Doktrina e Besëlidhje 2021
18–24 Janar. Doktrina e Besëlidhje 3–5: “Vepra Ime do të Përhapet”


“18–24 Janar. Doktrina e Besëlidhje 3–5: ‘Vepra Ime do të Përhapet’”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“18–24 Janar. Doktrina e Besëlidhje 3–5”, Eja, Më Ndiq – Për Filloren: 2021

Pamja
burra duke punuar në fushë

Koha e Korrjes në Francë, nga James Taylor Harwood

18–24 Janar

Doktrina e Besëlidhje 3–5

“Vepra Ime do të Përhapet”

Teksa studioni kapitujt te Doktrina e Besëlidhje 3–5, mund t’ju vijnë përshtypje rreth asaj që kanë nevojë të kuptojnë fëmijët të cilëve u jepni mësim. Veprimtaritë në këtë përvijim të mësimit mund t’ju japin ide gjithashtu.

Shënojini Mbresat Tuaja

Pamja
ikona e të treguarit

Ftojini të Tregojnë

Shfaqni figurën e Jozef Smithit nga përvijimi i mësimit të kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet dhe ndihmojini fëmijët t’ju tregojnë atë që dinë rreth historisë që ajo portretizon. Ndihmojini ata ta kujtojnë historinë e humbjes së faqeve të para të përkthimit të Librit të Mormonit nga Martin Harrisi (shih “Kapitulli 4: Martin Harrisi dhe Faqet e Humbura”, Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 18–21; ose Shenjtorët, 1:51–56).

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Vegjël

Doktrina e Besëlidhje 3:7–10

Unë mund ta zgjedh të drejtën kur të tjerët përpiqen të më shtyjnë të bëj gabime.

Ndihmojini fëmijët të mësojnë atë që mësoi Jozef Smithi: po t’i mirëbesojnë Atit Qiellor, Ai do të jetë “me [ta] në çdo kohë shqetësimi” (Doktrina e Besëlidhje 3:8).

Veprimtari të Mundshme

  • Shqyrtojeni historinë e Martin Harrisit dhe të faqeve të humbura të dorëshkrimit (shih Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 18–21 ose materialin filmik përkatës te ChurchofJesusChrist.org). Tregojuni fëmijëve disa situata të mundshme kur mund të tundohen të bëjnë diçka që e dinë se nuk është e drejtë. Si mund të na ndihmojë Ati Qiellor për të zgjedhur të drejtën? (Shih Doktrina e Besëlidhje 3:8.)

    Pamja
    Martin Harrisi

    Martin Harrisi, nga Lewis A. Ramsey

  • Lexojini këto fjalë nga Doktrina e Besëlidhje 3:8: “Ai do të të kishte shtrirë krahun e tij dhe do të të kishte mbështetur”. Ftojini fëmijët të ngrihen në këmbë dhe t’i zgjatin krahët para teksa e lexoni frazën përsëri. Tregojuni atyre disa mënyra në të cilat Zoti mund ta zgjatë krahun e Tij për t’i ndihmuar kur të tjerët përpiqen t’i bindin që ata të bëjnë gjëra të gabuara. Lërini t’i zgjatin krahët me radhë ndërsa tregojnë mënyra të tjera në të cilat Zoti e zgjat krahun e Tij për të na ndihmuar.

Doktrina e Besëlidhje 4

Zoti ka nevojë për mua që të bëj punën e Tij.

Fëmijët mund të “hy[jnë] në shërbim të Perëndisë” (Doktrina e Besëlidhje 4:2) në shumë mënyra dhe mund të përgatiten tani për mundësi të tjera në të ardhmen e tyre.

Veprimtari të Mundshme

  • Lexojuni fëmijëve vargun te Doktrina e Besëlidhje 4:1. Sillni disa fotografi që përshkruajnë veprën e “mrekullueshme” të Perëndisë në ditët e mëvonshme (të tilla si fotografi misionarësh, tempujsh dhe të Librit të Mormonit). Lërini fëmijët të përzgjedhin me radhë një figurë dhe të flasin rreth saj. Tregoni arsyen përse vepra e Zotit është e mrekullueshme për ju.

  • Ndihmojini fëmijët të mendojnë për veprime ose të bëjnë vizatime të frazës “t’i shërbeni atij me gjithë zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën tuaj” (Doktrina e Besëlidhje 4:2). Jepni shembullin e dikujt që e dini se i shërben Perëndisë në këtë mënyrë.

  • Këndoni së bashku një këngë rreth punës misionare, të tillë si “Un’ Dua të Jem Misionar Tani” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 90). Diskutoni se çfarë na mëson kënga rreth mënyrës se si ne mund ta ndihmojmë Perëndinë që të bëjë veprën e Tij.

Doktrina e Besëlidhje 5:10

Ne e kemi marrë fjalën e Perëndisë nëpërmjet Jozef Smithit.

Si mund t’i ndihmoni fëmijët që t’i forcojnë dëshmitë e tyre që Jozef Smithi dhe profetët e tjerë na mësojnë fjalën e Perëndisë?

Veprimtari të Mundshme

  • Fshihni një pikturë të Jozef Smithit diku në dhomë (shih Libri i Figurave Artistike të Ungjillit, nr. 87). Lexoni te Doktrina e Besëlidhje 5:10 dhe ftojini fëmijët ta kërkojnë pikturën për të zbuluar se kujt i referohet fjala “teje”. Jepni dëshminë tuaj se e kemi marrë fjalën e Perëndisë nëpërmjet Jozef Smithit.

