Eja, Më Ndiq 2024
8–14 Korrik: “Ata ‘Nuk Hoqën Dorë Kurrë nga Besimi i Tyre’”. Alma 23–29


“8–14 Korrik: ‘Ata ‘Nuk Hoqën Dorë Kurrë nga Besimi i Tyre’. Alma 23–29”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: Libri i Mormonit 2024 (2023)

“8–14 Korrik. Alma 23–29”, Eja, Më Ndiq – Për Shtëpinë dhe Kishën: 2024 (2023)

Pamja
anti‑nefi‑lehitët duke groposur armët e tyre

Anti-Nephi-Lehies Bury Their Weapons of War [Anti‑Nefi‑Lehitët Groposin Armët e Tyre të Luftës], nga Jody Livingston

8–14 Korrik: Ata “Nuk Hoqën Dorë Kurrë nga Besimi i Tyre”

Alma 23–29

A e pyetni veten ndonjëherë nëse njerëzit vërtet mund të ndryshojnë? Ndoshta shqetësoheni nëse mund t’i mposhtni zgjedhjet jo të mira që keni bërë apo zakonet e këqija që keni zhvilluar, ose ju mund të keni shqetësime të ngjashme për njerëzit që i doni. Nëse po, historia e anti‑nefi‑lehitëve mund t’ju ndihmojë. Këta njerëz ishin armiqtë e përbetuar të nefitëve. Kur bijtë e Mosias vendosën t’u predikonin ungjillin, nefitët “qeshën me përbuzje”. Vrasja e lamanitëve dukej si një zgjidhje më logjike sesa kthimi i tyre në besim. (Shihni tek Alma 26:23–25.)

Por lamanitët ndryshuan vërtet, nëpërmjet fuqisë së Jezu Krishtit e cila kthen në besim. Ata dikur njiheshin si “një popull … [i] ngurtësuar dhe gjakatar” (Alma 17:14), por u bënë të “dallua[r] … për zellin e tyre ndaj Perëndisë” (Alma 27:27). Në fakt, ata “nuk hoqën dorë kurrë nga besimi i tyre” (Alma 23:6).

Ndoshta ju keni disa mendime ose veprime për të ndryshuar ose “armët e rebelimit” tuaj për t’i ulur (Alma 23:7). Ose ndoshta thjesht keni nevojë të jeni pak më të zellshëm kundrejt Perëndisë. Pavarësisht se çfarë ndryshimesh ju nevojiten, kapitujt tek Alma 23–29 mund t’ju japin shpresë se nëpërmjet fuqisë shlyese të Jezu Krishtit, është i mundur ndryshimi afatgjatë.

Ide për të Mësuarit në Shtëpi dhe në Kishë

Alma 23–25; 27

Pamja
seminary icon
Kthimi im në besim te Jezu Krishti dhe tek ungjilli i Tij do të ma ndryshojë jetën.

Lamanitët dukej se ishin kandidatë të pamundshëm për t’u kthyer në besim, gjithsesi shumë prej tyre përjetuan ndryshime mrekullibërëse për shkak të Jezu Krishtit. Këta lamanitë të kthyer në besim e quajtën veten anti‑nefi‑lehitë.

Leximi i kapitujve tek Alma 23–25; 27 mund t’ju shtyjë të përsiatni për kthimin tuaj vetjak në besim. Kërkoni se si ndryshuan anti-nefi-lehitët, si ata u kthyen “në besim te Zoti” (Alma 23:6). Vargjet vijuese mund t’ju ndihmojnë që të filloni:

Në çfarë mënyrash ju kanë ndryshuar Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij? Kur jeni ndier pranë Tij? Si mund ta kuptoni a po ktheheni në besim te Jezu Krishti? Çfarë po ju fton Shpirti të bëni pas kësaj?

Shihni edhe Dejvid A. Bednar, “Të Kthyer në Besim te Zoti”, Liahona, nëntor 2012, f. 106–109; Dejll G. Renland, “Zotim i Patundur ndaj Jezu Krishtit”, Liahona, nëntor 2019, f. 22–25.

Alma 24:7–19; 26:17–22

Për shkak se Perëndia është i mëshirshëm, Ai më fal ndërsa pendohem.

