Doktrina e Besëlidhje 2021
14–20 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 64–66: “Zoti Kërkon Zemrën dhe një Mendje të Gatshme”


“14–20 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 64–66: ‘Zoti Kërkon Zemrën dhe një Mendje të Gatshme’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“14–20 Qershor. Doktrina e Besëlidhje 64–66”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2021

Pamja
një fushë në lindjen e diellit

Konteja Dejvis, Misuri

14–20 Qershor

Doktrina e Besëlidhje 64–66

“Zoti Kërkon Zemrën dhe një Mendje të Gatshme”

Presidenti Henri B. Ajring tha: “Shpesh shkoj te shkrimet e shenjta me pyetjet: ‘Çfarë do Perëndia që unë të bëj?’ ose ‘Çfarë do Ai që unë të ndiej?’ Në mënyrë të pandryshueshme, unë gjej ide dhe mendime të reja që nuk i kam pasur kurrë më parë” (“How God Speaks to Me through the Scriptures”, 6 shkurt 2019, blog.ChurchofJesusChrist.org).

Shënojini Mbresat Tuaja

Në vapën mbytëse të gushtit 1831, disa pleq po ktheheshin për në Kirtland pasi vëzhguan tokën e Sionit në Misuri, siç u udhëzuan nga Zoti. Ky nuk ishte një udhëtim i këndshëm. Udhëtarët – Jozef Smithi, Oliver Kaudëri, Sidni Rigdoni, Ezra Buthi dhe të tjerë – kishin vapë e ishin të lodhur, dhe tensionet shpejt u shndërruan në grindje. Mund të jetë dukur sikur ndërtimi i Sionit, një qytet i dashurisë, unitetit dhe paqes, do të kërkonte shumë kohë.

Fatmirësisht, ndërtimi i Sionit – në Misuri në vitin 1831 ose në zemrat dhe në lagjet tona sot – nuk kërkon që ne të jemi të përsosur. Në vend të kësaj, “nga ju kërkohet t[ë] falni”, tha Zoti (Doktrina e Besëlidhje 64:10). Ai kërkon “zemrën dhe një mendje të gatshme” (vargu 34). Dhe Ai kërkon durim e zell, sepse Sioni është ndërtuar mbi themelin e “gjëra[ve] të vogla”, të kryera nga ata që nuk “lodh[en] së bëri mirë” (vargu 33).

Shih edhe Saints [Shenjtorët], 1:133–134, 136–137.

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Doktrina e Besëlidhje 64:1–11

Mua më kërkohet që të fal çdokënd.

Ndërsa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 64:1–11, mendoni për një rast kur Zoti ju fali. Ju gjithashtu mund të mendoni për dikë që ju keni nevojë ta falni. Si ndikon dhembshuria e Shpëtimtarit te ndjenjat tuaja për veten tuaj dhe për të tjerët? Përse mendoni që Zoti na urdhëron “t’i fal[im] të gjithë”? (Vargu 10.) Nëse keni vështirësi për të falur, merrni parasysh atë që na mësojnë burimet e mëposhtme rreth mënyrës se si mund të ndihmojë Shpëtimtari: Xhefri R. Holland, “Shërbesa e Pajtimit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 77–79; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Fal”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org.

Doktrina e Besëlidhje 64:31–34

Perëndia kërkon zemrën time dhe një mendje të gatshme.

A jeni ndier ndonjëherë i “lodh[ur]” nga gjithë e “mir[a]” që po përpiqeni të kryeni? Kërkoni mesazhin e Zotit për ju te Doktrina e Besëlidhje 64:31–34. Çfarë do të thotë t’i japësh “zemrën [tënde] dhe një mendje të gatshme” Perëndisë? (Vargu 34.)

Doktrina e Besëlidhje 64:41–43

Sioni do të jetë “një emblemë për njerëzit”.

Një emblemë është një flamur ose “një shenjë rreth së cilës njerëzit bashkohen në një unitet qëllimi ose identiteti” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Flamur”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Në ç’mënyrë ka qenë Sioni – ose Kisha e Zotit – si një emblemë për ju? Merrini parasysh këta shembuj të tjerë të gjërave që mbahen lart, të tillë si një emblemë ose flamur, për t’i bekuar njerëzit: Numrat 21:6–9; Mateu 5:14–16; Alma 46:11–20. Çfarë ju mësojnë këto vargje rreth mënyrës se si mund ta ndihmoni Kishën që të jetë një emblemë atje ku ju jetoni? Kërkoni mënyra të tjera se si e përshkruan Zoti Sionin te Doktrina e Besëlidhje 64:41–43.

Pamja
Kapiten Moroni

Kapiten Moroni Duke Mbajtur Titullin e Lirisë, nga Gary E. Smith

Doktrina e Besëlidhje 65

“Përgatitni udhën e Zotit.”

