“Jozueut 1–8; 23–24: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Jozueut 1–8; 23–24: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Jozueut 1–8; 23–24
Jozueut 1–8; 23–24
Vështrim i Përgjithshëm
Pas Moisiut, Jozueu u bë profeti dhe udhëheqësi i radhës i kombit të Izraelit. Zoti i tha Jozueut t’i udhëhiqte fëmijët e Izraelit për në tokën e premtuar. Ndërsa izraelitët ushtruan besim te Jezu Krishti, Ai i bekoi ata në mënyrë të mrekullueshme. Zoti i ndaloi ujërat e lumit Jordan në mënyrë që izraelitët të mund të kalonin në tokë të thatë. Kur ushtritë e Izraelit iu bindën Zotit, Ai i bekoi ata që ta fitonin betejën. Jozueu i dha çdo fisi të Izraelit një tokë si trashëgimi. Para vdekjes së tij, Jozueu u kujtoi izraelitëve gjithçka që Zoti kishte bërë për ta. Ai e nxiti popullin të zgjidhte që t’i shërbente Zotit.
Inkurajojini nxënësit që të arrijnë ta njohin Shpëtimtarin duke e studiuar ungjillin çdo ditë. Studimi i shkrimeve të shenjta na jep një mundësi për të dëgjuar zërin e Shpëtimtarit. Ftesa për të lexuar shkrimet e shenjta është një ftesë për të njohur Jezu Krishtin. Ndërsa u jepni mësim nxënësve rreth studimit të shkrimeve të shenjta, inkurajojini që jo vetëm të gjejnë atë që japin mësim shkrimet e shenjta rreth Shpëtimtarit, por të gjejnë Vetë Atë. Për të mësuar më shumë, shihni pjesën “Shpëtimtari i Nxiti të Tjerët të Arrinin ta Njihnin Atë duke e Studiuar Fjalën e Tij” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 25). Një shembull se si ta bëni këtë, mund të gjendet te Mësimi 61: “Jozueut 1”.
Përgatituni të jepni mësim
Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.
Jozueut 1
Qëllimi i mësimit: Të rritë vetëbesimin e nxënësve se Zoti mund t’i ndihmojë të kenë guxim kur përballen me sfida.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të mendojnë për situata kur një të riu mund t’i nevojitet të tregojë guxim. Nxënësit mund të pyesin një pjesëtar të familjes ose mik për përvojat që ka pasur, që kërkonin guxim.
-
Figurë: Moisiu duke shuguruar Jozueun
Jozueut 2–4
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si mund të ushtrojnë besimin te Jezu Krishti.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të gjejnë një shkrim të shenjtë që i ndihmon të kuptojnë se çfarë do të thotë të kesh besim te Jezu Krishti. Kërkojuni të vijnë të përgatitur për të folur në orën mësimore. Nëse është e nevojshme, ata mund ta kërkojnë fjalën “Besim” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta.
-
Materiale filmike: “Seek Learning by Faith” [“Kërkoni të Mësoni me Anë të Besimit”] (33:35) nga kodi kohor 3:15 deri në 4:33; “Exercise Faith in Christ” [“Ushtroni Besim te Krishti”] (1:43)
-
Figurë: Ushtrimi i Besimit te Jezu Krishti
-
Fletushkë: “Shembuj të Besimit te Jezu Krishti nga Jozueut 2–4”
-
Materiale: Një fill i kuq, një palë këpucë dhe një gur
Jozueut 23–24
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të zgjedhin që t’i shërbejnë Zotit në vend të ndikimeve të tjera.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të sjellin një gur të vogël në klasë. Ata do ta përdorin atë si një kujtues të planit që do të bëjnë në mësim.
-
Materiale: Një gur i vogël për secilin nxënës (në rast se disa nxënës nuk sjellin një gur); materiale të tilla si shenjues që nuk fshihen, për të shkruar mbi gurë
Ushtrimi 4 i Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i zbatojnë të vërtetat që gjenden në fragmentet e zotërimit doktrinor, dhe t’i mësojnë e t’i zbatojnë parimet hyjnore për marrjen e njohurisë shpirtërore.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të zgjedhin njërin nga fragmentet e zotërimit doktrinor që e kanë studiuar këtë vit. Inkurajojini ata të mendojnë për një situatë reale në të cilën një adoleshent mund të ketë dobi nga zbatimi i mësimeve në atë fragment. Një listë e fragmenteve mund të gjendet te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).
-
Figura: Objekte që shumë adoleshentë mund t’i njohin, por nuk dinë se si t’i përdorin; dikush në udhëkryq
-
Materiale: Letra për secilin grup
-
Përmbajtje për t’u paraqitur: Parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore