Seminari
Mikea: “Çfarë Tjetër Kërkon Zoti nga Ti?”


“Mikea: ‘Çfarë Tjetër Kërkon Zoti nga Ti?’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Mikea: ‘Çfarë Tjetër Kërkon Zoti nga Ti?’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Mikea; Nahum; Habakuk; Sofonia: Mësimi 152

Mikea

“Çfarë Tjetër Kërkon Zoti nga Ti?”

Jesus Christ hugging a child in the Americas.

Shumë prej nesh pyesim veten nëse përpjekjet tona të sinqerta i kënaqin me të vërtetë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Profeti Mikea pyeti veten se çfarë mund të bënte për ta kënaqur Zotin. Mikean e kishin mësuar të “zbato[nte] drejtësinë, të d[onte] mëshirën dhe të ec[te] përulësisht” me Të (Mikea 6:8). Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të bëjnë një plan për të zbatuar drejtësinë, për të dashur mëshirën dhe për të ecur përulësisht me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për disa pjesëtarë të familjes ose shokë, më pas të mendojnë për gjërat e veçanta që do të bënin për t’u bërë qejfin atyre njerëzve. Ata mund të vërejnë në ç’mënyrë mund të bëjnë gjëra të ndryshme për secilin person.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

T’u bësh qejfin njerëzve të ndryshëm

Nëse dëshironi, para orës mësimore mund ta shkruani pyetjen vijuese të paplotë në tabelë.

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke i ftuar nxënësit t’i përgjigjen shumë herë pyetjes, duke e plotësuar hapësirën bosh me njerëz të ndryshëm çdo herë (mami, babi, mësuesi, peshkopi, shoku). Nxënësit mund të flasin në dyshe ose në grupe të vogla. Më pas, mund të ftoni disa vullnetarë t’ia tregojnë klasës.

Nëse nevojitet si shembull, ju mund të tregoni disa prej përgjigjeve tuaja duke përdorur njerëz të ndryshëm në jetën tuaj.

  • Nëse dëshiron ta kënaqësh ______________, çfarë do të bëje?

  • Përse mund të sillemi ndryshe në varësi të personit të cilit po përpiqemi ta kënaqim?

Pasi nxënësit të japin disa përgjigje për pyetjet e mëparshme, shkruani Ati Qiellor dhe Jezu Krishti në hapësirën bosh në tabelë.

Përsiat për atë që mendon se e kënaq Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Mendo për gjërat që ti i bën aktualisht që mund t’i kënaqë Atë dhe gjërat që mund t’i bësh ndryshe. Në fund të mësimit, do të të bëjnë ftesë që të bësh një plan për të ndjekur ecurinë e mbresave që merr.

Çfarë mund të bëjmë për ta kënaqur Zotin?

Duke u folur njerëzve të Izraelit dhe Judës, Mikea profetizoi për gjykimet që do të vinin mbi ta për shkak të ligësisë së tyre. Mikea iu lut Izraelit të kujtonte bekimet e mëdha që kishte marrë nga Zoti dhe e ftoi atë të pendohej dhe të mblidhej tek Ai (shihni te Mikea 2–5).

Lexo te Mikea 6:4, duke kërkuar disa nga mënyrat se si Zoti e kishte treguar dashurinë e Tij për Izraelin.

Më pas, lexo te Mikea 7:7–8, 18–20, duke kërkuar atë që Mikea tha se do ta bënte Zoti për popullin e Tij të besëlidhjes.

  • Çfarë zbulove?

  • Si i kanë bërë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti këto gjëra për ty?

Mund t’i ftoni nxënësit t’i përgjigjen pyetjes së mëparshme në ditarët e studimit dhe më pas t’ia tregojnë atë që shkruan një partneri ose klasës.

