Dhiata e Vjetër 2022
25 Prill–1 Maj. Eksodi 24; 31–34: “Prania Ime do të Shkojë me Ty”


“25 Prill–1 Maj. Eksodi 24, 31–34: ‘Prania Ime do të Shkojë me Ty’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Vjetër 2022 (2021)

“25 Prill–1 Maj. Eksodi 24; 31–34”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2022

Pamja
Jehova u shfaqet Moisiut dhe pleqve të Izraelit

Ilustrim i Jehovës që u shfaqjet Moisiut dhe 70 pleqve të Izraelit, nga Jerry Harston

25 Prill–1 Maj

Eksodi 24; 31–34

“Prania Ime do të Shkojë me Ty”

Në këto përvijime nuk mund të theksohet çdo parim kuptimplotë në shkrimet e shenjta. Dëgjojeni Shpirtin që t’ju ndihmojë të përqendroheni tek të vërtetat që ju nevojiten.

Shënojini Mbresat Tuaja

Kishte arsye për të qenë plot shpresë se fëmijët e Izraelit do të qëndronin të vërtetë ndaj Perëndisë pasi Ai ua zbuloi ligjin e Tij (shih Eksodi 20–23). Edhe pse kishin mërmëritur dhe kishin qenë të lëkundur në të kaluarën, kur Moisiu e lexoi ligjin në rrëzë të malit Sinai, ata bënë këtë besëlidhje: “Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë Zoti, dhe do t’i bindemi” (Eksodi 24:7). Perëndia më pas e thirri Moisiun në mal, duke i thënë atij që të ndërtonte një tabernakull në mënyrë “që unë të banoj në mes tyre” (Eksodi 25:8; shih kapitujt 25–30).

Por ndërkohë që Moisiu ishte në majë të malit duke mësuar se si izraelitët të mund ta kishin praninë e Perëndisë mes tyre, në vend të kësaj izraelitët ishin në fund të malit duke bërë një idhull të artë për ta adhuruar. Ata sapo kishin premtuar të “[mos] k[ishin] perëndi të tjerë”, prapëseprapë ata “u larguan shpejt” nga urdhërimet e Perëndisë (Eksodi 20:3; 32:8; shih edhe Eksodi 24:3). Ishte një kthesë befasuese, por ne e dimë nga përvoja se besimi dhe zotimi ndonjëherë mund të mposhten nga padurimi, frika ose dyshimi. Ndërsa kërkojmë praninë e Zotit në jetën tonë, është inkurajuese të dimë që Zoti nuk hoqi dorë nga Izraeli i lashtë dhe Ai nuk do të heqë dorë nga ne – sepse Ai është “i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri” (Eksodi 34:6).

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Eksodi 24:1–11

Besëlidhjet e mia tregojnë gatishmërinë time për t’iu bindur ligjit të Perëndisë.

Ndërsa lexoni tek Eksodi 24:3–8 rreth izraelitëve që bënë besëlidhje për t’iu bindur ligjit të Perëndisë, mendimet tuaja mund të kthehen te besëlidhjet që keni bërë me Perëndinë. Besëlidhja e Izraelit përfshinte rituale që janë të ndryshme nga ato që kërkon Perëndia sot, por ju mund të vini re disa ngjashmëri, veçanërisht nëse merrni parasysh të vërtetat e përjetshme që simbolizohen nga këto rituale.

Për shembull, vargjet 4, 5 dhe 8 përmendin një altar, flijimet e kafshëve dhe gjakun. Çfarë mund të përfaqësojnë këto gjëra dhe si lidhen ato me besëlidhjet tuaja? Si mund t’ju ndihmojnë besëlidhjet tuaja që të bëni “tërë ato që ka thënë Zoti”? (Vargu 7.)

Shih edhe Moisiu 5:4–9; Beki Krejvën, “Të Qenit i Kujdesshëm Kundrejt të Qenit Rastësor”, Liahona, maj 2019, f. 9–11.

Eksodi 32–34

Mëkat do të thotë të largohesh nga Perëndia, por Ai ofron një rrugë kthimi.

Duke përsiatur se si u “korruptua[n]” izraelitët kaq shpejt (Eksodi 32:7) duke shkelur besëlidhjet e tyre, ne mund t’i shmangim gabime të ngjashme. Ndërsa lexoni tek Eksodi 32:1–8, përpiquni ta vendosni veten në vend të izraelitëve – jeni në vendin e shkretë, Moisiu është larguar për 40 ditë, ju nuk e dini nëse do të kthehet apo kur do të kthehet, dhe në të ardhmen tuaj është një përballje me kananejtë për tokën e premtuar (shih edhe Eksodi 23:22–31). Si mendoni, përse izraelitët dëshironin një idhull prej ari? Përse ishte mëkati i izraelitëve kaq i rëndë? Këto vargje mund t’ju nxitin të përsiatni për mënyrat se si mund të tundoheni për ta vendosur besimin tuaj te dikush apo diçka tjetër përveç Shpëtimtarit. A ka ndonjë gjë që ndiheni të frymëzuar të bëni në mënyrë që ta vendosni më plotësisht Perëndinë të parin në jetën tuaj? Çfarë ju frymëzon rreth përgjërimit të Moisiut ndaj Zotit tek Eksodi 33:11–17?

