Seminari
Eksodi 2–4: “Unë do të Jem me Gojën Tënde”


“Eksodi 2–4: ‘Unë do të Jem me Gojën Tënde’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)

“Eksodi 2–4: ‘Unë do të Jem me Gojën Tënde’”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër

Eksodi 1–6: Mësimi 39

Eksodi 2–4

“Unë do të Jem me Gojën Tënde”

Jesus Christ appearing to the prophet Moses.  Mist or a cloud hovers around the figure of the Savior.

Kur përballemi me vështirësi, Zoti na udhërrëfen me dashuri nëpërmjet profetëve të Tij. Nën mbretërimin e faraonit, fëmijët e Izraelit u munduan nga robëria dhe i thirrën Zotit. Zoti i dëgjoi vajtimet e tyre dhe thirri Moisiun si një profet që t’i ndihmonte ata. Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit t’i përfshijnë më plotësisht fjalët e Zotit nëpërmjet profetëve të Tij në jetën e tyre.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i shqyrtojnë mësimet e kohëve të fundit nga profeti. Më pas ftojini ata të diskutojnë me një pjesëtar të familjes ose shok për mënyrën se si ndjekja e mësimeve të profetit e ka bekuar jetën e tyre.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Cilëve zëra t’u mirëbesoni

Merreni parasysh ta filloni orën mësimore duke dhënë këtë thënie dhe duke bërë pyetjet vijuese.

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, vërejti:

16:4
Former Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.   Replaced September 2019.

“Ne jetojmë në një planet ku ziejnë miliona zëra. Interneti, telefonat tanë inteligjentë, paketat me lojëra argëtuese, që të gjitha kërkojnë vëmendjen tonë dhe e hedhin ndikimin e tyre mbi ne.” (“Profeti i Perëndisë”, Liahona, maj 2018, f. 26)

Rendit disa shembuj të zërave që ke parë ose dëgjuar gjatë ditëve të fundit.

  • Çfarë vë re rreth burimeve të ndryshme të informacionit?

  • Në ç’mënyrë janë të ndryshme fjalët e profetëve nga zërat e tjerë?

Merreni parasysh të paraqitni thëniet vijuese të vetëvlerësimit dhe t’i ftoni nxënësit të mendojnë rreth përgjigjeve të tyre.

Për secilën prej thënieve vijuese, vlerësoje veten duke përdorur një shkallë nga 1 (aspak e vërtetë) në 5 (shumë e vërtetë):

  1. Unë vendos më shumë mirëbesim te fjalët e profetëve dhe të apostujve sesa te zërat ose ndikimet e tjera.

  2. Unë kam vetëbesim në këshillën dhe drejtimin që marrim nga profetët dhe apostujt e Zotit.

  3. Unë bëj përpjekje për t’i studiuar fjalët e profetëve dhe apostujve të sotëm.

Ndërsa nxënësit studiojnë sot, ftojini ata të mbajnë vesh për mbresa nga Shpirti rreth mënyrës se si mund ta ndjekin më plotësisht këshillën e profetëve dhe apostujve në jetën e tyre.

Zoti e thërret Moisiun për të qenë një profet

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë mënyrën se si Zoti e përgatiti Moisiun për të qenë profeti i Tij, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të tregojnë atë që dinë rreth jetës së hershme të Moisiut. Mund të paraqitni një figurë të Moisiut foshnjë për t’i ndihmuar nxënësit ta kujtojnë atë që dinë. Mund të shfaqni edhe materialin filmik “Baby Moses” [“Moisiu Foshnjë”] (1:37), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

1:36

Paragrafët vijues përmbajnë hollësi që mund të jenë të dobishme ndërsa nxënësit bëjnë përmbledhjen.

Megjithëse ishte izraelit nga lindja, profeti Moisi u rrit në shtëpinë e faraonit në Egjipt. Kur Moisiu ishte foshnjë, faraoni urdhëroi të vriteshin që të gjithë djemtë izraelitë të porsalindur (shih tek Eksodi 1:22). Për ta shpëtuar Moisiun, e ëma e fshehu në një shportë dhe e vendosi afër një lumi. Moisiu u zbulua nga e bija e faraonit, që e rriti atë si djalin e saj (shih tek Eksodi 2:1–10). Në Egjipt, Moisiu ishte mjaft i arsimuar dhe ishte “i pushtetshëm në fjalë e në vepra” (Veprat e Apostujve 7:22).

Kur u rrit, Moisiu vrau një egjiptian ndërkohë që mbrojti një nga skllevërit izraelitë. Moisiu ia mbathi në Madian, ku jetoi me një prift të lartë të quajtur Jethro dhe u martua me të bijën, Seforën (shih tek Eksodi 2:11–21). Ndërkohë që kujdesej për delet në Madian, Moisiu pati një përvojë me Jehovën.

Tregoni figurën vijuese. Ftojini nxënësit të imagjinojnë sikur të ishin Moisiu ndërsa i lexojnë vargjet vijuese dhe u përgjigjen pyetjeve vijuese në grupe të vogla. Më pas ata mund të japin pikat kulmore të asaj që mësuan si klasë.

The Old Testament prophet Moses kneeling before the burning bush on Mount Sinai.  Light is emanating from the bush.

