“Isaia 1–12: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Isaia 1–12: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Isaia 1–12
Isaia 1–12
Vështrim i Përgjithshëm
Shpëtimtari shpalli: “Të mëdha janë fjalët e Isaias” (3 Nefi 23:1) dhe na urdhëroi t’i kërkonim profecitë e tij me zell. Profecitë e Isaias janë kaq domethënëse, saqë ai citohet më shpesh gjatë gjithë veprave standarde sesa çdo profet tjetër. Shumë nga profecitë e Isaias përqendrohen te Mesia dhe Rivendosja e Izraelit në ditët e mëvonshme. Nëpërmjet Isaias, Zoti premtoi se edhe “sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora” (Isaia 1:18). Ai paralajmëroi edhe për një kohë kur njerëzit do e “quajnë të mirë të keqen dhe të keqe të mirën” (Isaia 5:20). Ne mësojmë gjithashtu se Zoti premtoi të “ngre[j]ë flamurin për kombet” (Isaia 11:12) për të mbledhur Izraelin e shpërndarë.
Duajini ata, të cilëve u jepni mësim – Përpiquni të qartësoni dhe të kuptoni qëllimin e vërtetë të pyetjeve, ndjenjave dhe bindjeve të nxënësve. Një mënyrë për t’i dashur ata që u jepni mësim është të përpiqeni të kuptoni rrethanat dhe nevojat e tyre. Ndërsa nxënësit bëjnë pyetje dhe komente, përpiquni të qartësoni dhe të kuptoni ndjenjat dhe bindjet e tyre dhe qëllimin e vërtetë të pyetjeve të tyre. Pasi nxënësit të bëjnë pyetje ose komente, mund t’i falënderoni dhe më pas t’i pyesni nëse janë të gatshëm për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Mund të bëni më pas pyetje për të kuptuar qëllimin e vërtetë të pyetjes ose komentit të tyre.
Për trajnim shtesë mbi mënyrën se si të përpiqeni të qartësoni dhe kuptoni qëllimin e vërtetë të pyetjeve, ndjenjave dhe bindjeve të nxënësve, shihni te “Seek to know your students – understand their circumstances, needs, and strengths” [“Përpiquni t’i njihni nxënësit tuaj – të kuptoni rrethanat, nevojat dhe pikat e tyre të forta”] tek Teacher Development Skills [“Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve”].
Për më tepër mbi mënyrën se si Shpëtimtari e bëri këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari na Njeh dhe i Kupton Rrethanat, Nevojat dhe Pikat Tona të Forta”, Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit (2022), f. 13. (Për trajnim shtesë mbi vëzhgimin dhe bërjen e pyetjeve rreth interesave të nxënësve, shihni te “Seek to know them – understand their circumstances, needs, and strengths” [“Përpiquni t’i njihni ata – të kuptoni rrethanat, nevojat dhe pikat e tyre të forta”].)
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide për ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Hyrje te Libri Isaia
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë shtysë për të mësuar rreth Jezu Krishtit nëpërmjet studimit të librit të Isaias.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar një fakt të rëndësishëm rreth Isaias. Ata mund të kërkojnë fjalën Isaia tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Thënie rreth mënyrës se si të bindësh dikë për të lexuar një libër; diagrami informativ “Mbretëritë e Izraelit dhe të Judës në një Vështrim të Shpejtë”; një diagram për nxënësit që të shkruajnë atë që mësojnë rreth emrave dhe titujve të Jezu Krishtit; figura të Jezu Krishtit
Isaia 1
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndihen të sigurt se Shpëtimtari mund t’i pastrojë nga mëkatet e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë fragmentin e zotërimit doktrinor tek Isaia 1:18 dhe të kërkojnë gjuhën e figurshme që përdori Isaia. Inkurajojini nxënësit të përsiatin dhe të përgatiten për të treguar se çfarë kuptimi ka fragmenti për ta. Nxënësit mund të ushtrojnë edhe mësimin përmendsh të frazës kyç të shkrimit të shenjtë: “Edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora” (Isaia 1:18).
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një figurë rrobash me njolla; figura të ngjyrës së kuqe flakë, të kuqes së purpurt, të borës dhe të leshit; nxitja për nxënësit që të reflektojnë mbi ndjenjat e tyre rreth të qenit të pastruar nga mëkati
-
Materiale filmike: “Krishti: Drita që Shkëlqen në Errësirë” (11:29) nga kodi kohor 6:56 deri në 7:42; “There Is No Limit to God’s Love” [“Për Dashurinë e Perëndisë nuk Ka Kufij”] (5:38) nga kodi kohor 0:00 deri në 4:54
Isaia 5
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta rritin aftësinë e tyre për të dalluar ndërmjet së mirës dhe së keqes.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar një shembull të diçkaje që supozohej të ishte e padëmshme, ose edhe e mirë, që përfundimisht doli të ishte e dëmshme.
-
Sende për t’u përgatitur: Kopje të broshurës Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve (2022)
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Një figurë e një çite të kamufluar; thënia nga Plaku Dejvid A. Bednar; udhëzimet për studimin e veprimtarisë duke përdorur broshurën Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve; pyetja në ditar në fund të mësimit
-
Material filmik: “Gjithnjë Vigjilentë në Lutje” (15:59) nga kodi kohor 5:24 deri në 6:07
Isaia 11–12
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë shtysë për ta shpërndarë ungjillin tek të tjerët.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’i jepni secilit nxënës të dyja pyetjet e vetëvlerësimit në fillim të mësimit dhe t’i ftoni të përsiatin se si do të përgjigjeshin.
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Figurë e një trungu peme, rrënjëve dhe degëzës; udhëzime për mënyrën se si ta përdorni fletushkën
-
Material filmik: Një nga historitë vijuese nga Geri E. Stivensoni, “Jepni Dashuri, Tregoni, Ftoni”, Liahona, maj 2022:
-
Vëllai Visani (faqe 86 ose kodi kohor 5:40–7:06)
-
Motra Majra (faqe 86 ose kodi kohor 8:33–9:42)
-
-
Fletushkë: “Një Flamur për Kombet”