Doktrina e Besëlidhje 2021
17–23 Maj. Doktrina e Besëlidhje 51–57: “Kujdestar Besnik, i Drejtë e i Mençur”


“17–23 Maj. Doktrina e Besëlidhje 51–57: ‘Kujdestar Besnik, i Drejtë e i Mençur’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“17–23 Maj. Doktrina e Besëlidhje 51–57”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren

Pamja
fermer me qetë

Lërimi i Parë i Tokës, nga James Taylor Harwood

17–23 Maj

Doktrina e Besëlidhje 51–57

“Kujdestar Besnik, i Drejtë e i Mençur”

Përveç ideve të sugjeruara këtu, Shpirti mund t’ju nxitë të përqendroheni te diçka tjetër nga Doktrina e Besëlidhje 51–57 që mund të jetë e rëndësishme për fëmijët të cilëve u jepni mësim.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Lejojini fëmijët të cilët duan të tregojnë diçka që po e mësojnë, të tërheqin numra nga një enë për të përcaktuar rendin sipas të cilit ata do të tregojnë.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 51:9

Unë mund të jem i ndershëm.

Shumë fëmijë të vegjël ende po mësojnë se çfarë do të thotë të tregojnë të vërtetën. Merreni parasysh se si mund ta përforconi rëndësinë e të folurit dhe të vepruarit me ndershmëri.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve nga Doktrina e Besëlidhje 51:9: “Dhe çdo njeri duhet të veprojë me ndershmëri” (shih edhe Nenet e Besimit 1:13). Pyetini fëmijët nëse e dinë se çfarë do të thotë të jenë të ndershëm. Për t’i ndihmuar që ta kuptojnë, jepuni shembuj të veprimeve që janë të ndershme.

  • Tregoni disa histori të thjeshta të fëmijëve që përballen me vendime për të qenë të ndershëm, të tilla si vendimi për ta pranuar kur bënë diçka gabim. Përdorni figura, marioneta të bëra me çorape ose kukulla prej letre që t’i bëni historitë më interesante. Pyetini fëmijët nëse këta njerëz janë të ndershëm ose të pandershëm.

  • Këndoni një këngë për ndershmërinë, të tillë si “Mbro Drejtësin’” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 81). Jepni dëshminë tuaj rreth arsyes përse është e rëndësishme që të jemi të ndershëm.

Doktrina e Besëlidhje 52:10; 53:3; 55:1

Dhurata e Frymës së Shenjtë merret me anë të vënies së duarve.

Marrja e Frymës së Shenjtë me anë të vënies së duarve përmendet disa herë te Doktrina e Besëlidhje 51–57. Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për t’i mësuar fëmijët rreth kësaj ordinance.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitni një figurë të një fëmije që po konfirmohet (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 105). Ftojini fëmijët të përshkruajnë atë që po ndodh në figurë. Kërkojuni t’i përplasin duart kur dëgjojnë frazat “duke u vënë duart” ose “me anë të vënies së duarve” ndërkohë që lexojnë një ose më shumë nga vargjet vijuese: Doktrina e Besëlidhje 52:10; 53:3; 55:1.

  • Tregojuni fëmijëve rreth kohës kur ju morët dhuratën e Frymës së Shenjtë me anë të vënies së duarve pasi u pagëzuat. Ndihmojini fëmijët të presin me dëshirë për marrjen e kësaj dhurate për veten e tyre. Diskutoni me ta për mënyrat se si mund ta ftojmë Shpirtin në jetën tonë.

  • Këndoni “Fryma e Shenjtë”, (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 56) ose një këngë të ngjashme. Vini në dukje fjalë dhe fraza që japin mësim rreth dhuratës së Frymës së Shenjtë.

    Pamja
    djalë duke u konfirmuar

    Ilustrim i një djali duke u konfirmuar, nga Dan Burr

Doktrina e Besëlidhje 54:4–6

Unë gjithmonë duhet t’i mbaj premtimet e mia.

Liman Kopli kishte besëlidhur që t’i lejonte shenjtorët nga Kollsvilli në Nju‑Jork të jetonin në tokën e tij në Ohajo. Por pasi mbërritën, ai e shkeli besëlidhjen e vet dhe i bëri të largohen.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve se çfarë u ndodhi shenjtorëve të cilët erdhën të jetonin në tokën e Liman Koplit (shih kreun e seksionit për Doktrina e Besëlidhje 54; shih edhe “Kapitulli 21: Profeti Shkon në Misuri”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 81–83). Ndihmojini që të marrin në shqyrtim mënyrën se si mund të ishin ndier shenjtorët kur Limani e shkeli premtimin e vet.

  • Priteni përgjysmë një zemër prej letre dhe jepiani secilën gjysmë dy fëmijëve të ndryshëm. Kërkojuni t’i ngrenë lart gjysmat e tyre së bashku që të bëjnë një zemër të plotë. Lejoni fëmijë të tjerë tʼi ngrenë lart me radhë pjesët e zemrës. Ndihmojini fëmijët ta krahasojnë këtë me premtimet ose besëlidhjet që bëjmë me Perëndinë. Perëndia do ta mbajë gjithmonë pjesën e Tij të besëlidhjes nëse ne e mbajmë pjesën tonë.

  • Kujtojuni fëmijëve që kur të pagëzohen, ata do të bëjnë besëlidhjen, ose do të premtojnë, se do t’u binden urdhërimeve të Perëndisë. Lexojuni atyre nga Doktrina e Besëlidhje 54:6 për mënyrën se si Zoti i bekon njerëzit që i mbajnë besëlidhjet e tyre.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 51:1955

Unë mund t’i përdor bekimet që Perëndia më ka dhënë për t’i bekuar të tjerët.

Zoti i ka besuar secilit prej nesh dhurata dhe bekime që mund t’i përdorim për ta ndërtuar mbretërinë e Tij.

Veprimtari të Mundshme

  • Fshihni nëpër dhomë fjalët “besnik”, “i drejtë” dhe “i mençur”. Ftojini fëmijët që t’i gjejnë fjalët që janë nëpër dhomë dhe më pas t’i gjejnë ato te Doktrina e Besëlidhje 51:19. Lexojeni vargun së bashku dhe flisni për atë që do të thotë të jesh kujdestar. Nëse është e nevojshme, lexoni së bashku paragrafin e parë të “Kujdestar, Kujdestari” në Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

  • Tregojuni fëmijëve për Uilliam W. Felpsin, i cili ishte një botues gazete përpara se të dëgjonte për ungjillin dhe të shpërngulej në Kirtland. Kërkojuni fëmijëve të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 55:1–4 dhe të renditin atë që Perëndia donte që Uilliami të bënte. Cilat nga këto gjëra mund të gjejnë zbatim për ne të gjithë dhe cilat janë të veçanta për Uilliamin për shkak të talenteve të tij? Kërkojuni fëmijëve të përcaktojnë talente që i shohin te njëri‑tjetri dhe të diskutojnë se si mund t’i përdorin ato talente për t’u shërbyer Perëndisë dhe fëmijëve të Tij.

Doktrina e Besëlidhje 52:14–19

Perëndia ka një model për të më ndihmuar që të mos mashtrohem.

Në këto vargje, Zoti dha një model kështu “që [ne] të mos mashtrohe[mi]” (Doktrina e Besëlidhje 52:14) nga mësues të rremë dhe mesazhe të rreme.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve një shembull të një modeli (të tillë si një model për qepje rrobash ose për bërjen e diçkaje) dhe flisni rreth arsyes përse modelet janë të dobishme. Për t’i ndihmuar fëmijët që të mësojnë rreth një modeli nga Zoti, shkruani në tabelë fraza si Ai që, po ai ; Ai që , do të ; dhe Ai që , nuk është . Ftojini fëmijët të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 52:15–18 dhe të plotësojnë hapësirat bosh. Përse është ky model i dobishëm për ne? (Shih vargjet 14, 19.)

  • Vizatoni diçka të thjeshtë dhe ftojini fëmijët ta ndjekin modelin tuaj që të bëjnë të njëjtin vizatim. Më pas shqyrtoni me ta modelin e Zotit të shënuar te Doktrina e Besëlidhje 52:14–19.

Doktrina e Besëlidhje 54

Unë duhet t’i mbaj gjithmonë besëlidhjet e mia.

Edhe pse besëlidhjet tona janë vetjake, besnikëria jonë në mbajtjen e tyre mund të ndikojë në jetën e njerëzve të tjerë. Historia e Liman Koplit dhe shenjtorëve nga Kollsvilli në Nju‑Jork e ilustron këtë të vërtetë.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve se çfarë ndodhi kur shenjtorët nga Kollsvilli në Nju‑Jork u vendosën në tokën e Liman Koplit (shih kreun e seksionit për Doktrina e Besëlidhje 54; shih edhe “Kapitulli 21: Profeti Shkon në Misuri”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 81–83). Si do të ndiheshit po të ishit njëri nga ata shenjtorë dhe të mësonit se Limani e shkeli besëlidhjen e vet që ai do të jepte nga toka e tij? Çfarë na mëson kjo histori rreth mbajtjes së besëlidhjeve tona? Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 54:6 për të mësuar rreth një bekimi që Zoti ua jep atyre që i mbajnë besëlidhjet e tyre.

  • Kujtojuni fëmijëve besëlidhjet që i bënë kur u pagëzuan (shih Mosia 18:8–10). Ndihmojini të mendojnë për mënyrat se si po i mbajnë këto besëlidhje dhe ndihmojini të kuptojnë se si kjo do t’i përgatitë që të bëjnë besëlidhje shtesë në të ardhmen.

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Nëse fëmijëve duket se u pëlqeu njëra prej veprimtarive sot, sugjeroni që ta përsëritin atë veprimtari në shtëpi me familjet e tyre.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jetojeni atë që jepni mësim. Mësimdhënia juaj do të jetë më e fuqishme nëse ju mund të dëshmoni nga përvoja vetjake rreth bekimeve të të jetuarit të ungjillit. Teksa përzgjidhni parime për t’ua mësuar fëmijëve, përsiatni se si mund t’i jetoni ato parime më plotësisht. (Shih edhe Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 13–14.)