duan mund të jenë duke u larguar nga Zoti. Mund t’i ftoni nxënësit të reflektojnë mbi vetëvlerësimin vijues.

Cila nga thëniet vijuese mendon se është e vërtetë për ty?

  • Unë dua t’i ndihmoj njerëzit që i kam për zemër që po largohen nga Zoti.

  • Nuk e kam menduar mirë se sa afër jam me Zotin.

  • Ndihem i/e tunduar të largohem nga Zoti.

  • Po bëj gjithçka që mundem për të qëndruar pranë Zotit dhe shpresoj të mund të qëndroj i/e fortë.

Ndërsa studion te Zakaria, kërko frymëzim nga Fryma e Shenjtë për të të ndihmuar në rrethanat e tua vetjake.

Të drejtuarit te Zoti

Pas 50 vjetësh robëri, shumë izraelitë u kthyen më në fund në Jerusalem dhe në zonën përreth. Ata e rindërtuan qytetin dhe filluan të rindërtonin tempullin e Zotit (shih tek Ezdras 5:1–2; 6:14). Por megjithëse ishin kthyer fizikisht në Jerusalem, shumë njerëz ishin ende larg nga Zoti shpirtërisht. Ai dërgoi profetin Zakaria për t’i ndihmuar njerëzit të drejtoheshin tek Ai në mënyrë që Ai të mund të “bano[nte] midis [tyre]” (Zakaria 2:10).

Lexo te Zakaria 1:1–3, duke kërkuar atë që Zoti e ftoi popullin e Tij të bënte.

Krijoni katër kolona në tabelë. Shkruajeni ose vini një nxënës ta shkruajë të vërtetën e paplotë vijuese në tabelë mbi kolonat: Ne drejtohemi te Zoti duke …

Mund t’i shkruani fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë në tabelë, një në secilën kolonë. Organizojini nxënësit në grupe me nga katër veta dhe ftojeni secilin pjesëtar të grupit të studiojë njërin nga fragmentet. Nxënësit mund ta plotësojnë më pas pohimin e të vërtetës duke përdorur fragmentin e tyre.

  1. Zakaria 1:4

  2. Zakaria 3:7 (“Unë do të të lejoj të hysh lirisht midis këtyre që rrinë këtu” mund t’i referohet të ndierit të pastër dhe të denjë në praninë e lajmëtarëve qiellorë.)

  3. Zakaria 7:9–10

  4. Zakaria 8:16–17 (shëno frazën “në portat tuaja jepni … paqe”)

Nxënësit mund të japin formulime të ndryshme, por ndihmojini ata të plotësojnë të vërtetën e theksuar me të zezë me thënie si:

… u larguar nga ligësia (Zakaria 1:4).

… ecur në rrugët e Zotit (Zakaria 3:7).

… i trajtuar të tjerët me mëshirë dhe dhembshuri (Zakaria 7:9–10).

… vepruar si paqebërës (Zakaria 8:16–17).

Merreni parasysh ta shkruani secilën frazë në tabelë në kolonat e duhura.

ikona e seminaritVeprimtaria vijuese mund të ndihmojë të thellohet kuptueshmëria e nxënësve për të vërtetat që ata i përcaktuan nga Zakaria. Jepini secilit grup kopje të fletushkës “Ne Mund të Drejtohemi te Zoti Duke …” Ftojini nxënësit të punojnë në dyshe ose në grupe të vogla për të plotësuar fletushkën. Përndryshe, mund t’u caktoni skenarë të ndryshëm dysheve të ndryshme dhe t’i vini ata të përgatiten për t’ua treguar dysheve që punuan me një skenar të ndryshëm.

Tregoje atë që ke mësuar

Ftojini grupet ta tregojnë atë që mësuan. Një mënyrë për ta bërë këtë është ta ftoni secilin grup t’i shkruajë përgjigjet e tij për nxitjen 2 ose 3 për një nga skenarët në kolonën e duhur në tabelë.

Kur nxënësit të mbarojnë së foluri, ndihmojini ata të reflektojnë mbi atë që kanë mësuar duke i ftuar ata të bëjnë sa vijon.

Në ditarin tënd të studimit, shkruaj një ose dy gjëra që ti mendon se të ndihmojnë të drejtohesh te Zoti. Ftoje plot lutje Atin tënd Qiellor të të ndihmojë me përpjekjet e tua.

Mund ta përmbyllni me dëshminë tuaj për dashurinë që kanë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për ne dhe ftesën e Tyre të dashur të vazhdueshme për t’u drejtuar tek Ata.