Doktrina e Besëlidhje 2021
24 Tetor. Si Mund t’i Përdor “Fuqitë e Qiellit” në Jetën Time? Doktrina e Besëlidhje 121–123


“24 Tetor. Si Mund t’i Përdor “Fuqitë e Qiellit” në Jetën Time? Doktrina e Besëlidhje 121–123”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)

“24 Tetor. Si Mund t’i Përdor “Fuqitë e Qiellit” në Jetën Time?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021

Pamja
gra duke ecur së bashku

24 Tetor

Si Mund t’i Përdor “Fuqitë e Qiellit” në Jetën Time?

Doktrina e Besëlidhje 121–123

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas udhëhiqni një diskutim rreth çështjeve të tilla si ato që vijojnë dhe planifikoni mënyra për të vepruar sipas asaj që diskutoni (ju mund të vendosni në një mbledhje të presidencës se për cilat çështje të diskutoni):

  • Kuorumi ose klasa jonë. Kush është anëtar i ri ose anëtare e re në lagjen tonë dhe si mund ta ndihmojmë të ndihet i/e mirëpritur? Çfarë po bëjmë që ta bëjmë domethënëse kohën tonë në mbledhjet e kuorumit ose të klasës?

  • Detyrat ose përgjegjësitë tona. Cilat janë disa detyra dhe përgjegjësi që i kemi si të rinj dhe të reja? Si mund t’i përmbushim ato më mirë?

  • Jeta jonë. Çfarë po bëjmë që të bëhemi më shumë si Jezu Krishti dhe që ta marrim fuqinë e Tij në jetën tonë? Çfarë po bëjmë ne për t’i ndihmuar familjet tona që të vijnë tek Ai?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Autoriteti dhe fuqia e priftërisë nuk janë e njëjta gjë. Një person mund ta marrë autoritetin e priftërisë nëpërmjet vënies së duarve – burrat mund të shugurohen në një detyrë të priftërisë dhe si burrat ashtu edhe gratë mund të veçohen për një thirrje. Por fuqia e priftërisë – fuqia e Perëndisë ose “fuqitë e qiellit” mund të përdoren vetëm “mbi bazën e parimeve të drejtësisë” (Doktrina dhe Besëlidhje 121:36) dhe si burrat ashtu edhe gratë mund ta përdorin këtë fuqi. Nëse duam që shërbimi ynë ndaj të tjerëve të jetë i fuqishëm dhe të ndryshojë jetën, ne kemi nevojë që të jemi të denjë për t’u bërë thirrje fuqive të qiellit.

A e dinë anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës suaj se si ta përdorin fuqinë e priftërisë? Si mund të ishte ndryshe jeta dhe shërbimi i tyre nëse do ta kishin atë kuptueshmëri? Përsiatni për këto pyetje teksa studioni seksionin te Doktrina e Besëlidhje 121. Do të ishte gjithashtu mirë të studioni dy mesazhe nga Presidenti Rasëll M. Nelson. Njëra iu drejtohet mbajtësve të priftërisë – “Çmimi i Fuqisë së Priftërisë”, (Liahona, maj 2016, f. 66–69). Tjetra u drejtohet motrave – “Thesaret Shpirtërore”, (Liahona, nëntor 2019, f. 76–79).

Pamja
i ri duke u lutur

Fuqia e priftërisë vjen nëpërmjet jetesës së drejtë.

Mësoni së Bashku

Për ta filluar një diskutim rreth fuqisë së priftërisë, ju mund t’u kërkoni anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës të tregojnë diçka që e mësuan rreth kësaj fuqie nga leximi i tyre këtë javë te Doktrina e Besëlidhje 121. Nëse ndihmon, ju mund të sugjeroni që t’u hedhin një sy vargjeve 34–46 për të gjetur çdo vend ku përdoret fjala fuqi dhe më pas të tregojnë atë që mësojnë. Ju mund të përdorni veprimtaritë vijuese për t’i ndihmuar anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës suaj që të kuptojnë më mirë se si mund ta përdorin fuqinë e priftërisë së Perëndisë në jetën e tyre.

  • Mund të jetë e dobishme të krahasoni mënyrën se si mbahen “fuqia” dhe “ndikimi” në botë, me atë që dha mësim Zoti te seksioni 121 rreth mënyrës se si mbahet fuqia e priftërisë. Ju mund të bëni në dërrasë një tabelë me dy kolona të titulluara Fuqia e Botës dhe Fuqitë e Qiellit. Anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund ta plotësojnë tabelën me fjalë dhe fraza nga Doktrina e Besëlidhje 121:34–46. Si mund të ndikojë të kuptuarit e këtyre vargjeve në mënyrën se si kërkojmë të ndikojmë tek tjerët për mirë, përfshirë miqtë tanë, pjesëtarët e familjes dhe ata të cilëve u shërbejmë dhe u japim shërbesë? Sipas këtyre vargjeve, si mund të na ndihmojë Fryma e Shenjtë që të ndikojmë tek të tjerët me drejtësi?

  • Për t’i ndihmuar mbajtësit e Priftërisë Aarone të mësojnë se si t’i sjellin fuqi shërbimit të tyre në priftëri, ju mund të tregoni sende të ndryshme dhe t’u kërkoni anëtarëve të kuorumit të hamendësojnë se sa vlen secili send. Pse disa nga sendet vlejnë më shumë se të tjerat? Cilat gjëra vlejnë më shumë në jetën tonë dhe çfarë çmimi duhet të “paguajmë” për to? Anëtarët e kuorumit mund të shqyrtojnë më pas mesazhin e Presidentit Rasëll M. Nelson “Çmimi i Fuqisë së Priftërisë”, duke kërkuar çmimin që ai tha se duhet të paguajmë për ta marrë fuqinë e priftërisë. Cili është ndikimi në jetën tonë dhe jetën e të tjerëve ndërsa shërbejmë me më shumë fuqi nga fuqia e Shpëtimtarit?

  • Për t’i ndihmuar të rejat të kuptojnë se si ta përdorin fuqinë e priftërisë, ju mund t’u kërkoni atyre të mendojnë për rastet kur ato e kanë ndier fuqinë e Perëndisë në jetën e tyre. Shpjegoni se fuqia e priftërisë është fuqia e Perëndisë. Ato mund të hulumtojnë te mesazhi i Presidentit Rasëll M. Nelson “Thesaret Shpirtërore” për të vërteta rreth grave dhe fuqisë së priftërisë. Çfarë iu kërkoi Presidenti Nelson grave të Kishës të bënin, me qëllim që të “mbështet[en] lirisht te fuqia e Shpëtimtarit”? (faqe 77; shiko veçanërisht katër paragrafët duke filluar nga “Çdo grua e çdo burrë”). Kur jemi mbështetur te kjo fuqi për të bekuar jetën tonë dhe jetën e të tjerëve? Çfarë na mëson Doktrina e Besëlidhje 121:39–43 për mënyrën se si të veprojmë me fuqinë e Zotit në jetën tonë?

Veproni me Besim

Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Ndërsa përpiqeni të ndiqni shembullin e Jezu Krishtit dhe të jetoni të denjë për ta përdorur fuqinë e Tij, ju do të jeni në gjendje të jepni mësim me fuqi dhe autoritet.