Doktrina e Besëlidhje 2021
20–26 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 106–108: “T’i Bëjë Qiejt të Hapen”


“20–26 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 106–108: ‘T’i Bëjë Qiejt të Hapen’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Doktrina e Besëlidhje: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“20–26 Shtator. Doktrina e Besëlidhje 106–108”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2021

Pamja
diell që ndriçon përmes reve

20–26 Shtator

Doktrina e Besëlidhje 106–108

“T’i Bëjë Qiejt të Hapen”

Plaku Ulises Soares dha mësim: “Ne kemi nevojë të qëndrojmë me [Shpëtimtarin], duke e zhytur veten në shkrimet e shenjta, duke gjetur gëzim në to, duke mësuar doktrinën e Tij dhe duke u përpjekur për të jetuar ashtu si jetoi Ai” (“Si Mund ta Kuptoj Unë?Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 7). Teksa e zhytni veten te Doktrina e Besëlidhje 106–108, mbani shënim mënyrat se si mund të përpiqeni fort që t’i jetoni të vërtetat që zbuloni.

Shënojini Mbresat Tuaja

Në pamje të parë, Doktrina e Besëlidhje 107 mund të duket sikur është vetëm për organizimin e detyrave të priftërisë në një strukturë udhëheqjeje për Kishën e Zotit. Faktikisht, në kohën kur u botua kjo zbulesë, anëtarësia e Kishës po e tejkalonte tashmë kapacitetin udhëheqës të atyre pak udhëheqësve që kishte në dispozicion. Prandaj, përvijimi i roleve dhe i përgjegjësive të Presidencës së Parë, të Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve, të Të Shtatëdhjetëve, peshkopëve dhe presidencave të kuorumeve, pa dyshim që ishte i nevojshëm dhe i dobishëm. Por te seksioni 107, flitet shumë më tepër për udhëzimin hyjnor sesa thjesht për mënyrën e organizimit të detyrave dhe kuorumeve të priftërisë. Këtu Zoti na mëson rreth një urdhri të lashtë të priftërisë që “u krijua në ditët e Adamit” (vargu 41). Qëllimi i tij që nga fillimi ka qenë të bëjë të mundur që fëmijët e Perëndisë – përfshirë ju – të marrin ordinancat shpëtuese të ungjillit dhe të gëzojnë “të gjitha bekime[t] shpirtërore të kishës – të ke[n]ë privilegjin e marrjes së mistereve të mbretërisë së qiellit [dhe] t’i bëj[n]ë qiejt të hapen për ta” (vargjet 18–19).

Shih “Restoring the Ancient Order”, Revelations in Context, f. 208–212.

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Doktrina e Besëlidhje 106108

Zoti i udhëzon, u jep zemër dhe i përkrah ata që Ai i thërret për të shërbyer.

Te Doktrina e Besëlidhje 106 dhe 108, Zoti u dha këshillë dhe premtime dy anëtarëve që u thirrën për të shërbyer në Kishë. Cilat fraza në këto zbulesa ju japin kurajë dhe ide rreth vetë shërbimit tuaj në mbretërinë e Perëndisë? Ja tek janë disa fraza për t’u marrë parasysh:

Cilat fraza të tjera nga seksioni 106 dhe 108 janë kuptimplota për ju?

Shih edhe Rasëll M. Nelson, “Dhënia e Shërbesës me Fuqinë dhe Autoritetin e Perëndisë”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 68–75; “Warren Cowdery”, Revelations in Context, f. 219–223; “‘Wrought Upon’ to Seek a Revelation”, Revelations in Context, f. 224–228.

Doktrina e Besëlidhje 107

Zoti e udhëheq Kishën e Tij nëpërmjet autoritetit të priftërisë.

Teksa e keni studiuar Rivendosjen e ungjillit, ndoshta keni vënë re se Zoti zakonisht nuk e shpjegon plotësisht një doktrinë në një zbulesë. Përkundrazi, Ai i zbulon gjërat “rresht pas rreshti” (Doktrina e Besëlidhje 98:12), kur e kërkojnë rrethanat. Ndonëse Zoti kishte dhënë më parë udhëzime rreth priftërisë, që në fillim të vitit 1829 (shih, për shembull, seksionin 20 dhe 84), Ai u dha udhëzime shtesë shenjtorëve edhe në vitin 1835 rreth detyrave të posaçme të priftërisë, të nevojshme për ta qeverisur dhe udhërrëfyer grigjën e Tij në rritje.