Pasi nxënësit të shprehen, mund të vini në dukje se, kur ne i pranojmë gjërat e mëdha që Zoti i ka bërë për ne, është e natyrshme të pyesim veten se si mund t’i shërbejmë dhe ta kënaqim Atë. Shpjegoni se profeti Mikea pati vështirësi me pyetjen se çfarë mund të bëjmë për ta kënaqur Zotin.

ikona e seminarit Ftesa për të lexuar dhe pyetja më poshtë i ftojnë nxënësit të përcaktojnë një të vërtetë nga mesazhi i Mikeas. Ndihmesa ndaj nxënësve që të përcaktojnë të vërteta nga një fragment i shkrimit të shenjtë, mund të ndihmojë të bëhet më domethënës studimi i tyre i shkrimeve të shenjta. Studimi domethënës i shkrimeve të shenjta është një element i rëndësishëm i ndërtimit të besimit dhe i kthimit në besim te Jezu Krishti. (Për trajnim shtesë mbi bërjen e pyetjeve që i ndihmojnë nxënësit t’i përcaktojnë dhe t’i shprehin të vërtetat e kthimit në besim, shihni “Përqendrohuni tek të vërtetat që çojnë drejt kthimit në besim dhe ndërtojnë besimin te Jezu Krishti”, te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve.)

Ndonjëherë njerëzit kanë ide të pasakta rreth asaj që mund të bëjnë për ta kënaqur Zotin. Profeti Mikea na ndihmon ta kuptojmë më mirë dashurinë e Zotit.

Te Mikea 6:6–7, profeti përdor shembuj ekstremë për të demonstruar se si asnjë sasi pasurie e kësaj bote nuk mund ta kënaqë Zotin.

Lexo te Mikea 6:8, duke kërkuar atë që mund të bëjmë për ta kënaqur Zotin.

  • Si do ta përmblidhje atë që mësove rreth kënaqjes së Zotit?

Nxënësit mund të përdorin fjalët e tyre për të përcjellë të vërtetën që Zoti kënaqet kur ne përpiqemi të zbatojmë drejtësinë, të duam mëshirën dhe të ecim përulësisht me Të.

Çfarë kërkon Zoti?

Në fund të mësimit, ju do t’i ftoni nxënësit të bëjnë një plan për t’i përmirësuar përpjekjet e tyre për të kënaqur Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në mënyrat që përcaktuan te vargu 8.

ikona e seminarit Për t’i përgatitur nxënësit ta bëjnë këtë plan, merreni parasysh të përdorni fletushkën “Çfarë Kërkon Zoti?

Pasi nxënësit të studiojnë një ose më shumë pjesë të fletushkës me grupin, mund t’i ftoni ata të krijojnë një grafik me tri kolona në tabelë, të emërtuara Zbatoje Drejtësinë, Duaje Mëshirën dhe Ec Përulësisht. Pasi ta studiojnë fletushkën, nxënësit mund të shkruajnë në copa të vogla letre mënyrat se si një adoleshent/e mund ta kënaqë Zotin dhe t’i ngjitin ato në tabelë poshtë kolonës përkatëse. Në fund të veprimtarisë, nxënësit mund t’i lexojnë të gjitha letrat. Kjo mund t’i ndihmojë ata të përzgjedhin diçka që ndiejnë mbresën ta përmirësojnë.

Duke i treguar mirënjohje Zotit

Pasi nxënësit t’i kenë shqyrtuar sugjerimet e shokëve të tyre të klasës, paraqitni udhëzimet dhe nxitjet vijuese.

Sot, Fryma e Shenjtë mund të ketë frymëzuar një mendim në mendjen tënde ose një ndjenjë në zemrën tënde në lidhje me diçka që mund të të ndihmojë të zbatosh drejtësinë, të duash mëshirën ose të ecësh përulësisht me Zotin. Bëj një plan për të vepruar sipas asaj që ke mësuar dhe ndier duke plotësuar nxitjet vijuese në ditarin tënd të studimit.

  • Për t’i kënaqur më mirë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, dëshiroj të përqendrohem në frazën “” nga Mikea 6:8.

  • Një ose dy gjëra të veçanta që do të doja t’i bëja janë: .

Mund t’i siguroni nxënësit se Ati Qiellor i pëlqen përpjekjet tona të sinqerta për ta kënaqur Atë. Këto përpjekje na ndihmojnë të bëhemi më shumë si Jezu Krishti çdo ditë. Mund të jepni dëshminë tuaj që, ndërsa ne përpiqemi vazhdimisht të veprojmë më mirë dhe të jemi më të mirë, Shpëtimtari do t’i lartësojë përpjekjet tona të sinqerta.