Ndryshimi që përjetuan anti-nefi-lehitët, ishte më shumë sesa thjesht një ndryshim në sjellje, ishte një ndryshim i zemrës së lindur nga besimi te Jezu Krishti dhe pendimi i sinqertë. Mbase mund të gjeni një të vërtetë rreth pendimit në secilin varg tek Alma 24:7–19. Çfarë na mësojnë këto vargje rreth mëshirës së Perëndisë kundrejt atyre që pendohen? Çfarë të vërtetash shtesë mësoni nga Alma 26:17–22?

Përsiatni se si e ka treguar Perëndia mëshirën e Tij në jetën tuaj. Si mund t’ia shprehni mirënjohjen tuaj Atij?

Alma 26; 29

Përhapja e ungjillit më sjell gëzim.

Fjala gëzim/i/it shfaqet 24 herë tek Alma 23–29, duke i bërë këta kapituj një vend të mirë për të mësuar se si të marrin gëzim nga të jetuarit dhe përhapja e ungjillit të Shpëtimtarit. Merreni parasysh të studioni vargjet tek Alma 26:12–22, 35–37 dhe 29:1–17, duke kërkuar arsyet pse u gëzuan Amoni, bijtë e Mosias dhe Alma. Çfarë mësoni nga këto fragmente që mund t’ju çojnë drejt gëzimit më të madh në jetën tuaj?

Plaku Markus B. Nash dha mësim: “Përhapja e ungjillit ndez gëzim dhe shpresë në shpirtin e dhënësit dhe të marrësit. … Përhapja e ungjillit është gëzim mbi gëzimin, shpresë mbi shpresën” (“Mbajeni Lart Dritën Tuaj”, Liahona, nëntor 2021, f. 71, 72). Çfarë përvojash keni pasur me përhapjen e ungjillit tek të tjerët? Me çfarë sfidash përballeni kur kërkoni ta përhapni ungjillin? Si mund t’ju ndihmojë Ati Qiellor që t’i kapërceni këto sfida?

Për udhëzime profetike mbi mënyrën se si ta përhapni ungjillin dhe të gjeni gëzim nga bërja e kësaj, merreni parasysh të studioni mesazhin e Presidentit Dallin H. Ouks “Shpërndarja e Ungjillit të Rivendosur” (Liahona, nëntor 2016, f. 57–60). Çfarë sugjerimesh gjeni në mesazhin e tij?

Shihni edhe “The Bush Family Story”, [“Historia e Familjes Bush”], “Sharing Your Beliefs” [“Shprehja e Bindjeve Tuaja”], “Sharing the Gospel [“Shpërndarja e Ungjillit”] (materiale filmike), Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Merreni parasysh të bëni një listë me gjëra që do t’ia tregonit një miku ose mikeshe rreth Librit të Mormonit. Përpiquni të shpërndani [pjesë] nga Libri i Mormonit duke përdorur programin elektronik Libri i Mormonit.

Kërkoni modele dhe tema. Kur studiojmë shkrimet e shenjta, mund të gjejmë të vërteta të çmuara duke kërkuar fjalë, fraza ose ide të përsëritura. Ato ide të përsëritura mund të bëhen referenca–kryq ose të lidhen në shkrimet tuaja të shenjta për t’i bërë ato më të lehta për t’u parë.

Alma 26:5–7

Unë mund të gjej strehim te Jezu Krishti dhe ungjilli i Tij.

Në kohën e korrjes drithi shpesh mblidhet në grumbuj të quajtur duaj dhe vendoset në shtëpi ruajtjeje, nganjëherë të quajtura hambarë. Tek Alma 26:5–7, përsiatni se çfarë mund të përfaqësojnë duajt, hambarët dhe stuhia në jetën tuaj. Si e gjeni strehimin te Jezu Krishti?

Shihni edhe Rasëll M. Nelson, “Tempulli dhe Themeli Juaj Shpirtëror”, Liahona, nëntor 2021, f. 93–96; Dejvid A. Bednar, “Me Nder do të Mbajë një Emër e Qëndrim”, Liahona, maj 2009, f. 97–100; “Jesus, Lover of My Soul” [“Jezusi, Dashuri e Shpirtit”], Hymns, nr. 102.

Për më shumë ide, shihni botimet e këtij muaji të revistës Liahona dhe revistës Për Forcën e Rinisë.