Mateu e përshkroi Gjon Pagëzorin si një njeri që thirri: “Përgatitni udhën e Zotit” (Mateu 3:3; shih edhe Isaia 40:3). Te Doktrina e Besëlidhje 65, Zoti përdori gjuhë të ngjashme për të përshkruar punën e Tij në ditët e mëvonshme. Çfarë ngjashmërish shihni midis asaj që bëri Gjon Pagëzori (shih Mateu 3:1–12) dhe asaj që Zoti do që ne të bëjmë sot? Çfarë gjeni në këtë zbulesë që ju frymëzon të ndihmoni për të përmbushur profecitë që përmban ajo? Përsiatni mbi mënyrat se si mund t’i “bëni të njohura veprat e …mrekullueshme [të Perëndisë] mes njerëzve” (vargu 4).

Doktrina e Besëlidhje 66

Zoti i njeh mendimet e zemrës sime.

Shpejt pasi u bashkua me Kishën, Uilliam E. Mek‑Lelini i kërkoi Jozef Smithit të zbulonte vullnetin e Perëndisë për të. Jozefi nuk e dinte, por Uilliami kishte pesë pyetje vetjake për të cilat shpresonte se Zoti do t’i përgjigjej nëpërmjet Profetit të Tij. Ne nuk e dimë se cilat ishin pyetjet e Uilliamit, por e dimë se zbulesa që iu drejtua atij, tani Doktrina e Besëlidhje 66, iu përgjigj secilës prej pyetjeve për “kënaqësinë e plotë dhe të madhe” të Uilliamit (“William McLellin’s Five Questions”, Revelations in Context, f. 138).

Ndërsa lexoni te seksioni 66, mendoni rreth asaj që dinte Zoti për Uilliam Mek‑Lelinin dhe shqetësimet e qëllimet e zemrës së tij. Si jua ka zbuluar Zoti se Ai ju njeh? Nëse keni një bekim patriarkal, merrni parasysh ta studioni atë. Ndërkohë që e bëni këtë, çfarë ju ndihmon Fryma e Shenjtë të kuptoni rreth vullnetit të Perëndisë për ju?

Shih edhe Saints [Shenjtorët], 1:138–140; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Bekime Patriarkale”, topics.ChurchofJesusChrist.org.

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Doktrina e Besëlidhje 64:8–10.Marrëdhëniet familjare sigurojnë shumë mundësi që të mësojmë të falim. Ndoshta pjesëtarët e familjes mund të flasin rreth mënyrës se si falja e njëri‑tjetrit e ka bekuar familjen tuaj. Si na ka ndihmuar Shpëtimtari që ta falim njëri‑tjetrin? Si “brengos[emi]” (vargu 8) kur nuk i falim të tjerët?

Doktrina e Besëlidhje 64:33.Çfarë do Ati Qiellor që familja juaj të kryejë për të bërë të ndodhë “vepr[a e Tij e] madhe”? Ndoshta është që të shkoni në tempull, t’i flisni për ungjillin një fqinji ose t’i kapërceni grindjet. Ndoshta secili pjesëtar i familjes mund të grumbullojë sende të vogla, si gurë ose kopsa apo pjesë të një figurëformueseje, dhe t’i përdorë ato për të simbolizuar “gjëra të vogla” që mund t’i bëjmë çdo ditë për të “ngri[tur] themelin” për veprën e madhe të Perëndisë. Si familje, zgjidhni njërën nga këto gjëra të vogla me të cilën të punoni këtë javë.

Doktrina e Besëlidhje 66:3.Si do ta jepni mësim rëndësinë e pendimit? Ju mund të shërbeni pak ushqim në një pjatë që është pjesërisht e pastër dhe të lexoni fjalët e Zotit drejtuar Uilliam Mek‑Lelinit: “Je i pastër, por jo i tëri”. Më pas ju mund ta pastroni pjatën dhe ta ndani ushqimin ndërkohë që diskutoni se si Jezu Krishti bën të mundur që ne të jemi të pastër shpirtërisht.

Doktrina e Besëlidhje 66:10.Si mund ta ndjekë familja juaj këshillën e Zotit që të mos “kërko[jë] të rëndohe[t]” ose të ngarkohet me shumë gjëra për të bërë? Ju mund të flisni për historinë e Maries dhe të Martës (shih Lluka 10:38–42), dhe të diskutoni se si mundet familja juaj të mos rëndohet nga gjërat që nuk kanë vlerë të përjetshme.

Për ide të tjera rreth mësimdhënies ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar “Ndihmom’, At’ i Dashur”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 52.

Përmirësimi i Mësimdhënies Sonë

Jini të gjindshëm dhe të gatshëm. Disa nga çastet më të mira të mësimdhënies fillojnë me pyetje ose shqetësime që janë në zemrën e pjesëtarëve të familjes. Lërini pjesëtarët e familjes të dinë nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve tuaja se jeni të zellshëm për t’i dëgjuar ata. (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit, f. 16.)

Pamja
Grua e gjunjëzuar pranë Jezusit

E Falur, nga Greg K. Olsen Përdoret me leje. www.GregOlsen.com