Doktrina e Besëlidhje 2021
25–31 Janar. Doktrina e Besëlidhje 6–9: “Ky Është Shpirti i Zbulesës”


“25–31 Janar. Doktrina e Besëlidhje 6–9: ‘Ky Është Shpirti i Zbulesës’”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Doktrina e Besëlidhje 2021 (2020)

“25–31 Janar. Doktrina e Besëlidhje 6–9”, Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: 2021

Pamja
shkrues duke shkruar në fletë

25–31 Janar

Doktrina e Besëlidhje 6–9

“Ky Është Shpirti i Zbulesës”

Zoti na i zbulon të vërtetat në mendjet dhe zemrat tona (shih Doktrina e Besëlidhje 8:2–3). Ndërsa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 6–9, shënojeni çdo mbresë që merrni.

Shënojini Mbresat Tuaja

Në vjeshtën e vitit 1828, një mësues i ri, i quajtur Oliver Kaudëri, pranoi një punë si mësues në Mançester të Nju-Jorkut dhe qëndroi me familjen e Lusi dhe Jozef Smith Plakut. Oliveri kishte dëgjuar për birin e tyre, Jozefin, i cili tani po jetonte në Harmoni të Pensilvanisë, dhe Oliveri, që e konsideronte veten kërkues të së vërtetës, dëshironte të dinte më tepër. Familja Smith përshkroi vizitat nga engjëjt, një anal të shenjtë dhe dhuratën për të përkthyer nëpërmjet fuqisë së Perëndisë. Oliveri u mahnit. A mund të ishte e vërtetë kjo? Lusi dhe Jozef Plaku i dhanë atij këshillë që gjen zbatim për këdo që po kërkon të vërtetën: lutu dhe kërkoji Zotit.

Oliveri e bëri atë dhe Zoti iu përgjigj, duke i folur paqe dhe siguri mendjes së tij. Zbulesa, siç e gjeti Oliveri, mund të jetë vetjake – diçka që ai do ta mësonte edhe më thellësisht në muajt pasues. Zbulesa nuk është vetëm për profetët; është për këdo që e dëshiron dhe kërkon atë. Oliveri ende nuk dinte çdo gjë, por dinte mjaftueshëm që të ndërmerrte hapin tjetër të tij. Zoti po bënte diçka të rëndësishme nëpërmjet Jozef Smithit dhe Oliveri donte të ishte pjesë e saj.

Për më shumë informacion rreth historisë [që qëndron] pas seksioneve Doktrina e Besëlidhje 6–9, shih Shenjtorët, 1:58–64; “Days of Harmony” [“Ditët në Harmoni”] (material filmik, ChurchofJesusChrist.org).

Pamja
ikona e studimit vetjak

Ide për Studimin Vetjak të Shkrimeve të Shenjta

Doktrina e Besëlidhje 6; 8–9

Ati Qiellor më flet nëpërmjet “Shpirti[t të] së vërtetës”.

Në pranverën e vitit 1829, Oliver Kaudëri udhëtoi për në Harmoni dhe doli vullnetar të ishte shkruesi i Jozef Smithit ndërsa ai përkthente Librin e Mormonit. Oliveri tani kishte një vështrim nga afër të procesit të përkthimit me anë të zbulesës. Përvoja e emocionoi atë dhe ai pyeste veten nëse edhe ai mund të bekohej me dhuratën për të përkthyer. Zoti e lejoi atë të përpiqej të përkthente por marrja e zbulesës ishte diçka e re për Oliverin dhe përpjekja e tij nuk shkoi mirë. Ai kishte ende shumë për të mësuar dhe Doktrina e Besëlidhje 6, 8 dhe 9 tregojnë që Zoti ishte i gatshëm ta mësonte atë.

Ndërsa i lexoni këto seksione, vërejeni se çfarë dha mësim Zoti për zbulesën vetjake. Si lidhen fjalët e Tij me përvojat që keni pasur – ose do të donit të kishit?

