Dhiata e Re 2023
2–8 Janar. Mateu 1; Lluka 1: “Le të më Ndodhë sipas Fjalës Sate”


“2–8 Janar. Mateu 1; Lluka 1: ‘Le të më Ndodhë sipas Fjalës Sate’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023 (2022)

“2–8 Janar. Mateu 1; Lluka 1”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2023

Pamja
Maria dhe Elizabeta

2–8 Janar

Mateu 1; Lluka 1

“Le të më Ndodhë sipas Fjalës Sate”

Teksa i lexoni dhe i përsiatni kapitujt te Mateu 1 dhe Lluka 1, shënojini mbresat shpirtërore që merrni. Çfarë të vërtetash doktrinore gjeni? Cilat mesazhe do të kenë vlerën më të madhe për ju dhe familjen tuaj? Idetë për studim në këtë përvijim të mësimit mund t’ju ndihmojnë të zbuloni këndvështrime të mëtejshme.

Shënojini Mbresat Tuaja

Nisur nga pikëpamja e vdekshmërisë, ishte e pamundur. Një e virgjër nuk mund të ngelej shtatzënë – as edhe një grua shterpë që e kishte kaluar prej kohësh moshën për të lindur. Por Perëndia kishte një plan për lindjen e Birit të Tij dhe lindjen e Gjon Pagëzorit, prandaj si Maria, ashtu edhe Elizabeta u bënë nëna përkundër gjithë gjasave tokësore. Mund të jetë e dobishme t’i mbajmë mend përvojat e tyre të mrekullueshme kurdoherë që përballemi me diçka që duket e pamundur. A mund t’i mposhtim dobësitë tona? A mund ta prekim zemrën e një pjesëtari të familjes të painteresuar për ungjillin? Gabrieli kollaj fare mund të ketë qenë duke na u drejtuar ne, kur i kujtoi Maries: “Me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme” (Lluka 1:37). Dhe përgjigjja e Maries gjithashtu mund të jetë përgjigjja jonë kur Perëndia na bën të ditur vullnetin e Tij: “Le të më ndodhë sipas fjalës sate” (Lluka 1:38).

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Cilët ishin Mateu dhe Lluka?

Mateu ishte një tagrambledhës judeas, apo mbledhës taksash, të cilin Jezusi e thirri si njërin prej Apostujve të Tij (shih Mateu 10:3; shih edhe Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Tagrambledhës”). Mateu e shkroi Ungjillin e tij kryesisht për bashkëkombësit e vet judeas; si rrjedhim, ai zgjodhi ta vinte theksin te profecitë e Dhiatës së Vjetër për Mesian, të cilat u përmbushën nëpërmjet jetës dhe shërbesës së Jezusit.

Lluka ishte një mjek johebre (jojudeas), i cili udhëtoi me Apostullin Pal. Ai e shkroi Ungjillin e tij pas vdekjes së Shpëtimtarit kryesisht drejtuar një publiku jojudeas. Ai dëshmoi për Jezu Krishtin se është edhe Shpëtimtari i johebrenjve edhe i judenjve. Ai shënoi rrëfime të ngjarjeve në jetën e Shpëtimtarit të cilat i dëshmoi me sytë e tij, dhe përfshiu më shumë histori që lidheshin me gratë krahasuar me Ungjijtë e tjerë.

Shih edhe Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Ungjijtë”, “Mateu”, “Lluka”.

Mateu 1:18–25; Lluka 1:26–35

Jezu Krishti u lind nga një nënë e vdekshme dhe një Atë i pavdekshëm.

Te Mateu 1:18–25 dhe Lluka 1:26–35, vini re se si Mateu dhe Lluka e përshkruan mrekullinë e lindjes së Jezusit. Si e forcojnë besimin tuaj te Shpëtimtari përshkrimet e tyre? Përse është e rëndësishme për ju të dini se Jezusi ishte edhe Biri i Perëndisë edhe biri i Maries?

Presidenti Rasëll M. Nelson shpjegoi se Shlyerja e Jezu Krishtit “kërkoi një flijim vetjak nga një qenie e pavdekshme që nuk i nënshtrohej vdekjes. Prapëseprapë Ai duhet të vdesë dhe ta marrë vetë trupin e Tij përsëri. Shpëtimtari ishte i vetmi që mund ta përmbushte këtë. Nga nëna e Tij Ai trashëgoi fuqi për të vdekur. Nga Ati i Tij Ai mori fuqi mbi vdekjen” (“Constancy amid Change”, Ensign, nëntor 1993, f. 34).

Lluka 1:5–25, 57–80

Bekimet e Perëndisë vijnë në vetë kohën e Tij.

