Seminari
Eksodi 1–6: Vështrim i Përgjithshëm


“Eksodi 1–6: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Eksodi 1–6: Vështrim i Përgjithshëm”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Eksodi 1–6

Eksodi 1–6

Vështrim i Përgjithshëm

Pas vdekjes së Jozefit, izraelitët u bënë skllevër të egjiptianëve. Zoti i dëgjoi vajtimet e tyre dhe thirri Moisiun që t’i çlironte ata. Perëndia premtoi ta forconte Moisiun dhe t’i jepte atij fjalët që duhet të fliste.

ikona e seminarit

Shpëtimtari ishte gjithmonë gati t’u përgjigjej nevojave të nxënësve. Nxënësit tuaj vijnë te ju nga një larmi formimesh dhe rrethanash. Përpjekja e fortë për t’i plotësuar nevojat e nxënësve tuaj mund t’ju ndihmojë të jepni mësim si Shpëtimtari. Një shembull i mënyrës se si ta bëni këtë mund të gjendet te Mësimi 40: “Eksodi 5–6”. Për të mësuar më shumë rreth kësaj, shihni pjesën “Shpëtimtari Ishte Gjithmonë Gati që t’u Përgjigjej Nevojave të të Tjerëve” (Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2022], f. 17).

Përgatituni të jepni mësim

Informacioni i mëposhtëm ju siguron ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitni paraprakisht për çdo mësim.

Eksodi 1

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të dëshirojnë ta vendosin Perëndinë mbi presionet e tjera.

Eksodi 2–4

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit t’i përfshijnë më plotësisht fjalët e Zotit nëpërmjet profetëve të Tij në jetën e tyre.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i shqyrtojnë mësimet e kohëve të fundit nga profeti. Më pas ftojini ata të diskutojnë me një pjesëtar të familjes ose shok për mënyrën se si ndjekja e mësimeve të profetit e ka bekuar jetën e tyre.

  • Materiale filmike: “Profeti i Perëndisë” (16:04) nga kodi kohor 9:25 deri në 9:44; “Baby Moses” [“Moisiu Foshnjë”] (1:37); “Përse Kemi Profetë?” (1:37); “Listen to a Prophet” [“Dëgjoni një Profet”] (2:56) nga kodi kohor 0:53 deri në 2:56

  • Përmbajtje për t’u paraqitur: Thëniet e vetëvlerësimit në fillim të mësimit

  • Figura: Moisiu Foshnjë; Moisiu dhe ferrishtja që digjej; një figurë e Shpëtimtarit

Eksodi 5–6

Qëllimi i mësimit: T’i ndihmojë nxënësit të dallojnë që premtimet e Zotit mund t’u japin shtysë atyre të bëjnë vullnetin e Tij, pavarësisht nga rezultatet e menjëhershme.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë në orën mësimore të përgatitur për të dhënë përgjigjet e tyre për pyetjen vijuese: A e bën ndjekja e Jezu Krishtit jetën tuaj më të lehtë apo më të vështirë?

  • Materiale filmike: “Marrëdhënia Jonë me Perëndinë” (13:17) nga kodi kohor 2:26 deri në 4:05

  • Materiale për nxënësit: Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve