Doktrina e Besëlidhje 2021
4–10 Janar. Joseph Smith – Historia 1:1–26: “Unë Pashë një Shtyllë Drite”


“4–10 Janar. Joseph Smith – Historia 1:1–26: ‘Unë Pashë një Shtyllë Drite’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“4–10 Janar. Joseph Smith – Historia 1:1–26”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

Pamja
Korija e Shenjtë

Korija e Shenjtë, nga Greg K. Olsen

4–10 Janar

Joseph Smith – Historia 1:1–26

“Unë Pashë një Shtyllë Drite”

Ndërsa i studioni shkrimet e shenjta, mendoni për fëmijët të cilëve u jepni mësim. Fryma e Shenjtë mund t’ju frymëzojë, nëpërmjet mbresave që merrni, për ta ditur se ku të përqendroheni në klasë.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Ftojini disa fëmijë të tregojnë atë që dinë rreth Jozef Smithit dhe lutjes së tij në Korijen e Shenjtë (shfaqja e një figure të Vegimit të Parë mund të ndihmojë). Pyetini se si ndihen kur dëgjojnë se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e vizituan Jozef Smithin. Nëse Jozef Smithi do ta vizitonte klasën tonë, për çfarë do ta pyetnim lidhur me përvojën e tij?

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Joseph Smith – Historia 1:3–20

Jozef Smithi ishte i përgatitur për të qenë profet i Perëndisë.

Nëse mësojnë rreth fëmijërisë së Jozef Smithit, kjo mund t’i ndihmojë fëmijët ta gjejnë veten tek ai dhe të përgatiten për të mësuar nga përvojat e tij. Ndoshta ju mund t’i ndihmoni ata të shohin se si e përgatitën Jozefin përvojat që pati kur ishte djalosh, për të qenë profet i Perëndisë.

Veprimtari të Mundshme

  • Kërkojini një fëmije të mbajë një figurë të Jozef Smithit (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 87) ndërkohë që tregoni disa fakte rreth Jozefit që gjenden te Joseph Smith – Historia 1:3–14 (shih edhe “Kapitulli 1: Jozef Smithi dhe Familja e Tij”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 6–8 ose materialin filmik përkatës te ChurchofJesusChrist.org). Ndihmojini ata që t’i krahasojnë hollësitë rreth familjes dhe jetës së tij me të vetat. Jepni dëshminë tuaj se Jozefi u zgjodh nga Perëndia dhe u përgatit për të qenë profet (shih “Zëra të Rivendosjes: Familja e Jozef Smithit” tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet). Nëse është e nevojshme, mësojuni fëmijëve se profet është dikush që flet në emër të Perëndisë.

  • Ftojeni një të ri të lagjes që të vijë në klasën tuaj duke u hequr sikur është Jozef Smithi. Përgatitni disa pyetje që fëmijët t’ia bëjnë atij, të cilat marrin përgjigje te Joseph Smith – Historia 1:3–20 (nëse dëshironi, mund t’ia tregoni këto pyetje të riut paraprakisht). Pastaj, ftojeni të riun që të lexojë disa nga vetë fjalët e Jozef Smithit rreth Vegimit të Parë (për shembull, Joseph Smith – Historia 1:25).

Joseph Smith – Historia 1:10–17

Ati Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të mia.

Përvoja e Jozef Smithit mund t’i frymëzojë fëmijët që të luten me besimin se Perëndia do t’i dëgjojë ata.

Veprimtari të Mundshme

  • Tregojuni fëmijëve rreth pyetjeve që pati Jozef Smithi (shih Joseph Smith – Historia 1:10). Çfarë mund të bëjmë kur kemi pyetje rreth Perëndisë? Paraqitiuni fëmijëve një kopje të Biblës dhe shpjegoni se, kur Jozefi e lexoi Biblën, ai mësoi se mund të “kërkojë nga Perëndia” (Jakob [Bibël] 1:5; shih edhe Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 89). Jepni dëshminë tuaj se ne mund t’i bëjmë pyetje Perëndisë nëpërmjet lutjes.

  • Tregoni rreth një përvoje kur ishit i/e pështjelluar, i kërkuat ndihmë Perëndisë dhe morët një përgjigje. Ndihmojini fëmijët të mendojnë për kohët kur lutjet e tyre morën përgjigje. Mund të tregoni edhe një histori nga revistat e Kishës rreth lutjes së një fëmije që mori përgjigje.

Joseph Smith – Historia 1:17–19

Jozef Smithi pa Atin Qiellor dhe Birin e Tij, Jezu Krishtin.

Mund t’i ndihmoni fëmijët të hedhin themelet për një dëshmi të fortë për Vegimin e Parë të Jozef Smithit. Tregojuni se si e fituat dëshminë tuaj për këtë ngjarje të rëndësishme.

Veprimtari të Mundshme

  • Shfaqeni figurën e Vegimit të Parë në përvijimin e mësimit të kësaj jave te manuali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe tregojeni me fjalët tuaja se çfarë ndodhi kur u lut Jozefi. Ftojini fëmijët që të bëjnë vetë vizatime të historisë.

  • Ftojini fëmijët që ta ngjyrosin faqen e veprimtarisë së kësaj jave dhe ta përdorin atë për të treguar historinë e Vegimit të Parë (shih edhe “Kapitulli 2: Vegimi i Parë i Jozef Smithit”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 9–12 ose materialin filmik përkatës te ChurchofJesusChrist.org).