Ndërkohë që mëkati i izraelitëve ishte i rëndë, kjo histori përfshin gjithashtu një mesazh mëshire dhe faljeje nga ana e Perëndisë. Çfarë ju mëson Eksodi 34:1–10 rreth Shpëtimtarit? Si ju kujtojnë veprimet e Moisiut në emër të izraelitëve, atë që bëri Jezu Krishti për të gjithë njerëzit? (Shih Eksodi 32:30–32; Mosia 14:4–8; 15:9; Doktrina e Besëlidhje 45:3–5.)

Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zanafilla 34:1–2 (tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta)

Cili ishte ndryshimi midis dy kompleteve të pllakave prej guri që bëri Moisiu?

Kur Moisiu zbriti nga mali, ai e solli ligjin të shkruar në pllaka prej guri. Pasi zbuloi se izraelitët e kishin shkelur besëlidhjen e tyre, Moisiu i theu pllakat (shih Eksodi 31:18; 32:19). Më vonë, Perëndia e urdhëroi Moisiun që të bënte një komplet tjetër pllakash prej guri dhe t’i kthente përsëri në mal (shih Eksodi 34:1–4). Përkthimi prej Joseph Smith-it, Eksodi 34:1–2 (tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta), sqaron se kompleti i parë i pllakave prej guri përfshinte ordinancat e “urdhëri[t … të] shenjtë” të Perëndisë, ose Priftërinë Melkizedeke. Kompleti i dytë përfshinte “ligji[n e] një urdhërimi trupor”. Ky ishte një ligj më i ulët i administruar nga “priftëria më e ulët” (shih Doktrina e Besëlidhje 84:17–27), e cila kishte për qëllim përgatitjen e izraelitëve për ligjin më të lartë dhe priftërinë më të lartë në mënyrë që ata të hynin më plotësisht në praninë e Perëndisë.

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Eksodi 31:12–13, 16–17.Pasi t’i lexoni këto vargje, ndoshta familja juaj mund të diskutojë për pyetjen e Presidentit Rasëll M. Nelson rreth sjelljes sonë në Shabat: “Çfarë shenje do t’i jepni Zotit për të treguar dashurinë tuaj për Të?” (“Shabati Është një Kënaqësi”, Liahona, maj 2015, f. 130.) Familja juaj mund të bëjë disa shenja për t’i vendosur rreth shtëpisë suaj, për t’ju kujtuar se si do të tregoni dashuri për Zotin në Shabat. (Shih edhe koleksionin e materialeve filmike “Sabbath Day – At Home” [“Dita e Shabatit – Në Shtëpi]” [ChurchofJesusChrist.org].)

Pamja
njerëz duke ecur përpara kishës

Duke e nderuar Shabatin, ne tregojmë dashurinë tonë për Zotin.

Eksodi 32:1–8.Për ta ndihmuar familjen tuaj të diskutojë se si u larguan izraelitët nga Perëndia, merrni parasysh të krijoni një shteg në dysheme (ose gjeni një pranë shtëpisë suaj). Ndërsa ecin në shteg, pjesëtarët e familjes mund të flasin për tundimet me të cilat përballemi, të cilat na largojnë “nga rruga që [Zoti] e kish[te] urdhëruar”. Si mund të qëndrojmë në shteg? Nëse kemi shkuar në udhë të gabuar, si mund të kthehemi në të? Si na ndihmon Shpëtimtari?

Eksodi 32:26.Pasi izraelitët u gjetën duke adhuruar një idhull, Moisiu pyeti: “Kush … është me Zotin[?]” Si e tregojmë ne se jemi në anën e Zotit?

Eksodi 33:14–15.Pjesëtarët e familjes mund të tregojnë përvoja kur ata e kanë ndier atë që Perëndia i premtoi Moisiut: “Prania ime do të shkojë me ty, dhe unë do të të jap pushim”. Ju mund të këndoni një himn rreth varësisë sonë nga Perëndia, të tillë si “Me Mua Rri” (Himne, nr. 94).

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Kush Ësht’ me Zotin? Kush?Himne, nr. 168.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Ftojeni Shpirtin. Merrni parasysh se si muzika e shenjtë, veprat artistike dhe shprehjet e dashurisë ndikojnë tek atmosfera shpirtërore në shtëpinë tuaj ndërsa i jepni mësim familjes suaj (shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 15).

Pamja
Moisiu duke thyer pllakat

Adhurimi i Viçit, nga W. C. Simmonds