Seminari
Jozueut 1: Zoti Nuk do të na Lërë apo Braktisë


“Jozueut 1: Zoti Nuk do të na Lërë apo Braktisë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Jozueut 1: Zoti Nuk do të na Lërë apo Braktisë”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Jozueut 1–8; 23–24: Mësimi 61

Jozueut 1

Zoti Nuk do të na Lërë apo Braktisë

Moisiu duke shuguruar Jozueun

Si profeti i zgjedhur i Zotit, Jozueu u shugurua nga Moisiu për të udhëhequr Izraelin për në tokën e premtuar. Megjithëse kjo detyrë mund të jetë dukur shumë e vështirë, Shpëtimtari e urdhëroi Jozueun të ishte i fortë dhe guximtar, me premtimin që Ai nuk do ta linte apo braktiste profetin e Tij (shih te Jozueut 1:5–6). Ky mësim mund të ndihmojë për ta rritur vetëbesimin e nxënësve se Zoti mund t’i ndihmojë të jenë të fortë dhe guximtarë kur përballen me sfida.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për situata kur një të riu mund t’i nevojitet të tregojë guxim. Nxënësit mund të pyesin një pjesëtar të familjes ose mik për përvojat që ka pasur, që kërkonin guxim.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Guxim kur përballesh me sfida

Për ta filluar orën mësimore, merreni parasysh të shkruani fjalën Guxim në tabelë. Ndërsa nxënësit u përgjigjen pyetjeve vijuese, ftojini ata t’i shkruajnë përgjigjet e tyre në tabelë.

  • Në ç’mënyrë ishte Jezu Krishti një shembull guximi?

  • Cilat janë disa situata me të cilat mund të përballet një adoleshent, që do të kërkonin guxim?

Në ditarin tënd të studimit, shkruaj disa nga sfidat me të cilat po përballesh tani ose mund të përballesh në të ardhmen, që kërkojnë guxim.

Vetëvlerësimi mund t’i ndihmojë nxënësit të vlerësojnë situatën e tyre aktuale dhe të sigurojë një mundësi për Frymën e Shenjtë që të plotësojë nevojat e tyre individuale gjatë gjithë mësimit. Një mënyrë për ta bërë këtë mund të jetë t’i ftoni nxënësit t’u përgjigjen nxitjeve vijuese në ditarët e tyre të studimit.

  • Kur më kërkohet të bëj diçka që duket sfiduese, unë shpesh ndiej .

  • Në një shkallë nga 1 (pak) deri në 5 (shumë), sa i sigurt ndihem që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti do të më ndihmojnë të përballem me sfidat e mia me guxim? Përse?

Ndërsa studion sot, kushtoju vëmendje mbresave nga Fryma e Shenjtë që mund të të ndihmojnë të jesh guximtar dhe ta rritësh vetëbesimin se Zoti është me ty.

Jozueu shugurohet për të udhëhequr fëmijët e Izraelit

Merreni parasysh të paraqitni një figurë të Moisiut që shuguron Jozueun, si figura në fillim të këtij mësimi (shihni te Ligji i Përtërirë 34:9).

Megjithëse Moisiu kishte qenë me fëmijët e Izraelit që nga çlirimi i tyre nga Egjipti, Zoti e thirri Jozueun t’i udhëhiqte ata për në tokën e premtuar.

  • Cilat janë disa nga sfidat me të cilat mund të ishte përballur Jozueu si profet i Zotit dhe udhëheqës ushtarak i Izraelit?

Ndihmojini nxënësit të kuptojnë se Jozueu do të kishte përgjegjësinë e udhëheqjes shpirtërore të Izraelit. Jozueu ishte gjithashtu komandanti ushtarak dhe do ta udhëhiqte Izraelin që të pushtonte tokën e kanaanejve që ishin të mbushur me paudhësi (shihni te 1 Nefi 17:31–40). Zoti ua kishte premtuar këtë tokë Abrahamit dhe pasardhësve të tij të drejtë (shihni te Jozueut 1:1–4).

Lexo te Jozueut 1:5–9, duke shenjuar premtimet dhe udhëzimet e përsëritura nga Zoti që mund ta kishin ndihmuar Jozueun të përqendrohej tek Ai kur përballej me sfida.

  • Çfarë gjen të rëndësishme në këto vargje?

  • Si do ta përmblidhje një të vërtetë për të ndihmuar dikë që po kalon sfida?