  • Lexoni te Joseph Smith – Historia 1:17 dhe vërjuani në dukje fëmijëve fjalët që Ati Qiellor i tha Jozef Smithit.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Joseph Smith – Historia 1:10–13

Perëndia mund t’iu përgjigjet pyetjeve të mia nëpërmjet shkrimeve të shenjta.

Jozef Smithi u frymëzua nga një fragment që lexoi në Bibël, dhe kjo çoi te Vegimi i Parë dhe Rivendosja e Kishës së Krishtit. Ndihmojini fëmijët ta kuptojnë se si studimi i shkrimeve të shenjta mund t’i ndihmojë të gjejnë përgjigje për pyetjet e tyre shpirtërore.

Veprimtari të Mundshme

  • Paraqitiuni fëmijëve libra të ndryshëm (si një enciklopedi ose një libër me receta gatimi) dhe ndihmojini ata të mendojnë për pyetjet që mund të marrin përgjigje në këta libra. Pastaj paraqitiuni atyre një kopje të shkrimeve të shenjta. Për çfarë pyetjesh mund të japin përgjigje këta libra? Mund të jepni shembullin e një pyetjeje që merr përgjigje në shkrimet e shenjta. Lexojini së bashku vargjet te Joseph Smith—Historia 1:10–11 për të zbuluar se çfarë pyetjesh kishte Jozef Smithi dhe çfarë përgjigjesh gjeti në shkrimet e shenjta.

  • Ndihmojini fëmijët të gjejnë fjalët te vargu 12 që përshkruajnë mënyrën se si u ndikua Jozef Smithi nga leximi i vargut te Jakob [Bibël] 1:5. Tregoni një përvojë që keni pasur me shkrimet e shenjta – për shembull, kur gjetët përgjigje për njërën nga pyetjet tuaja nëpërmjet leximit të shkrimeve të shenjta. Këndojeni së bashku këngën “Kërko, Përsiat dhe Lutu”, (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 66).

Joseph Smith – Historia 1:10–19

Ati Qiellor i dëgjon dhe u përgjigjet lutjeve të mia.

Perëndia e njihte Jozef Smithin dhe, kur Jozefi u lut, Perëndia e dëgjoi. Ndërkohë që përvojat e fëmijëve të cilëve u jepni mësim, mund të jenë të ndryshme nga ato të Jozefit, mund t’i ndihmoni ata ta ndiejnë se Perëndia i njeh dhe i dëgjon ata kur luten.

Veprimtari të Mundshme

  • Ftojeni prindin e një fëmije që të qëndrojë jashtë klasës dhe t’u përgjigjet pyetjeve nga fëmijët duke përdorur metoda të tilla si dërgimi i një mesazhi në celular, bërja e një telefonate, shkrimi i një pusulle ose dërgimi i një lajmëtari. Cilat janë disa nga mënyrat se si Ati Qiellor komunikon me ne? (Shih “Zbulesë”, Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, scriptures.ChurchofJesusChrist.org.) Sipas vargjeve te Joseph Smith – Historia 1:16–19, si iu përgjigj Ati Qiellor lutjes së Jozef Smithit? Si u është përgjigjur Ai lutjeve tona?

  • Këndoni së bashku “Lutja e një Fëmije” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 6).

    Pamja
    e re duke u lutur

    Perëndia i dëgjon dhe iu përgjigjet lutjeve tona.

Joseph Smith – Historia 1:14–19, 25

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti iu shfaqën Jozef Smithit.

Çdonjëri nga fëmijët të cilëve u jepni mësim, ka nevojë për një dëshmi për përvojën e Jozef Smithit në Korijen e Shenjtë. Si mund t’i ndihmoni ata që ta fitojnë ose forcojnë dëshminë e tyre?

Veprimtari të Mundshme

  • Për ta përsëritur tregimin për Vegimin e Parë, shkruani përmbledhje për çdo varg nga Joseph Smith – Historia 1:14–19 në shirita të veçantë letre. Vendosini letrat në një enë dhe ftojini fëmijët t’i zgjedhin një e nga një dhe t’i vendosin ato në tabelë në rendin e duhur.

  • Ftojini fëmijët t’i mbyllin sytë dhe të përfytyrojnë si do të ishte nëse ata do të ishin Jozefi teksa lexoni pjesë të përzgjedhura nga Joseph Smith – Historia 1:14–17. Kërkojuni atyre të shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth përvojës së Jozefit.

  • Shfaqeni materialin filmik “Ask of God: Joseph Smith’s First Vision” [“Kërko nga Perëndia: Vegimi i Parë i Jozef Smithit”] (ChurchofJesusChrist.org) dhe kërkojuni fëmijëve të tregojnë diçka që mësojnë nga vegimi i Jozefit për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

  • Lexojeni së bashku dëshminë e Jozefit te Joseph Smith – Historia 1:25. Kërkojuni fëmijëve të kërkojnë fjalë dhe fraza që shfaqin besimin e Jozefit. Si mund të mbetemi besnikë ndaj Perëndisë dhe dëshmive tona kur njerëzit e tjerë nuk janë dakord me ne?

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Ftojini fëmijët t’ia tregojnë dikujt historinë e Vegimit të Parë të Jozef Smithit – nëse është e mundur, dikujt që nuk e ka dëgjuar më parë. Ata mund të përdorin faqen e veprimtarisë së kësaj jave për t’i ndihmuar ta tregojnë historinë.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Nxiteni nderimin. Për t’ua kujtuar fëmijëve që të tregojnë nderim, mund të këndoni me zë të lartë ose nën zë një këngë, të paraqitni një figurë të Jezusit ose të përdorni një sinjal me dorë që fëmijët e njohin.