Teksa lexoni rreth detyrave të priftërisë që vijojnë, merreni parasysh se si mund t’i mbështetni njerëzit që shërbejnë në këto thirrje me anë të “mirëbesimi[t], besimi[t] dhe lutj[eve]” tuaja (Doktrina e Besëlidhje 107:22).

Doktrina e Besëlidhje 107:1–20

Ordinancat e priftërisë mundësojnë bekime shpirtërore dhe materiale për të gjithë fëmijët e Atit Qiellor.

Plaku Nil L. Andersen dha mësim: “Priftëria është fuqia dhe autoriteti i dhënë për shpëtimin dhe bekimin e të gjithëve – burra, gra e fëmijë. … Kur jemi të denjë, ordinancat e priftërisë e pasurojnë jetën tonë në tokë dhe na përgatisin për premtimet madhështore të botës që na pret” (“Fuqi në Priftëri”, Ensign ose Liahona, nëntor 2013, f. 92). Ndërsa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 107:1–20 (shih veçanërisht vargjet 18–20) dhe pjesën tjetër të mesazhit të Plakut Andersen, merrni parasysh të mbani shënim mbresat që i merrni lidhur me mënyrën se si fuqia e Perëndisë e begaton jetën tuaj në tokë dhe ju përgatit për përjetësinë. Çfarë po bëni për t’i marrë më plotësisht – dhe për t’i ndihmuar të tjerët t’i marrin – ato bekime?

Shih edhe Doktrina e Besëlidhje 84:19–27; Dallin H. Ouks, “Priftëria Melkizedeke dhe Çelësat”, Ensign ose Liahona, maj 2020, f. 69–72.

Doktrina e Besëlidhje 107:41–57

Priftëria i bekon familjet.

Adami donte që pasardhësit e tij të bekoheshin me anë të priftërisë. Çfarë premtimesh mori ai? (Shih vargjet 4255.) Teksa lexoni rreth asaj që bëri Adami, merrni parasysh vetë dëshirat tuaja që familja juaj të gëzojë bekimet e priftërisë. Çfarë frymëzoheni të bëni për ta ndihmuar familjen tuaj që t’i marrë këto bekime?

Pamja
Adami duke bekuar pasardhësit e tij

Adami Duke Bekuar Pasardhësit e Tij, nga Clark Kelley Price

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Doktrina e Besëlidhje 106:6.Çfarë mund të bëjë familja jonë që të shkaktojë “gëzim në qiell”?

Doktrina e Besëlidhje 107:22.Çfarë po bëjmë për t’i mbështetur udhëheqësit tanë me anë të “mirëbesimi[t], besimi[t] dhe lutj[es]”?

Doktrina e Besëlidhje 107:27–31, 85.Parimet që janë udhërrëfim për këshillat e Kishës, mund të na ndihmojnë edhe ne që të këshillohemi së bashku si familje. Cilat parime në këto vargje mund të vëmë në zbatim në këshillat e familjeve tona? (Shih M. Rasëll Ballard, “Këshillat e Familjeve”, Ensign ose Liahona, maj 2016, f. 63–65.)

Doktrina e Besëlidhje 107:99–100.Jepini një pjesëtari të familjes udhëzime të shkruara për të bërë një detyrë në shtëpi dhe ftojeni të zgjedhë sesi ta kryejë detyrën: me zell, me ngathtësi apo pa i lexuar udhëzimet. Pjesa tjetër e familjes le ta vështrojë atë teksa e kryen detyrën dhe të hamendësojë se çfarë mënyre zgjodhi pjesëtari i familjes. Pastaj jepuni radhën pjesëtarëve të tjerë të familjes. Përse ka nevojë Zoti që ne t’i mësojmë detyrat tona si dhe t’i kryejmë ato me gjithë zell? (Shih Beki Krejvën, “Të Qenit i Kujdesshëm Kundrejt të Qenit Rastësor”, Ensign ose Liahona, maj 2019, f. 9–11.)

Doktrina e Besëlidhje 108:7.Si mund ta forcojmë njëri-tjetrin në bashkëbisedimet tona? Në lutjet tona? Në këshillimet tona ose kur u japim zemër? Në gjithçka që bëjmë? Mund të zgjidhni njërën nga këto me të cilën të punoni si familje.

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Dëgjojm’ Zën’ e një Profeti”, Himne, nr. 16.

Përmirësimi i Studimit Vetjak

Shënojini mbresat. Kur ju vijnë mbresa ose ide shpirtërore, shënojini ato. Ndërsa e bëni këtë, ju i tregoni Zotit se e vlerësoni udhëzimin e Tij. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 12, 30.)

Pamja
Melkizedeku bekon Abramin

Melkizedeku Bekon Abramin, nga Walter Rane