Dhiata e Re 2023
31 Korrik – 6 Gusht. Veprat e Apostujve 22–28: “Shërbyes dhe Dëshmues”


“31 Korrik – 6 Gusht. Veprat e Apostujve 22–28: ‘Shërbyes dhe Dëshmues’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023 (2022)

“31 Korrik – 6 Gusht. Veprat e Apostujve 22–28”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2023

Pamja
Pali në burg

31 Korrik – 6 Gusht

Veprat e Apostujve 22–28

“Shërbyes dhe Dëshmues”

Mbresat nga Fryma e Shenjtë janë shpesh të qeta dhe ndonjëherë kalimtare. Të shënuarit e mbresave tuaja ju lejon që t’i reflektoni ato më thellë. Ndërsa lexoni kapitujt te Veprat e Apostujve 22–28, shkruajini mendimet dhe ndjenjat që ju vijnë, dhe kaloni kohë për t’i përsiatur ato.

Shënojini Mbresat Tuaja

“Kur jemi në punën e Zotit”, Presidenti Tomas S. Monson premtoi, “na është dhënë e drejta të kemi ndihmën e Zotit” (“Të Mësojmë, të Bëjmë, të Jemi”, Liahona, nëntor 2008, f. 62). Mirëpo, ne nuk na është dhënë e drejta për një rrugë të shtruar dhe një rrjedhë të pashtershme suksesesh. Si provë për këtë, nuk kemi nevojë të shkojmë më larg sesa Pali, Apostulli. Detyra e tij nga Shpëtimtari ishte: “Për ta sjellë emrin tim përpara johebrenjve, mbretërve dhe bijve të Izraelit” (Veprat e Apostujve 9:15). Te kapitujt 22–28 te Veprat e Apostujve, ne e shohim Palin duke e përmbushur këtë detyrë dhe duke u përballur me kundërshtim të madh – zinxhirë, burgosje, dhunim fizik, mbytjeje të anijes dhe madje një pickim gjarpri. Por ne gjithashtu shohim që Jezusi “iu shfaq atij dhe tha: ‘Pal, kurajo’” (Veprat e Apostujve 23:11). Përvojat e Palit janë një kujtues frymëzues se thirrja e Zotit për të “shpallur ungjillin [e Tij] me tinguj gëzimi” vjen me këtë premtim: “Gëzohuni në zemrat tuaja e ngazëllehuni, sepse unë jam në mes tuaj” (Doktrina e Besëlidhje 29:4–5; shih edhe Mateu 28:19–20).

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Veprat e Apostujve 22:1–21; 26:1–29

Dishepujt e Jezu Krishtit i japin dëshmitë e tyre me guxim.

Kur Pali dha dëshmitë e fuqishme, të shënuara te Veprat e Apostujve 22 dhe 26, ai po mbahej i burgosur nga ushtarët romakë. Njerëzit të cilëve ai u foli, kishin fuqinë ta dënonin me vdekje. Prapëseprapë, ai zgjodhi që të jepte dëshmi me guxim për Jezu Krishtin dhe “vegimi[n] qiellor” (Veprat e Apostujve 26:19) që kishte parë. Çfarë ju frymëzon nga fjalët e tij? Merrni parasysh mundësitë që keni për të dhënë dëshminë tuaj. Për shembull, a e dinë miqtë tuaj se si ndiheni ju për Jezu Krishtin? Ose kur qe hera e fundit që i treguat familjes suaj rreth mënyrës se si e fituat dëshminë tuaj për ungjillin?

Kur i riu Jozef Smith u përqesh që tregoi për Vegimin e tij të Parë, ai u frymëzua nga mënyra se si Pali dëshmoi për vegimin e tij (shih Joseph Smith – Historia 1:24–25). Si do ta përmblidhnit atë që mësoi Jozef Smithi nga Pali? Çfarë mësoni nga këta dy dëshmitarë të Jezu Krishtit?

Shih edhe Nil L. Andersen, “Ne Flasim për Krishtin”, Liahona, nëntor 2020, f. 88–91.

Veprat e Apostujve 23:10–11; 27:13–25, 40–44

Zoti u qëndron pranë atyre që përpiqen t’i shërbejnë Atij.

Sikurse e tregon qartë shërbesa e Palit, vështirësitë në jetën tonë nuk janë një shenjë që Perëndia nuk na pranon ne ose punën që ne po bëjmë. Në fakt, ndonjëherë është gjatë vështirësive që ne e ndiejmë më fort mbështetjen e Tij. Mund të jetë interesante ta shqyrtoni atë që keni lexuar kohët e fundit rreth shërbesës së Palit dhe t’i renditni disa nga gjërat që ai duroi (shih, për shembull, Veprat e Apostujve 14:19–20; 16:19–27; 21:31–34; 23:10–11; 27:13–25, 40–44). Si i qëndroi Zoti pranë atij? Si ju ka qëndruar Ai pranë juve?