Ndërsa nxënësit i tregojnë të vërtetat që kanë përcaktuar, ndihmojini ata të kuptojnë se, kur e dimë se Zoti është me ne, ne mund të jemi të fortë dhe guximtarë. Mund të përdorni disa ose të gjitha pyetjet vijuese për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë këtë të vërtetë. Nxënësit mund të punojnë me një partner ose grup të vogël dhe më pas t’ia tregojnë klasës atë që diskutuan.

Mendo rreth situatave sfiduese të renditura në tabelë dhe në ditarin tënd.

  • Si mund të jetë të qenit i fortë dhe me guxim kur përballesh me këto sfida?

  • Çfarë di ti rreth Zotit që mund ta ndihmojë dikë të jetë i fortë dhe të ketë guxim? Nga e di ti këtë?

Lexo te Doktrina e Besëlidhje 84:88, duke kërkuar mënyrat se si Zoti është me ne.

Mënyra për ta ftuar ndihmën e Zotit

Veprimtaritë vijuese mund t’i ndihmojnë nxënësit të dallojnë mënyrat se si ta ftojnë ndihmën e Zotit kur nevojitet të jenë të fortë dhe guximtarë. Ftojini nxënësit të zgjedhin njërën nga veprimtaritë. Pas një kohe të mjaftueshme, nxënësit mund t’ua tregojnë atë që mësuan, atyre që zgjodhën veprimtarinë tjetër.

Mund të jepni njërën nga thëniet në dispozicion te pjesa Burime Shtesë që nxënësit ta studiojnë për secilën veprimtari.

Veprimtaria A: Bindja ndaj ligjit të Perëndisë

Lexo te Jozueut 1:7 dhe një ose më shumë nga shkrimet e shenjta vijuese: Gjoni 15:10; 1 Nefi 3:7; Mosia 2:41; Doktrina e Besëlidhje 93:20.

  • Çfarë lidhjesh sheh ndërmjet bindjes ndaj urdhërimeve të Perëndisë dhe të qenit i fortë dhe guximtar?

  • Cilat janë disa mënyra se si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti mund të na bekojnë për shkak të bindjes sonë?

Veprimtaria B: Meditimi për fjalën e Perëndisë

Lexo te Jozueut 1:8 dhe një ose më shumë nga shkrimet e shenjta vijuese: 2 Timoteut 3:15–17; 2 Nefi 31:20; 32:3.

  • Çfarë të ndihmon që të meditosh për shkrimet e shenjta?

  • Si mendon se mund të të ndihmojë meditimi për fjalët e Perëndisë që të ndihesh pranë Tij?

Two people sitting at a table. Text boxes representing communication.Rishikimi i synimeve mund t’i ndihmojë nxënësit të dallojnë përparimin që kanë bërë, dhe të bëjnë çdo rregullim të nevojshëm të synimit të tyre. Inkurajojini nxënësit të rishikojnë synimin e studimit të shkrimeve të shenjta që mund të kenë vendosur. Më pas ftojini ata të vlerësojnë përparimin e tyre dhe të bëjnë ndonjë rregullim të synimit të tyre. (Për trajnim shtesë mbi të kujtuarit e nxënësve për synimet e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta, shihni pjesën “Nxitini nxënësit që të arrijnë ta njohin Shpëtimtarin duke e studiuar ungjillin çdo ditë – synim studimi” te Zotësitë për Përmirësimin e Mësuesve] [2022], f. 31.)

Të kujtuarit se Zoti është me ne

  • Cilat janë disa mënyra se si e ke ndier që Zoti është me ty gjatë sfidave të tua?

Jepni një mundësi që nxënësit të reflektojnë mbi atë që kanë mësuar dhe ndier sot. Ata mund ta ftojnë Shpirtin t’i ndihmojë të shohin se si përpjekjet e tyre e kanë rritur vetëbesimin e tyre se Zoti do të jetë me ta.

Në ditarin tënd të studimit, mendo për sfidat me të cilat përballesh tani ose që mund të përballesh në të ardhmen.

  • Çfarë ke mësuar ose ndier rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit që mund të të ndihmojë të jesh i fortë dhe guximtar kur përballesh me sfida?

  • Nga ajo që mësove ose ndjeve rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit, çfarë dëshiron të mbash mend herën tjetër që do të ndiesh pasiguri për aftësinë tënde për të përballuar një situatë të vështirë?

Merreni parasysh të jepni dëshminë tuaj që Zoti do ta mbajë premtimin e Tij për të qenë me ne gjithmonë, për të mos na lënë ose braktisur kurrë, ashtu siç i premtoi Jozueut.