Nëse e shihni se ju vetë duhet të prisni për një bekim, ose nëse ju duket sikur Perëndia nuk po i dëgjon lutjet tuaja, historia e Elizabetës dhe Zakarias mund të jenë një kujtues se Ai nuk ju ka harruar. Siç premtoi Plaku Xhefri R. Holland: “Ndërsa punojmë dhe presim së bashku për përgjigjet e disa prej lutjeve tona, unë ju ofroj premtimin tim apostolik se ato dëgjohen dhe marrin përgjigje, megjithëse ndoshta jo në kohën apo në mënyrën që i dëshironim. Por ato gjithmonë marrin përgjigje në kohën dhe në mënyrën që një prind i gjithëdijshëm dhe përjetësisht i dhembshur duhet t’u përgjigjet atyre” (“Duke Pritur për Zotin”, Liahona, nëntor 2020, f. 116). Si qëndruan besnikë Zakaria dhe Elizabeta? (Shih Lluka 1:5–25, 57–80.) A ju ndodh që të prisni për një bekim? Çfarë ndieni se pretendon Zoti prej jush ndërsa prisni?

Pamja
Elizabeta dhe Zakaria me foshnjën Gjon

Pasi pritën me besnikëri, Elizabeta dhe Zakaria u bekuan me një djalë.

Mateu 1:18–25; Lluka 1:26–38

Besnikët i nënshtrohen me gatishmëri vullnetit të Perëndisë.

Ashtu si Maria, ne ndonjëherë zbulojmë se planet e Perëndisë për jetën tonë janë krejt të ndryshme nga ajo që kishim planifikuar. Çfarë mësoni ju nga Maria në lidhje me pranimin e vullnetit të Perëndisë? Shkruajini në tabelat vijuese deklaratat e engjëllit dhe Maries (shih Lluka 1:26–38), bashkë me mesazhet që zbuloni në deklaratat e tyre:

Fjalët e engjëllit drejtuar Maries

Mesazhi për mua

Fjalët e engjëllit drejtuar Maries

“Zoti është me ty” (vargu 28).

Mesazhi për mua

Zoti është në dijeni të situatës sime dhe të vështirësive të mia.

Fjalët e engjëllit drejtuar Maries

Mesazhi për mua

Fjalët e engjëllit drejtuar Maries

Mesazhi për mua

Reagimet e Maries

Mesazhi për mua

Reagimet e Maries

“Si do të ndodhë kjo?” (Vargu 34.)

Mesazhi për mua

Është normale që të bëni pyetje për ta kuptuar më mirë vullnetin e Perëndisë.

Reagimet e Maries

Mesazhi për mua

Reagimet e Maries

Mesazhi për mua

Teksa lexoni për shembullin e drejtë të Jozefit te Mateu 1:18–25, çfarë mësoni rreth pranimit të vullnetit të Perëndisë? Çfarë pikëpamjesh shtesë mësoni nga përvojat e Zakarias dhe Elizabetës? (Shih Lluka 1.)

Shih edhe Lluka 22:42; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Gabriel”.

Lluka 1:46–55

Maria dëshmoi për misionin e Jezu Krishtit.

Fjalët e Maries te Lluka 1:46–55 parashikuan aspekte të misionit të Shpëtimtarit. Çfarë mësoni rreth Jezu Krishtit nga shpalljet e Maries? Ju mund t’i krahasoni këto vargje me fjalët e Anës te 1 Samuelit 2:1–10 dhe Bekimet Biblike të Jezusit te Mateu 5:3–12. Çfarë ju mëson Shpirti ndërsa i përsiatni këto vargje?

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Mateu 1:1–17.Ndërsa familja juaj lexon gjenealogjinë e Jezusit, ju mund të diskutoni për vetë historinë tuaj familjare dhe të tregoni disa histori për paraardhësit tuaj. Si e bekon familjen tuaj njohuria rreth historisë suaj familjare? Për më shumë veprimtari rreth historisë familjare, shihni FamilySearch.org/discovery.

Mateu 1:20; Lluka 1:11–13, 30.Përse mund të kenë qenë të frikësuar njerëzit në këto vargje? Çfarë na bën të ndihemi të frikësuar? Si na fton ne Perëndia që të “mos k[emi] frikë”?

Lluka 1:37.Për ta ndihmuar familjen tuaj që ta forcojë besimin se “me Perëndinë asgjë s’është e pamundshme”, ju mund ta shqyrtoni së bashku kapitullin te Lluka 1 dhe të gjeni gjërat që bëri Perëndia, të cilat mund të mendohen të pamundshme. Çfarë historish të tjera mund të tregojmë, nga shkrimet e shenjta apo vetë jeta jonë, në të cilat Perëndia bëri gjëra në dukje të pamundshme? Kërkimi nëpër materialin Libri i Figurave Artistike të Ungjillit mund t’ju japë ide.

Lluka 1:46–55.Cilat janë disa prej “gjëra[ve] të mëdha” që ka bërë Shpëtimtari për ne? Çfarë mund të nënkuptojë që shpirtrat tanë të “madhëro[jnë] Zotin”?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Ai Dërgoi Birin e Tij”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 20–21.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Zbatojini shkrimet e shenjta në jetën tuaj. Pasi ta lexoni një fragment të shkrimit të shenjtë, ftojini pjesëtarët e familjes ta zbatojnë atë në jetën e tyre (shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 21). Për shembull, si mund ta zbatojnë pjesëtarët e familjes atë që mësojnë nga Mateu 1 dhe Lluka 1 rreth përgjigjes ndaj thirrjes së Zotit?

Pamja
Gabrieli i shfaqet Maries

Blessed Art Thou among Women [Ti Je e Bekuar ndër Gratë], nga Walter Rane