Për shembull, çfarë sugjerojnë Doktrina e Besëlidhje 6:5–7; 8:1; 9:7–8 rreth asaj që kërkon Zoti prej jush përpara se Ai ta zbulojë vullnetin e Tij?

Çfarë mësoni nga Doktrina e Besëlidhje 6:14–17, 22–24; 8:2–3; 9:7–9 rreth mënyrave të ndryshme se si mund të vijë zbulesa?

A ka ndonjë gjë tjetër që mësoni rreth zbulesës nga këto seksione?

Për të mësuar më shumë rreth zbulesës, shih Rasëll M. Nelson, “Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 93–96; Xhuli B. Bek, “Në Ato Ditë do të Përhap Frymën Time Mbi Shërbëtoret”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 10–12. Për më shumë informacion rreth “dhurat[ës së] Aaronit” që përshkruhet te seksioni 8, shih “Oliver Cowdery’s Gift” [“Dhurata e Oliver Kaudërit”], Revelations in Context, f. 15–19.

Për të mësuar më shumë rreth asaj që po japin mësim profetët dhe apostujt e gjallë mbi zbulesën, shihni koleksionin e materialeve filmike të quajtura “Hear Him!” [“Dëgjoje Atë”].

Doktrina e Besëlidhje 6:18–21, 29–37

Shihni te Krishti në çdo mendim.

Ndonëse Jozefi kishte përjetuar tashmë “rrethana të vështira” ndërsa bënte veprën e Zotit (Doktrina e Besëlidhje 6:18), ai dhe Oliveri me gjasë nuk e kishin idenë se sa të vështira do të bëheshin ato rrethana pas disa vjetësh. Por Zoti e dinte dhe Ai e di se çfarë sprovash ka në të ardhmen tuaj gjithashtu. Këshillat e Tij ndaj Jozefit dhe Oliverit te Doktrina e Besëlidhje 6:18–21, 29–37 gjithashtu mund t’ju ndihmojnë. Si mund të jenë ndier Jozefi dhe Oliveri pasi i dëgjuan ato fjalë? Çfarë gjeni te këto vargje që ju ndihmon t’i mirëbesoni Zotit? Si mund të shihni te Krishti më shumë në jetën tuaj?

Pamja
Oliver Kaudëri

Oliver Kaudëri, nga Lewis A. Ramsey

Doktrina e Besëlidhje 6–7; 9:3, 7–14

“Madje siç dëshiron prej meje, ashtu do të jetë.”

Vini re se sa herë fjalët “dëshiron”, “dëshiroj”, “dëshirë” ose “dëshirave” shfaqen te seksionet 6 dhe 7. Çfarë mësoni nga këto seksione rreth rëndësisë që Perëndia vendos mbi dëshirat tuaja? Bëjini vetes pyetjen e Zotit te Doktrina e Besëlidhje 7:1: “Çfarë dëshiron?”

Një nga dëshirat e drejta të Oliver Kaudërit – për të përkthyer siç bëri Jozef Smithi – nuk u realizua. Ndërsa lexoni te Doktrina e Besëlidhje 9:3, 7–14, çfarë mbresash merrni që mund t’ju ndihmojnë kur nuk ju realizohen dëshirat tuaja të drejta?

Shih edhe Doktrina e Besëlidhje 11:8; Dallin H. Ouks, “Dëshirë”, Ensign ose Liahona, maj 2011, f. 42–45.

Pamja
Banderola Burime Historike për Librin Doktrina e Besëlidhje

Shih tani

Pamja
ikona e studimit familjar

Ide për Studimin Familjar të Shkrimeve të Shenjta dhe për Mbrëmjen e Shtëpisë

Doktrina e Besëlidhje 6:7, 13.Si mund ta ndihmoni familjen tuaj që ta kuptojë se “pasuri[të]” e vërteta gjenden te jeta e përjetshme? (Vargu 7.) Ju mund t’i ftoni pjesëtarët e familjes që të bëjnë para të rreme dhe të shkruajnë ose vizatojnë mbi to disa nga bekimet e shumta që ka marrë familja juaj për shkak të ungjillit të rivendosur.

Doktrina e Besëlidhje 6:15, 22–23; 8:2–3; 9:7–9.Leximi i këtyre vargjeve rreth mënyrës se si Perëndia u flet fëmijëve të Tij, mund të jetë një mundësi e mrekullueshme për t’i treguar familjes suaj se si Ai ju ka folur juve.

Doktrina e Besëlidhje 6:33–37.Pjesëtarët e familjes mund të tregojnë mënyra se si ata mund të “bë[jnë] mirë”, edhe kur ndihen të frikësuar. Gjithashtu mund t’ju ndihmojë ta shihni të gjithë mesazhin e Plakut Ronald A. Rasband “Mos u Shqetësoni” ose një pjesë të tij (Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 18–21). Çfarë do të thotë të “sh[ohësh] te [Krishti] në çdo mendim”? (Vargu 36.) Cilët janë disa shembuj të tjerë të njerëzve që u kthyen te Zoti për t’i mposhtur dyshimin dhe frikën? (Shih, për shembull, Esterit 4; Alma 26:23–31.)

Doktrina e Besëlidhje 8:10.Kjo mund të jetë një mundësi e mrekullueshme për të treguar se si besimi te Jezu Krishti ju ka forcuar ju dhe familjen tuaj. Përse është e rëndësishme që të “kërko[jmë] me besim”? Çfarë bekimesh keni parë nga kërkimi i përgjigjeve ose ndihmës me besim?

Për më shumë ide për mësimdhënien ndaj fëmijëve, shihni përvijimin e kësaj jave tek Eja, Më Ndiq – Për Filloren.

Kënga e sugjeruar: “Guxo, Ji i Drejt’”, Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 80.

Pamja
ikona zëra të rivendosjes

Zëra të Rivendosjes

Përkthimi i Librit të Mormonit

Në prill 1829, muaji kur u morën seksionet 6–9 të librit Doktrina e Besëlidhje, puna kryesore e Jozef Smithit ishte përkthimi i Librit të Mormonit. Kur e pyetën më vonë që të tregonte se si u përkthye ky anal, Jozefi tha “se nuk kishte për qëllim t’i tregonte botës të gjitha hollësitë”1. Ai shpesh thjesht shpalli se ai u përkthye “me anë të dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë”2.

Ne nuk dimë shumë hollësi rreth procesit plot mrekulli të përkthimit, por ne e dimë vërtet se Jozef Smithi ishte një shikues, i ndihmuar nga mjetet që Perëndia kishte përgatitur: dy gurë të tejdukshëm që quheshin Urimi e Thumimi dhe një gur tjetër që quhej një gur shikues3.

Thëniet në vijim, nga dëshmitarë okularë të procesit të përkthimit, e përkrahin dëshminë e Jozefit.

Pamja
Kutia prej druri e Hajrëm Smithit që mbante fletët e arta

Besohet se këtë kuti, e cila i përkiste Hajrëm Smithit, e përdorën për të fshehur përkohësisht fletët e arta.

Ema Smithi

Pamja
Ema Smithi

“Kur bashkëshorti im po përkthente Librin e Mormonit, unë shkrova një pjesë të tij, ndërsa ai diktonte çdo fjali, fjalë për fjalë dhe, kur ai arrinte tek emra të përveçëm që nuk mund t’i shqiptonte, ose fjalë të gjata, ai i germëzonte dhe ndërsa unë po i shkruaja, nëse bëja ndonjë gabim në drejtshkrim, ai do të më ndalonte dhe do ta korrigjonte drejtshkrimin tim edhe pse ishte e pamundur që ai të shihte se si unë i shkruaja ato në atë kohë. Madje edhe fjalën Sara ai nuk mund ta shqiptonte fillimisht, por iu desh ta germëzonte dhe unë do ta shqiptoja për të.”4