  • Tregojuni fëmijëve kopje të Librit të Mormonit dhe të librit Doktrina e Besëlidhje. Shpjegoni se Perëndia na i dha këto shkrime të shenjta nëpërmjet Jozef Smithit. Thoni disa nga vargjet tuaja të parapëlqyera nga këta libra dhe tregojuni pse jeni mirënjohës për ta.

Pamja
ikona e mësimdhënies

Jepeni Mësim Doktrinën: Fëmijët Më të Mëdhenj

Doktrina e Besëlidhje 3:5–10; 5:21–22

Duhet të më interesojë më shumë që ta kënaq Perëndinë sesa të kënaq të tjerët.

Teksa fëmijët mësojnë rreth përvojës së Jozef Smithit me fletët e humbura të përkthimit të Librit të Mormonit, ata mund të frymëzohen për të qëndruar besnikë kur të tjerët i tundojnë për të qenë të pabindur.

Veprimtari të Mundshme

  • Disa ditë më përpara, ftoni një fëmijë të vijë në klasë i/e përgatitur për ta treguar historinë e Jozef Smithit dhe Martin Harrisit kur humbën fletët e para të përkthimit të Librit të Mormonit (shih Histori nga Doktrina e Besëlidhje, f. 18–21; ose Shenjtorët, 1:51–56). Lexoni së bashku te Doktrina e Besëlidhje 3:5–8; 5:21–22 dhe kërkoni bekimet që vijnë kur qëndrojmë të vërtetë ndaj Perëndisë.

  • Jepuni kohë fëmijëve për të menduar rreth një situate ku një shok/shoqe mund të përpiqet t’i shtyjë të bëjnë diçka të gabuar. Ftojini ata të gjejnë një fragment te Doktrina e Besëlidhje 3:5–8; 5:21–22 që mund t’i ndihmojë ata gjatë atyre situatave. Interpretojini me role disa shembuj.

Doktrina e Besëlidhje 4

Zoti ka nevojë për mua që të bëj punën e Tij.

Doktrina e Besëlidhje 4 mund t’i frymëzojnë fëmijët për të qenë pjesë e “vep[rës së] mrekullueshme” të Zotit (vargu 1).

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruani në tabelë: Shërbejini Perëndisë. Ftojini fëmijët të kërkojnë te Doktrina e Besëlidhje 4 dhe të bëjnë një listë gjërash që mësojnë rreth asaj që do të thotë t’i shërbesh Perëndisë. Kërkojuni atyre të shtojnë në listë gjëra që mësojnë nga kënga “Do të Jem Guximtar” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 85) ose një këngë tjetër rreth shërbimit ndaj Perëndisë.

  • Sillni vegla pune (ose figura veglash) që dikush mund t’i përdorë për të punuar në fushë. Si na ndihmojnë këto vegla? Ndihmojini fëmijët të gjejnë gjëra te Doktrina e Besëlidhje 4:5–6 që mund të jenë si vegla për të bërë veprën e Perëndisë.

  • Ftojini misionarët kohëplotë ose të lagjes që të tregojnë diçka nga Doktrina e Besëlidhje 4 që i ka frymëzuar ata për ta bërë veprën e Perëndisë. Çfarë mund të bëjmë ne për të ndihmuar në veprën e Perëndisë?

Doktrina e Besëlidhje 5:1–7, 11, 16, 23–24

Unë mund të jem një dëshmitar/e që Libri i Mormonit është i vërtetë.

Martin Harrisit iu premtua se mund të ishte njëri nga dëshmitarët e fletëve të arta po të ishte besnik. Ne nuk do t’i shohim fletët siç i pa Martini, por mund të marrim një dëshmi shpirtërore për Librin e Mormonit. Si mund t’i ndihmoni fëmijët t’i zhvillojnë dhe tregojnë dëshmitë e tyre për Librin e Mormonit?

Veprimtari të Mundshme

  • Shkruani në tabelë pyetje si ato në vijim dhe ndihmojini fëmijët të gjejnë përgjigje te Doktrina e Besëlidhje 5:1–3, 7, 11: Çfarë dëshironte të dinte Martin Harrisi? Kujt mund t’ia tregonte Jozef Smithi fletët e arta? Pse ka gjasë që të parit e fletëve mund të mos jetë e mjaftueshme për ta bindur dikë që Libri i Mormonit është i vërtetë?

  • Pyetini fëmijët se çfarë është një dëshmitar dhe pse është i rëndësishëm ai. Çfarë duhej të bënte Martin Harrisi që të ishte dëshmitar i fletëve të arta? (Shih Doktrina e Besëlidhje 5:23–24.) Ndonëse nuk i kemi parë fletët, çfarë mund të bëjmë ne për të qenë dëshmitarë të Librit të Mormonit? (Shih Doktrina e Besëlidhje 5:16; Moroni 10:3–5.)

Pamja
ikona e të mësuarit

Nxiteni të Mësuarit në Shtëpi

Nxitini fëmijët që t’i shkruajnë dëshmitë e tyre për Librin e Mormonit dhe t’ia tregojnë ato dikujt që e njohin.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përshtatini veprimtaritë që t’u shkojnë për shtat fëmijëve me paaftësi. Përshtatjet e vogla të veprimtarive mund të sigurojnë që të gjithë fëmijët të mund të mësojnë prej tyre. Për shembull, nëse një veprimtari sugjeron që të shfaqni një figurë, në vend të kësaj, ju mund të këndoni një këngë që ka lidhje me figurën, për t’i përfshirë fëmijët me probleme shikimi.