Seminari
Psalmeve 102–103; 110; 116–119; 127–128; 135–139; 146–150: Vështrim i Përgjithshëm


“Psalmeve 102–103; 110; 116–119; 127–128; 135–139; 146–150: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Psalmeve 102–103; 110; 116–119; 127–128; 135–139; 146–150: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Psalmeve 102–103; 110; 116–119; 127–128; 135–139; 146–150

Psalmeve 102–103; 110; 116–119; 127–128; 135–139; 146–150

Vështrim i Përgjithshëm

Te Psalmeve, ne gjejmë krahasime që na ndihmojnë ta kuptojmë fuqinë e fjalës së Perëndisë, si dhe gjejmë inkurajim për të shprehur mirënjohje për Zotin, bekimet e Tij dhe dashurinë e Tij të përjetshme.

ikona e seminaritFtojini nxënësit të përgatiten për të mësuar. Përgatitja shpirtërore ka rëndësi – për ju dhe për njerëzit të cilëve u jepni mësim. Kur vizitoi kontinentin amerikan, Shpëtimtari i tha turmës: “Shkoni në shtëpitë tuaja dhe … përgatitni mendjen për nesër” (3 Nefi 17:3). Kërkoni mënyra se si mund ta ndiqni shembullin e Shpëtimtarit dhe inkurajojini nxënësit të përgatiten për të mësuar në seminar. Për të mësuar më shumë rreth mënyrës se si e bëri Shpëtimtari këtë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Ftoi të Tjerët të Përgatiteshin për të Mësuar” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 26). Një shembull i përgatitjes së nxënësve për të mësuar, mund të gjendet në pjesën e përgatitjes së nxënësve për Mësimin 107: “Psalmeve 119” (shihni më poshtë).

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Psalmeve 119

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të bëjnë një plan për të studiuar fjalën e Perëndisë.

ikona e seminaritFtesa që nxënësit të plotësojnë detyra ose veprimtari të vogla para orës mësimore të radhës mund t’i përgatitë ata për të mësuar më shumë. Këto veprimtari mund t’u japin nxënësve mundësi për t’i studiuar shkrimet e shenjta, për të përsiatur temat e ungjillit dhe për të marrë mësim nga Fryma e Shenjtë. Përgatitja vijuese e nxënësve është një shembull:

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i studiojnë personalisht shkrimet e shenjta para orës mësimore të radhës. Kërkojuni atyre të përsiatin nëse e ndiejnë udhërrëfimin e Zotit nëpërmjet studimit të tyre të shkrimeve të shenjta. Nëse po, a mund të sjellin ndër mend ndonjë shembull?

Për trajnim shtesë mbi përgatitjen e nxënësve, shihni te “Create invitations that help learners prepare for the next learning experience” [“Krijoni ftesa që i ndihmojnë nxënësit të përgatiten për përvojën e radhës së të mësuarit”] tek Teacher Development Skills [Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve].

  • Përgatitje shtesë e nxënësve: Mund t’u kërkoni nxënësve të sjellin edhe një send që do t’i ndihmonte ta përfundojnë pohimin vijues: “Shkrimet e shenjta janë si ngaqë ”.

  • Sende: Një llambë ose një elektrik dore; një libër himnesh; monedha (ose diçka që përfaqëson pasuritë); mjaltë (ose diçka të ëmbël); një figurë fizike të një shtegu; një figurë fizike të një këshilltari (për shembull, një këshilltar në Presidencën e Parë të Kishës ose një këshillues në shkollë)

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Udhëzimet për nxënësit për të studiuar njërin nga pesë fragmentet

  • Material filmik: “Mënyra se si e Dëgjoj Unë Atë: Plaku Dejvid A. Bednar” (1:15)

Psalmeve 136

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë dashurinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit ndërsa shprehin mirënjohje për Ta.