Ide për Mësimdhënien ndaj Fëmijëve

Alma 24:6–24

Zoti më bekon kur përpiqem fort t’i mbaj premtimet e mia ndaj Tij.

  • Mbase fëmijëve tuaj mund t’u pëlqejë t’i varrosin “armët” e tyre si anti-nefi-lehitët. Mund të lexoni disa vargje nga Alma 24:6–24 për t’u mësuar fëmijëve rreth premtimeve që anti‑nefi‑lehitët bënë për të ndjekur Shpëtimtarin. Ata më pas mund të mendojnë për diçka që do ta ndryshojnë për ta ndjekur Atë, ta shkruajnë në faqen e veprimtarisë së kësaj jave dhe të hiqen sikur po hapin një gropë dhe po varrosin armën e tyre.

  • Fëmijët tuaj mund të lexojnë tek Alma 24:15–19, duke kërkuar atë që bënë anti-nefi-lehitët “si një dëshmi ndaj Perëndisë”. Më pas mund të bisedoni me ta rreth mënyrës se si besëlidhjet tona mund të jenë “një dëshmi ndaj Perëndisë” (vargu 18). Lërini fëmijët tuaj të bisedojnë rreth mënyrës se si do t’ia tregojnë Perëndisë që duan ta ndjekin Atë. Të kënduarit e një kënge si “Dua t’Jetoj Ungjillin” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 72) mund t’i frymëzojë ata.

Alma 24:7–10; 26:23–34; 27:27–30

Unë mund të pendohem.

  • Për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të kuptojnë se si mund të na ndihmojë Jezu Krishti të ndryshojmë kur pendohemi, mund t’u jepni mësim atyre për anti-nefi-lehitët. Për ta bërë këtë, mund të emërtoni dy tasa “përpara” dhe “pas”. Më pas fëmijët tuaj mund të lexojnë tek Alma 17:14–15 dhe 27:27–30, të shkruajnë se si ishin lamanitët përpara dhe pas pendimit dhe t’i vendosin ato në tasin e saktë. Sipas vargjeve tek Alma 24:7–10, çfarë i ndihmoi ata të ndryshonin? Si mund t’ia tregojmë falënderimet tona Perëndisë për mëshirën e Tij?

Alma 26; 29

Jezu Krishti më sjell gëzim dhe unë mund ta tregoj këtë gëzim.

  • Mbase ju dhe fëmijëve tuaj mund t’ju pëlqejë të bëjnë vizatime të gjërave në ungjillin e Jezu Krishtit që ju sjellin gëzim. Tregojani vizatimin tuaj fëmijëve dhe nxitini ata t’ia tregojnë vizatimin e tyre dikujt për ta ndihmuar atë person të ndiejë gëzim gjithashtu.

  • Ndihmojini fëmijët tuaj të gjejnë fjalët gëzim/gëzimi/gëzimin dhe për t’u gëzuar/gëzohen/gëzohemi/gëzoheshin/gëzuar/ngazëllehemi tek Alma 26 dhe 29. Çfarë u solli gëzim Amonit dhe Almës ose u shkaktoi të gëzoheshin/ngazëlleheshin? Kjo pyetje mund të çojë drejt një diskutimi rreth gëzimit që vjen nga të jetuarit ose përhapja e ungjillit të Jezu Krishtit.

Alma 27:20–30

Unë mund t’i ndihmoj miqtë e mi që ta jetojnë ungjillin e Jezu Krishtit.

  • Fëmijët tuaj mund të lexojnë tek Alma 27:22–23, duke kërkuar atë që bënë nefitët për t’i ndihmuar anti-nefi-lehitët ta mbanin premtimin e tyre për të mos luftuar kurrë më. Si mund t’i ndihmojmë miqtë tanë që t’i mbajnë premtimet e tyre? Fëmijët tuaj mund t’i interpretojnë me role situatat. Për shembull, çfarë mund t’i themi një miku ose mikeshe që dëshiron të gënjejë ose të jetë i pasjellshëm ose e pasjellshme?

Për më shumë ide, shihni botimin e këtij muaji të revistës Miku.

Pamja
anti‑nefi‑lehitët duke groposur armët e tyre

Ilustrim i anti‑nefi‑lehitëve duke groposur armët e tyre, nga Dan Burr