“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2: Zanafilla 12–50; Abraham 1–2”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër (2026)
“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2: Zanafilla 12–50; Abraham 1–2”, Manuali i Mësuesit të Seminarit për Dhiatën e Vjetër
Zanafilla 42–50: Mësimi 37
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 2
Zanafilla 12–50; Abraham 1–2
Reflektimi mbi të mësuarit tonë shpirtëror dhe vlerësimi i tij mund të na ndihmojnë të vijmë më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar gjatë studimit të tyre të kapitujve te Zanafilla 12–50 dhe Abraham 1–2.
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar mënyrat se si janë rritur shpirtërisht nga studimi i tyre i Dhiatës së Vjetër dhe i librit Perla me Vlerë të Madhe këtë vit. Mund të sugjeroni që ata të rishikojnë ditarët e studimit ose shënimet në shkrimet e tyre të shenjta për t’i ndihmuar të vënë re rritjen dhe të mësuarit e tyre.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Studimi juaj në orën mësimore i kapitujve tek Abraham 1–2 dhe Zanafilla 12–50 mund të jetë përqendruar në rezultate të ndryshme nga rezultatet e vlerësuara në këtë mësim. Nëse është kështu, përshtatini veprimtaritë për të vlerësuar rritjen që përjetuan nxënësit nga rezultatet ku u përqendrua klasa juaj.
Në këtë mësim, nxënësit do të kenë mundësinë ta vlerësojnë përparimin e tyre në tri fushat vijuese:
-
Shpjego rëndësinë e martesës së përjetshme në planin e Atit Qiellor. (Shënim: Kjo veprimtari bazohet te mësimet nga Mësimi 9: “Zanafilla 1:28–2:25” dhe Mësimi 29: “Zanafilla 24”.)
-
Ndiej një dëshirë më të madhe për të bërë dhe mbajtur besëlidhje me Perëndinë. (Shënim: Kjo veprimtari bazohet te mësimet nga Mësimi 23: “Zanafilla 12, 17” dhe Mësimi 31: “Zanafilla 28”.)
-
Merr pjesë në mbledhjen e Izraelit. (Shënim: Kjo veprimtari bazohet te mësimet nga Mësimi 24: “Abraham 2:9–11”.)
Bërja më të ngjashëm me Jezu Krishtin
Përcaktimi i mënyrës se si ata po rriten shpirtërisht mund t’i ndihmojë nxënësit në përpjekjet e tyre për t’u bërë dishepuj të Jezu Krishtit. Për t’i ndihmuar ata ta bëjnë këtë, merreni parasysh të paraqitni figurat vijuese. Përndryshe, nxënësit mund të vizatojnë një figurë me dy pemë në ditarët e tyre të studimit: një fidan dhe një pemë të rritur.
Imagjino sikur këto janë figurat e së njëjtës pemë të bëra disa vite larg nga njëra-tjetra. Në ditarët tuaj të studimit, renditni çdo provë që shihni se pema po rritet.
Nxënësit mund të punojnë në dyshe ose në grupe të vogla për të treguar listat e tyre dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve vijuese.
-
Si mund t’i krahasojmë këto figura të një peme me rritjen tonë shpirtërore për t’u bërë më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?
-
Cilat janë disa mënyra se si mund ta dallojmë se si po rritemi shpirtërisht dhe po bëhemi më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?
Shpjegoni se ne mund ta përcaktojmë rritjen shpirtërore duke shqyrtuar atë që kemi mësuar rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe mënyrën se si ajo na ka ndihmuar ta përmirësojmë marrëdhënien tonë me Ta.
Ftojini nxënësit të shpenzojnë disa minuta për ta shqyrtuar atë që kanë mësuar dhe zbatuar nga përvoja e tyre e seminarit këtë vit. Ata mund ta bëjnë këtë duke parë nëpër shkrimet e shenjta dhe shënimet e tyre.
-
Çfarë po mëson në seminar që po të ndihmon të rritesh shpirtërisht dhe të bëhesh më shumë si Jezu Krishti?
-
Çfarë prove të rritjes shpirtërore ke vënë re në jetën tënde?
Shpjego rëndësinë e martesës së përjetshme në planin e Atit Qiellor
Ky ushtrim mund t’i ndihmojë nxënësit të shpjegojnë rëndësinë e martesës së përjetshme në planin e Atit Qiellor. Ftojini nxënësit t’i kthehen figurës që mund të kenë vizatuar te Mësimi 29: “Zanafilla 24”. Jepuni nxënësve kohë për ta shqyrtuar atë që mësuan rreth martesës te Mësimi 9: “Zanafilla 1:28–2:25” dhe Mësimi 29: “Zanafilla 24”.
Nxënësit mund të shqyrtojnë çdo shënim ose ide që kanë shënuar në ditarët e tyre të studimit. Ata gjithashtu mund të shqyrtojnë vargjet në vijim dhe çdo gjë që mund të kenë shenjuar në ta:
Zanafilla 1:27–28
Zanafilla 2:18, 21–24
Doktrina e Besëlidhje 49:15–17
Për t’i ndihmuar nxënësit të shpjegojnë kuptueshmërinë e tyre për martesën e përjetshme, jepni një skenar si vijuesi. Mund ta përshtatni skenarin për të plotësuar nevojat e nxënësve tuaj.
