Seminari
Ushtrimi 7 i Zotërimit Doktrinor: Mësimi Përmendsh i Frazave Kyç dhe Zbatimi i Parimeve të Marrjes së Njohurisë Shpirtërore


“Ushtrimi 7 i Zotërimit Doktrinor: Mësimi Përmendsh i Frazave Kyç dhe Zbatimi i Parimeve të Marrjes së Njohurisë Shpirtërore”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Ushtrimi 7 i Zotërimit Doktrinor: Mësimi Përmendsh i Frazave Kyç dhe Zbatimi i Parimeve të Marrjes së Njohurisë Shpirtërore”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Psalmeve 49–51; 61–66; 69–72; 77–78; 85–86: Mësimi 106

Ushtrimi 7 i Zotërimit Doktrinor

Mësimi Përmendsh i Frazave Kyç dhe Zbatimi i Parimeve të Marrjes së Njohurisë Shpirtërore

A Korean young man sits on a bench outside and reads the Book of Mormon.

Zotërimi doktrinor mund t’i ndihmojë nxënësit ta ndërtojnë themelin për jetën e tyre mbi Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i mësojnë përmendsh frazat kyç të shkrimit të shenjtë te fragmentet e zotërimit doktrinor dhe t’i zbatojnë parimet hyjnore të marrjes së njohurisë shpirtërore.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta rishikojnë listën e fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe frazave kyç të shkrimeve të shenjta nga Dhiata e Vjetër te Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Nxënësit mund të zgjedhin një fragment dhe frazë kyç të shkrimeve të shenjta nga lista. Ftojini nxënësit të shpenzojnë disa minuta duke mësuar përmendsh fragmentin dhe frazën kyç të shkrimeve të shenjta që përzgjodhën. Ata mund ta përdorin programin për telefonat celularë Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] si një mjet për t’i ndihmuar të mësojnë përmendsh.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Përsëritja e zotërimit doktrinor: Mëso përmendsh

Për t’i ndihmuar nxënësit t’i mësojnë përmendsh fragmentet e zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë nga Dhiata e Vjetër, mund t’i vendosni ata në grupe me katër veta. Jepini secilit nxënës katër copa letre të vogla të kapura së bashku. Shpjegoni se nxënësit do ta qarkullojnë tufën e tyre me letra brenda grupit të tyre. Si pjesë e kësaj veprimtarie, nxënësit do të vizatojnë figura. Kujtojini që të mos paraqesin hyjni në vizatimet e tyre.

Mund t’i paraqitni udhëzimet vijuese me radhë ndërsa nxënësit e plotësojnë secilën veprimtari. (Për hapat 1 dhe 3, jepuni nxënësve një minutë për t’i plotësuar. Për hapat 2 dhe 4, jepuni 30 sekonda për t’i plotësuar.)

  1. Pa ia treguar grupit tënd, përzgjidh një frazë kyç të shkrimit të shenjtë nga një referencë e zotërimit doktrinor. Në copën e parë të letrës vizato një figurë të thjeshtë që ilustron frazën kyç të shkrimit të shenjtë.

  2. Qarkulloji letrat në drejtimin orar brenda grupeve. Shikoje figurën në faqen e parë. Në faqen e dytë, shkruaje referencën e zotërimit doktrinor që mendon se lidhet me figurën.

  3. Qarkulloji letrat në drejtimin orar. Pa e parë vizatimin në faqen e parë, lexoje referencën e zotërimit doktrinor në faqen e dytë. Në copën e tretë të letrës, vizato një figurë të thjeshtë që ilustron frazën kyç të shkrimit të shenjtë.

  4. Qarkulloji letrat në drejtimin orar. Pa e parë referencën në faqen e dytë, shikoje figurën në faqen e tretë. Në faqen e katërt, shkruaje referencën e zotërimit doktrinor që mendon se lidhet me figurën.

Udhëzojini nxënësit që t’ia kthejnë letrat personit të parë. Ftojeni secilin person t’ia tregojë grupit vizatimet dhe gjetjet në letrat e tij. Çdo nxënës mund të tregojë frazën kyç fillestare të shkrimit të shenjtë që përzgjodhi.

Me grupin e tyre, ftojini nxënësit t’i thonë me zë të lartë fragmentet e zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të përdorura në këtë veprimtari. Ata mund t’i përsëritin ato disa herë.

Nëse koha e lejon, merreni parasysh ta përsëritni veprimtarinë e vizatimit me frazat e ndryshme kyç të shkrimit të shenjtë. Sigurohuni që nxënësit të kenë kohë të mjaftueshme (25–30 minuta) për të bërë veprimtaritë në pjesën “Mësoji dhe zbatoji parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore” më poshtë.

Mësoji dhe zbatoji parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore

Ndihmojini nxënësit t’i shqyrtojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore. Veprimtaritë e sugjeruara për përsëritje përfshihen në pjesën e shtojcës të titulluar “Veprimtari për Përsëritjen e Zotërimit Doktrinor”. Nuk është e nevojshme që kjo përsëritje të marrë shumë kohë, por nxënësit kanë nevojë për përsëritje të rregullta të këtyre parimeve që të mund t’i përdorin në jetën e tyre. Përshkrimet e parimeve gjenden në paragrafët 5–12 te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023). Pas përsëritjes, vërini nxënësit të ushtrojnë përdorimin e këtyre parimeve me skenarin vijues.

Pas një mësimi të kohëve të fundit të Shkollës të së Dielës rreth rëndësisë së shkuarjes në tempull, Poli e kupton se nuk ka shkuar në tempull për një kohë të gjatë. Për shkak të disa gabimeve që ka bërë, ai nuk ndihet i denjë për të hyrë në shtëpinë e Zotit. Poli mendon me vete: “Perëndia nuk do të më donte në tempullin e Tij për shkak të asaj që kam bërë”.

  • Si mendon se mund ta ndihmojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dikë që ndihet si Poli?

Inkurajojini nxënësit të demonstrojnë mënyrën se si mund ta ndihmojë Polin secili prej parimeve. Pjesa tjetër e përmbajtjes së këtij mësimi përqendrohet në ndihmesën ndaj nxënësve që t’i shqyrtojnë pyetjet nga një këndvështrim i përjetshëm. Nëse ndieni se nxënësit kanë nevojë për më shumë praktikë në parimet e tjera, përshtateni këtë përmbajtje për t’i plotësuar më mirë nevojat e nxënësve tuaj.

Një mënyrë se si mund t’i shqyrtojmë pyetjet nga një këndvështrim i përjetshëm është t’i riformulojmë ato (ose t’i shohim ato ndryshe) bazuar në atë që Zoti ka dhënë mësim (shihni paragrafët 8–9 te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor [2023]).

Përveç se t’i drejtoni nxënësit te Dokumenti Bazë, mund t’i drejtoni edhe te “Plani i Perëndisë për shpëtimin jep këndvështrim”, që gjendet në pjesën “Qendërzojeni Jetën Tuaj te Jezu Krishti” tek “Të Kërkuarit e Përgjigjeve për Pyetjet Tuaja” tek Tema dhe Pyetje te Biblioteka. Për ta përshtatur atë që mund të bëjnë nxënësit me pyetjen e Polit, mund të shfaqni materialin filmik “Shqyrtimi i Pyetjeve me një Këndvështrim të Përjetshëm” (2:56), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

2:56

Merreni parasysh të vizatoni një figurë të një kornize në tabelë. Shkruani shqetësimin e Polit në mes të kornizës. Nxënësit mund t’i renditin përgjigjet për pyetjet vijuese përreth kornizës.

  • Çfarë supozimesh mund të bëjë Poli rreth Atit Qiellor, planit të Tij dhe mënyrës se si Ai i trajton fëmijët e Tij? Çfarë supozimesh mund të bëjë Poli për veten e tij?

    Përgjigjet e mundshme që mund të gjejnë nxënësit përfshijnë “Perëndia nuk më do”, “tempulli është vetëm për ata që janë të përsosur” dhe “gabimet e mia përcaktojnë kush jam unë”.

  • Si mund të ndikojnë këto supozime në marrëdhënien e Polit me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

Fshijini supozimet dhe vizatoni një kornizë të re në tabelë. Nxënësit mund të ushtrojnë më pas riformulimin e shqetësimit të Polit. Ftojini nxënësit të shkruajnë të vërteta dhe referenca të fragmenteve të zotërimit doktrinor në tabelë përreth kornizës së re.

  • Cilat të vërteta rreth planit të Atit Qiellor ose nga mësimet e Shpëtimtarit mund ta ndihmojnë Polin ta riformulojë shqetësimin e tij ose ta shohë atë nga këndvështrimi i Perëndisë?

  • Cilat fragmente të shkrimeve të shenjta për zotërimin doktrinor mund t’i tregosh Polit? Përse?

Përgjigjet e mundshme të nxënësve përfshijnë:

  • Për të hyrë në tempull është e nevojshme të jemi të denjë (shihni te Psalmeve 24:3–4).

  • Zoti mund të na pastrojë nga mëkatet tona dhe të na bëjë të denjë (shihni tek Isaia 1:18; 53:3–5).

  • Ne përcaktohemi nga identiteti ynë si fëmijë të Perëndisë (shihni te Zanafilla 1:26–27), jo nga mëkatet dhe gabimet tona.

Merrni parasysh të jepni thënien nga Plaku Kuentin L. Kuk te pjesa “Burime Shtesë”.

Për t’i ndihmuar nxënësit të reflektojnë mbi atë që kanë mësuar, merreni parasysh t’i ftoni ata të bëjnë sa vijon.

Duke përdorur atë që mësove ose ndjeve sot, shkruaj një përgjigje për Polin që do ta ndihmonte atë ta shohë pyetjen e tij nëpërmjet këndvështrimit të përjetshëm të planit të Atit Qiellor dhe mësimeve të Jezu Krishtit.

Ftojini nxënësit e gatshëm t’ia tregojnë përgjigjen e tyre klasës. Ndërsa nxënësit dëgjojnë të tjerët, ftojini ata të imagjinojnë mënyrën se si mund të ndihet Poli ndërsa i dëgjon këto përgjigje.

Nëse ju vjen në mendje një përvojë, mund të doni të tregoni mënyrën se si parimi i shqyrtimit të koncepteve dhe pyetjeve me një këndvështrim të përjetshëm ju ka ndihmuar të zgjidhni pyetje ose shqetësime.