“Fletët shpesh qëndronin mbi tavolinë pa ndonjë përpjekje për t’i fshehur, të mbështjella me një mësallë të vogël, të linjtë tavoline të cilën ia kisha dhënë unë që t’i mbështillte ato. Një herë i preka fletët, ndërsa ato qëndronin mbi tavolinë, duke i kaluar gishtat nëpër konturet dhe formën e tyre. Ato dukeshin sikur ishin elastike si fletë të trasha dhe do të shushuritnin me një tingull metalik kur anët lëvizeshin nga gishti i madh, siç ndodh kur dikush ndonjëherë shfleton anët e një libri. …

Bindja ime është se Libri i Mormonit ka vërtetësi hyjnore – nuk kam as më të voglin dyshim për të. Jam e sigurt që askush nuk do të mund ta kishte diktuar shkrimin e dorëshkrimeve nëse nuk do të ishte i frymëzuar; sepse, kur [unë] po veproja si shkruesja e tij, [Jozefi] më diktonte orë pas ore; dhe, kur ktheheshim pas vakteve të ushqimit, ose pas ndërprerjeve, ai menjëherë e fillonte atje ku e kishte lënë, pa e parë fare dorëshkrimin dhe pa ia lexuar ndonjë pjesë të tij. Kjo ishte një gjë e zakonshme që e bënte ai. Do të kishte qenë e pamundshme që një njeri i mësuar të mund ta bënte atë; dhe, për dikë aq të paditur dhe të pamësuar siç ishte ai, ishte thjesht e pamundur.”5

Pamja
Ema Smithi duke ndihmuar për përkthimin

Ilustrimi i Ema dhe Jozef Smithit nga Michael T. Malm

Oliver Kaudëri

Pamja
Oliver Kaudëri

“Unë e shkrova me vetë penën time të gjithë Librin e Mormonit (përveç disa faqeve) ashtu siç doli nga buzët e profetit, ndërsa ai e përktheu me anë të dhuratës dhe fuqisë së Perëndisë, nëpërmjet mjeteve të Urimit dhe Thumimit, ose, siç quhet te libri, interpretuesve të shenjtë. I pashë me sytë e mi dhe i preka me duart e mia fletët e arta nga të cilat ishte përkthyer. I pashë edhe interpretuesit.”6

Shënime

  1. Minutes, 25–26 October 1831”, Minute Book 2, f. 13, josephsmithpapers.org.

  2. Në “Church History”, Times and Seasons, 1 mars 1842, f. 707; shih edhe Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith (2009), f. 470.

  3. Për më shumë informacion, shih “Përkthimi i Librit të Mormonit”, Ese mbi Temat e Ungjillit, topics.ChurchofJesusChrist.org; Richard E. Turley Jr., Robin S. Jensen dhe Mark Ashurst-McGee, “Joseph the Seer”, Ensign, tetor 2015, f. 48–55.

  4. Në Edmund C. Briggs, “A Visit to Nauvoo in 1856”, Journal of History, vëll. 9, nr. 4 (tetor 1916), f. 454; cituar në Russell M. Nelson, “A Treasured Testament”, Ensign, korrik 1993, f. 62.

  5. Në “Last Testimony of Sister Emma”, Saints’ Herald, 1 tetor 1879, f. 290; drejtshkrimi i modernizuar.

  6. Te ditari i Reuben Miller‑it, 21 tetor 1848, Biblioteka e Historisë së Kishës, Solt-Lejk-Siti; drejtshkrimi, shenjat e pikësimit dhe shkronjat kapitale të modernizuara.

Pamja
Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri duke përkthyer fletët e arta

Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri mësuan shumë nëpërmjet procesit të përkthimit të fletëve të arta.