Eksodi 3:1–6. Si do të ndiheshe? Përse?

Eksodi 3:7–14. Cili nga mësimet e Zotit mund të ketë qenë më kuptimploti ose ngushëlluesi për ty?

Për t’i ndihmuar nxënësit të përqendrohen te Jezu Krishti ndërsa i studiojnë këto vargje, merreni parasysh të paraqitni një figurë të Shpëtimtarit në qendër të tabelës. Mund t’i ftoni nxënësit të shkruajnë fraza për Shpëtimtarin përreth figurës, duke përshkruar nëpërmjet fjalëve të Tij atë që mund të mësojmë rreth Tij dhe marrëdhënies së Tij me Moisiun dhe fëmijët e Izraelit. Shembujt e ideve mund të përfshijnë që Jezusi e thirri Moisiun me emër (vargu 4), prania e Jezusit e bëri vendin të shenjtë (vargu 5), Jezusi i pa vuajtjet dhe i dëgjoi vajtimet e popullit të Tij (vargu 7) dhe Jezusi premtoi të ishte me Moisiun (vargu 12).

Nëse nxënësit nuk e përmendin, vini në dukje titullin “UNË JAM” (Eksodi 3:14). Shpjegoni se ai vjen nga e njëjta rrënjë e fjalës si Jehova, që mund të interpretohet si “Ai është” ose “Ai ekziston”. Emri do të kishte qenë lehtësisht i dallueshëm nga izraelitët. Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë domethënien e këtij emri, mund të pyesni përse do të ishte kuptimplotë të dinë se Zoti ekziston vërtet dhe është gjithmonë i pranishëm.

Pasi nxënësit të japin përgjigjet e tyre, mund të bëni pyetjen vijuese.

  • Nëse do të kishe qenë në situatën e Moisiut, çfarë pyetjesh ose shqetësimesh mund të kishe pasur?

Shpjegoni se, pavarësisht nga deklarata e Zotit se kush është Ai dhe çfarë premton Ai, Moisiu ende kishte shqetësime rreth thirrjes së tij për të çliruar Izraelin.

Lexo tek Eksodi 4:10–15, duke kërkuar mënyrën se si Zoti i trajtoi shqetësimet e Moisiut.

  • Çfarë mëson rreth fjalëve të profetëve nga këto vargje?

    Ndihmojini nxënësit të përcaktojnë të vërtetën se Zoti i thotë fjalët e Tij nëpërmjet profetëve të Tij.

  • Si mund të ndikojë njohuria për këtë të vërtetë në jetën tënde ose në vendimet e tua?

Për t’i ndihmuar nxënësit ta kuptojnë më mirë këtë të vërtetë, mund të shfaqni një nga materialet filmike vijuese:

1:38
2:56

Kujto fillimin e mësimit dhe zërat e ndryshëm që shpresojnë të fitojnë vëmendjen tonë. Mendo për atë që mund t’i tregosh dikujt tjetër për ta ndihmuar të kuptojë se Zoti flet nëpërmjet profetëve dhe se ne duhet t’ua vëmë veshin profetëve në vend të zërave të tjerë. Mund të përfshish atë që mësove nga Eksodi 3 dhe çdo përvojë që ti ose dikush që ti njeh keni pasur, që të ka ndihmuar të dish se Zoti i thotë fjalët e Tij nëpërmjet profetëve të Tij.

Ftojini nxënësit ta tregojnë atë që mund të thonë. Një pyetje e mundshme për ndjekjen e ecurisë është: “Si ju ka bekuar kjo kuptueshmëri ju ose dikë që njihni?”

Zbatimi i fjalëve të profetëve të Zotit në jetën tonë

  • Cilat janë disa mënyra se si mund t’i dëgjojmë dhe zbatojmë fjalët e Zotit, të dhëna nëpërmjet profetëve të Tij, në jetën tonë?

Inkurajoni disa nxënës të japin shembuj të zbatimit të mësimeve të profetëve. Nëse është e dobishme, tregoni disa ide si:

  • Zbatimi i këshillës profetike specifike nga një bisedë e konferencës së përgjithshme të kohëve të fundit.

  • Studimi i fjalëve të profetëve më shpesh, si dëgjimi i një bisede të një konference të përgjithshme çdo mëngjes gjatë përgatitjes për shkollë.

  • Krijimi i një plani për të studiuar bisedat e konferencave të përgjithshme më të fundit të secilit prej anëtarëve të Presidencës së Parë dhe Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. (Nëse nxënësit kanë qasje digjitale, ata mund të përdorin veçorinë Study Plans [Plane Studimi] në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].)

Shkruaj në ditarin tënd të studimit mënyrën se si do ta dëgjosh dhe zbatosh fjalën e Zotit nëpërmjet profetëve të Tij në jetën tënde personale. Si pjesë e planit tënd, shëno ato pengesa që mendon se mund t’i hasësh. Për çdo pengesë, shkruaj se si mund ta kapërcesh atë.

Shpjegojuni nxënësve se ata do të kenë një mundësi në mësimin e ardhshëm, Mësimi 55: “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 3”, për të vlerësuar se si po ecin me zbatimin e planeve të tyre.

Përfundojeni duke dhënë dëshminë tuaj se Zoti flet nëpërmjet profetëve të Tij të gjallë sot.