Seminari
Isaia 5: “Mjerë Ata që e Quajnë të Mirë të Keqen dhe të Keqe të Mirën”


“Isaia 5: ‘Mjerë Ata që e Quajnë të Mirë të Keqen dhe të Keqe të Mirën’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Isaia 5: ‘Mjerë Ata që e Quajnë të Mirë të Keqen dhe të Keqe të Mirën’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Isaia 1–12: Mësimi 115

Isaia 5

“Mjerë Ata që e Quajnë të Mirë të Keqen dhe të Keqe të Mirën”

Cheetah in the African wild.

Nëpërmjet profetit Isaia, Zoti e paralajmëroi Izraelin kundër zgjedhjeve të tyre mëkatare, duke përfshirë edhe kush e quan “të mirë të keqen dhe të keqe të mirën” (Isaia 5:20). Sot, ka shumë ide dhe praktika shkatërruese që shfaqen sikur janë të mira. Ky mësim mund ta rritë aftësinë e nxënësve për të dalluar midis së mirës dhe së keqes.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar një shembull të diçkaje që supozohej të ishte e padëmshme, ose edhe e mirë, që përfundimisht doli të ishte e dëmshme.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ide dhe veprime të rrezikshme shpirtërore

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke paraqitur një figurë të një çite të kamufluar, si ajo në fillim të këtij mësimi. Më pas, mund të bëni pyetjen vijuese dhe të paraqitni thënien nga Plaku Dejvid A. Bednar.

  • Çfarë e bën një çitë të rrezikshme për prenë e saj?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i krahasoi çitat me ide dhe veprime të rrezikshme.

15:59
Elder David A. Bednar, Quorum of the Twelve Apostles official portrait. 2020.

“Për mua, çitat janë krijesa elegante, joshëse dhe magjepsëse. Gëzofi ngjyrë kafe në të verdhë dhe gri në të bardhë me njolla të zeza i një çite vepron si një maskim i bukur që i bën këto kafshë thuajse të padukshme, teksa i vihen pas presë së tyre në kullotat afrikane.

Në mënyrë të ngjashme, idetë dhe veprimet e rrezikshme shpirtërore shpesh mund të duken tërheqëse, të dëshirueshme ose të këndshme. Pra, në botën tonë bashkëkohore, secili prej nesh duhet të ruhet nga e keqja mashtruese që në dukje është e mirë.” (“Gjithnjë Vigjilentë në Lutje”, Liahona, nëntor 2019, f. 33)

  • Cilët janë disa shembuj të “ide[ve] dhe veprime[ve të] rrezikshme shpirtërore” që “mund të duken tërheqëse, të dëshirueshme ose të këndshme”?

    Mund të jetë e dobishme t’i shkruani përgjigjet e nxënësve në tabelë. Nxënësit mund të thonë gjëra të tilla si: “Është trupi im. Unë mund të bëj çfarë të dua me të” ose “S’ka problem për sa kohë nuk të kapin në flagrancë”. Ju do t’u referoheni këtyre ideve në tabelë më vonë në mësim.

  • Përse është e rëndësishme për ty të dallosh të keqen mashtruese që në dukje është e mirë?

Shpjegimi dhe ftesa vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit të fillojnë të kuptojnë se si ajo që ata do të studiojnë në këtë mësim është e rëndësishme në jetën e tyre.

Mund të jetë e vështirë t’i dallosh këto ide dhe veprime mashtruese, veçanërisht kur mund të ndikohemi prej tyre. Secili prej nesh mendon ose vepron në mënyra që nuk pajtohen plotësisht me mësimet e Jezu Krishtit (shih te Romakëve 3:23). Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do të na ndihmojnë ta dallojmë këtë te vetja ndërsa kërkojmë ndihmën e Tyre nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Ndërsa studion sot, kushtoji shumë vëmendje mënyrës se si Fryma e Shenjtë mund të të ndihmojë ta dallosh të vërtetën prej të gabuarës.

Mashtrimet e kamufluara

Përmblidheni paragrafin vijues për t’u paraqitur nxënësve mesazhin e përgjithshëm tek Isaia 5.

Tek Isaia 5, Zoti u dha mësim izraelitëve rreth dashurisë së Tij për ta dhe për pasojat e zgjedhjeve të tyre mëkatare nëpërmjet analogjisë së një vreshti. Edhe pse Zoti u përpoq t’i ndihmonte ata të rriteshin, zgjedhjet mëkatare të izraelitëve i çuan ata të bëheshin “rrush [i] egër” (shih tek Isaia 5:2), një simbol për korrupsionin dhe karakterin e tyre të hidhur. Për shkak se ata zgjodhën ta “h[idhnin] poshtë” dhe ta përçmonin Zotin dhe mësimet e Tij (shih tek Isaia 5:24), ata do të mbeteshin pa ndihmën e Zotit.

Mund t’i ftoni nxënësit të hedhin një vështrim të shpejtë tek Isaia 5:8–23 dhe të numërojnë herët që Zoti e përdori fjalën “mjerë” (gjashtë herë). Shpjegoni se “mjerë” do të thotë dhembje ose vuajtje e madhe. Zoti u përpoq t’u jepte mësim izraelitëve se zgjedhjet e tyre mëkatare po i largonin ata nga Ai dhe po i udhëhiqnin drejt dhembjes dhe vuajtjes.

Megjithëse ka shumë të vërteta mbi të cilat mund të përqendrohet ky mësim, pjesa tjetër e këtij mësimi do të përqendrohet në fragmentin e zotërimit doktrinor tek Isaia 5:20.

ikona e zotërimit doktrinor Isaiah 5:20 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të konsiderojnë shenjimin e fragmenteve të zotërimit doktrinor në një mënyrë të dallueshme, që të mund t’i gjejnë me lehtësi.

Lexo tek Isaia 5:20, duke kërkuar atë që sjell mjerim, ose trishtim dhe vuajtje.

  • Çfarë gjete?

Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë një të vërtetë, të tillë si: Nëse e quajmë të keqen të mirë dhe të mirën të keqe, përfundimisht do të përjetojmë dhembje dhe vuajtje. Mund t’i ftoni nxënësit të marrin parasysh t’i shenjojnë të tria dyshet në varg, e keqja dhe e mira, terri dhe drita dhe hidhësira dhe ëmbëlsia. Shpjegoni se Isaia shpesh dha shembuj të shumtë për të ndihmuar të sillte qartësim më të madh në mësimet e tij.

  • Në ç’mënyrë të quajturit e të keqes të mirë dhe të mirës të keqe çon përfundimisht në dhembje dhe vuajtje?

Dallimi i vështirësisë në përcaktimin e këtyre mashtrimeve mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë që i kuptojnë, të dallojnë pengesat dhe të shohin nevojën e tyre për Perëndinë.

Referojuni listës së “ide[ve] dhe veprime[ve të] rrezikshme shpirtërore” në tabelë dhe bëni pyetjen vijuese.

  • Çfarë mund ta bëjë të vështirë që të përcaktohen këto ide dhe veprime të rrezikshme shpirtërore?

Mendo nëse ka ndonjë ide ose veprim të rrezikshëm shpirtëror që mund ta shohësh si tërheqës, të dëshirueshëm ose të këndshëm.

Jezu Krishti është e vërteta

Pasi t’i përcaktojnë vështirësitë, ndihmojini nxënësit ta shohin Jezu Krishtin si zgjidhja.

Lexo te Gjoni 14:6, duke kërkuar atë që tha Jezusi rreth asaj se cili është Ai.

  • Çfarë mendon se nënkupton Jezusi kur thotë se Ai është e vërteta?

  • Çfarë kanë dhënë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për të na ndihmuar t’i dallojmë idetë dhe veprimet mashtruese që renditëm më herët?

Megjithëse kjo nuk është një listë gjithëpërfshirëse, nxënësit mund të tregojnë disa gjëra si vijueset:

Nëse kuptoni një nevojë te nxënësit tuaj, mund të lexoni dhe të diskutoni disa nga shkrimet e shenjta të dhëna.

Veprimtaria e radhës u jep nxënësve mundësi për t’i studiuar mësimet e Shpëtimtarit për t’i ndihmuar ata ta dallojnë të vërtetën e Tij. Referojini nxënësit te lista e ideve dhe veprimeve të rrezikshme shpirtërore në tabelë. Paraqitini udhëzimet e mëposhtme.

Për të na ndihmuar ta dallojmë të vërtetën nga e gabuara, ne mund të drejtohemi te mësimet e Jezu Krishtit dhe të profetëve të Tij. Një vend ku mund t’i “gje[jmë] mësimet e Jezu Krishtit dhe profetëve të Tij” është te broshura Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (“Bëni Zgjedhje të Frymëzuara”, Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve [2022]).

Zgjidh një ide ose veprim që është i keq, që në dukje është i mirë, ose i mirë që portretizohet ose etiketohet si i keq. Studioje udhëzuesin Për Forcën e Rinisë duke kërkuar mësimet e Jezu Krishtit dhe të profetëve të Tij që mund të të ndihmojnë të zgjedhësh për të ndjekur Jezu Krishtin në vend të mesazheve mashtruese të djallit. Shkruaj se si mësimet e Shpëtimtarit i korrigjojnë idetë e rreme.

Ftojini nxënësit të tregojnë atë që gjetën. Për ta bërë këtë, një nxënës mund të zgjedhë një ide ose veprim nga tabela. Kërkojini klasës të shpjegojë mënyrën se si diçka që mësuan e tregon atë ide ose veprim si shkatërrues shpirtërisht. Për shembull, nëse një nxënës zgjodhi: “S’ka problem për sa kohë nuk të kapin në flagrancë”, nxënësit mund të tregojnë diçka që mësuan te pjesa “E vërteta do t’ju bëjë të lirë” në udhëzuesin Për Forcën e Rinisë, të tillë si paragrafët që fillojnë me “Të jetuarit me integritet do të thotë se ju e doni të vërtetën me gjithë zemrën tuaj” ose “Duajeni të vërtetën”.

Reflektimi mbi të mësuarit

Jepuni nxënësve mundësi për të reflektuar për atë që kanë mësuar duke paraqitur një pyetje të tillë si vijuesja.

Shkruaje një përgjigje për pyetjen vijuese në ditarin tënd të studimit:

  • Çfarë ke mësuar sot që mund të të ndihmojë të dallosh të vërtetën dhe ta ndjekësh më mirë Jezu Krishtin?

Mund t’i ftoni nxënësit t’i shprehin ndjenjat dhe të japin dëshminë e tyre duke e treguar atë që shkruan. Merreni parasysh të dëshmoni për Jezu Krishtin dhe titullin e Tij si e Vërteta.

Mësoni Përmendsh

Nëse doni, mund t’i ndihmoni nxënësit t’i mësojnë përmendsh fragmentin e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë gjatë këtij mësimi dhe t’i përsëritin ato në mësimet e ardhshme. Fraza kyç e shkrimit të shenjtë për vargun tek Isaia 5:20 është: “Mjerë ata që e quajnë të mirë të keqen dhe të keqe të mirën”. Idetë për veprimtaritë e mësimit përmendsh janë në materialet e shtojcës nën titullin “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”.