Veprat e Apostujve 24:24–27; 26:1–3, 24–2927

Ka siguri dhe paqe kur ua vini veshin fjalëve të shërbëtorëve të Perëndisë.

Gjatë gjithë shërbesës së tij, Pali dha dëshmi të fuqishme për Jezu Krishtin dhe ungjillin e Tij. Shumë njerëz e pranuan dëshminë e tij, por jo kushdo e pranoi. Teksa i lexoni vargjet te Veprat e Apostujve 24:24–27 dhe Veprat e Apostujve 26:1–3, 24–29, kërkoni fjalë dhe fraza që tregojnë se si ndjekja e rregullave të romakëve ndikoi te mësimet e Palit:

  • Feliksi

  • Festi

  • Mbreti Agripa

Ndërsa lundronte drejt Romës për t’u gjykuar nga Cezari, Pali profetizoi se “rrezik dhe … dëm [i] madh” do t’i ndodhte anijes dhe pasagjerëve të saj (Veprat e Apostujve 27:10). Lexojeni kapitullin 27 për të zbuluar se si pasagjerët që po lundronin me Palin, reaguan ndaj paralajmërimeve të tij. A gjeni ndonjë mësim për veten tuaj në përvojën e tyre?

A keni reaguar ndonjëherë si ndonjëri prej këtyre njerëzve kur dëgjuat mësimet e udhëheqësve të Kishës? Cilat janë disa pasoja të mundshme të reagimit në këto mënyra? Çfarë mësoni nga këto rrëfime në lidhje me të dëgjuarit e këshillës së Zotit nga shërbëtorët e Tij?

Shih edhe 2 Nefi 33:1–2; D. Tod Kristoferson, “Zëri i Paralajmërimit”, Liahona, maj 2017, f. 108–111; “Follow the Living Prophet”, Mësime të Presidentëve të Kishës: Ezra Taft Benson (2014), f. 155–163.

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Veprat e Apostujve 24:16.Përpara kthimit të tij në besim, Pali kishte një histori të gjatë veprimesh fyese ndaj Perëndisë. Por për shkak se qe i gatshëm të pendohej, ai ishte në gjendje të thoshte: “Prandaj unë përpiqem të kem vazhdimisht një ndërgjegje të paqortueshme përpara Perëndisë dhe përpara njerëzve” (shih edhe Doktrina e Besëlidhje 135:4–5). Si mund ta pastrojmë ndërgjegjen tonë nga veprimet fyese ndaj Perëndisë dhe ndaj të tjerëve?

Veprat e Apostujve 26:16–18.Në këto vargje, çfarë e thirri Zoti Palin që të bënte? Çfarë mundësish kemi për të bërë gjëra të ngjashme?

Veprat e Apostujve 28:1–9.A i pëlqen gjarpërinjtë ndonjëri në familjen tuaj? Ju mund të dëshironi t’i kërkoni atij personi ose një pjesëtari tjetër të familjes që të tregojë historitë që gjenden te Veprat e Apostujve 28:1–9. Fëmijët tuaj mund të kënaqen duke vizatuar një figurë të këtyre historive ose duke i aktruar ato. Çfarë mësimesh mund të mësojmë nga këto rrëfime? Një mësim mund të jetë që Zoti i përmbush premtimet e Tij ndaj shërbëtorëve të Tij. Për shembull, ju mund t’i krahasoni premtimet e bëra te Marku 16:18 me përmbushjet e tyre në përvojat e Palit. Ju gjithashtu mund të gjeni në një nga fjalimet e fundit të konferencës së përgjithshme një premtim të bërë nga njëri prej shërbëtorëve të Zotit – ndoshta një premtim që është domethënës për familjen tuaj – dhe ta paraqitni atë në shtëpinë tuaj. Si mund ta tregojmë besimin tonë që ky premtim do të përmbushet?

Pamja
gjarpër helmues

Perëndia e mbrojti Palin kur një gjarpër helmues e pickoi atë.

Veprat e Apostujve 28:22–24.Sikurse për Kishën në kohën e Palit (që u quajt “sekt” te vargu 22), shpesh sot “flitet kundra” Kishës. Kur njerëzit folën kundra Shpëtimtarit dhe Kishës së Tij, si u përgjigj Pali? Çfarë mund të mësojmë nga përvoja e Palit?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Himni i sugjeruar: “Rron Shëlbuesi Im”, Himne, nr. 73.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Përqendrohuni në parime që do ta bekojnë familjen tuaj. Ndërsa i studioni shkrimet e shenjta, pyeteni veten: “Çfarë gjej këtu që do të jetë veçanërisht domethënëse për familjen time?” (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 17.)

Pamja
Pali përpara mbretit Agripa

Pali përpara mbretit Agripa. Valiant in the Testimony of Jesus Christ [I Guximshëm në Dëshminë për Jezu Krishtin], nga Daniel A. Lewis