Sot në shkollë, ti po flisje për planet e të ardhmes me disa shokë. Ti përmende martesën si një nga planet e tua. Një nga shokët të pyeti: “Më duket se ke shumë potencial për një karrierë. Përse dëshiron të martohesh?”
-
Duke përdorur atë që ke mësuar rreth martesës së përjetshme në planin e Atit Qiellor, si do t’i përgjigjeshe shokut tënd?
Nxënësit mund të shpenzojnë disa minuta për të planifikuar përgjigjet e tyre. Inkurajojini nxënësit të gjejnë disa shkrime të shenjta që i kanë studiuar në Dhiatën e Vjetër ose në vende të tjera. Kërkojuni atyre që t’i japin ato shkrime të shenjta si pjesë e shpjegimeve të tyre.
Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në dyshe. Ftojeni secilin nxënës ta ushtrojë shpjegimin e asaj që do t’i thoshte shokut të tij.
Ndiej një dëshirë më të madhe për të bërë dhe mbajtur besëlidhje me Perëndinë
Nxënësit mund të kenë vizatuar një skicë të ëndrrës së Jakobit si pjesë të Mësimit 31: “Zanafilla 28”. Ata mund t’u referohen skicave të tyre si pjesë e shqyrtimit të besëlidhjeve. Mund të paraqitni gjithashtu figurën vijuese. Ftojini nxënësit të kujtojnë atë që mbajnë mend nga ngjarja e përshkruar rreth bërjes dhe mbajtjes së besëlidhjeve (shihni edhe te Mësimi 23: “Zanafilla 12, 17”). Nëse është e dobishme, nxënësit mund të shqyrtojnë vargjet te Zanafilla 28:10–21.
Nëse dëshironi, mund t’u kujtoni nxënësve se Jakobi bëri besëlidhje me Perëndinë pasi u largua nga shtëpia e prindërve të tij dhe nisi jetën më vete. Si pjesë e Mësimit 31:Zanafilla 28, nxënësit reflektuan mbi mundësinë që do të kenë për të bërë besëlidhje me Perëndinë në tempull. Nxënësit mund t’i kenë shkruar përgjigjet për pyetjet vijuese në ditarët e tyre të studimit:
-
Çfarë bekimesh të premtuara ke përjetuar nga të përpjekurit fort për të mbajtur besëlidhjet e tua me Perëndinë ose nga shërbimi në tempull?
-
Me çfarë situatash mund të përballesh në të ardhmen ku do të kishe dobi nga kujdesi dhe mbrojtja që Perëndia u premton njerëzve që bëjnë besëlidhje me Të?
Nëse lidhet me nxënësit, ftojini ata t’i shqyrtojnë përgjigjet që shënuan. Pas një kohe të mjaftueshme, sigurojuni nxënësve letër dhe zarfe për veprimtarinë vijuese.
Duke përdorur atë që ke mësuar rreth bërjes dhe mbajtjes së besëlidhjeve me Perëndinë, shkruaji një letër vetes sate që mund ta hapësh në fund të shkollës së mesme. Shkruaj rreth arsyes përse e ndien se është e rëndësishme të bësh dhe mbash besëlidhje me Perëndinë në tempull dhe gjatë gjithë jetës sate. Përfshi mënyrën se si bërja e besëlidhjeve me Perëndinë mund ta rritë qasjen tënde tek udhërrëfimi, kujdesi dhe mbrojtja e Tij.
Merr pjesë në mbledhjen e Izraelit
Te Mësimi 24: “Abraham 2:9–11”, nxënësit mund të kenë bërë një plan për të marrë pjesë në mbledhjen e Izraelit. Nëse është kështu, jepuni nxënësve kohë për t’i shqyrtuar planet e tyre. Planet e tyre mund të kenë përfshirë mënyrat për ta shpërndarë ungjillin, për t’i ndihmuar të tjerët të bëjnë ose mbajnë besëlidhje me Zotin ose për t’i bekuar të tjerët nëpërmjet punës në tempull dhe për historinë familjare. Nxënësit që nuk kanë krijuar ende një plan, mund të përdorin paraqitjen pamore vijuese që të fillojnë të bëjnë një të tillë.
Ti mund të kesh bërë plane për të marrë pjesë në mbledhjen e Izraelit. Reflekto mbi këto plane duke plotësuar grafikun vijues në ditarin tënd të studimit.
Ftoni disa nxënës të gatshëm të tregojnë çfarë përvojash kanë pasur duke vepruar sipas planeve të tyre dhe mënyrën se si ato përvoja kanë ndikuar tek ata. Kërkojuni nxënësve të tregojnë se si pjesëmarrja në mbledhjen e Izraelit ka ndikuar në ndjenjat e tyre për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.
Ftojini nxënësit të vazhdojnë të kërkojnë ndihmën e Frymës së Shenjtë për të ditur mënyrat se si mund të marrin pjesë në mbledhjen e Izraelit. Inkurajojini nxënësit që mund të mos kenë vepruar sipas një plani që të fillojnë tani. Dëshmoni për bekimet që do t’u japë Zoti atyre dhe të tjerëve ndërsa i vënë në praktikë planet e tyre.