Doktrina e Besëlidhje 2021
10 Tetor. Si Mund të Bëhem më Plotësisht i/e Kthyer në Besim te Zoti? Doktrina e Besëlidhje 111–114


“10 Tetor. Si Mund të Bëhem më Plotësisht i/e Kthyer në Besim te Zoti? Doktrina e Besëlidhje 111–114”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)

“10 Tetor. Si Mund të Bëhem më Plotësisht i/e Kthyer në Besim te Zoti?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021

Pamja
të reja duke buzëqeshur

10 Tetor

Si Mund të Bëhem më Plotësisht i/e Kthyer në Besim te Zoti?

Doktrina e Besëlidhje 111–114

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas, përveç këshillimit rreth punëve të veçanta të kuorumit ose klasës, ju mund të doni të diskutoni mbresa dhe tema nga konferenca e përgjithshme. Pyetjet në vijim mund të ndihmojnë.

  • Çfarë temash ose mesazhesh na bënë përshtypje?

  • Çfarë u ndiem të nxitur të bëjmë për shkak të asaj që mësuam apo ndiem?

  • Çfarë na nevojitet të bëjmë si kuorum ose klasë për të vepruar sipas këshillës që dëgjuam në konferencën e përgjithshme?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

Për t’u bërë më plotësisht të kthyer në besim te Jezu Krishti, ne duhet t’i mirëbesojmë Atij dhe t’u bindemi urdhërimeve të Tij – edhe kur sfida të vështira e vënë në provë kthimin tonë në besim. Në vitin 1837, disa anëtarë të Kishës, përfshirë disa anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, i humbën dëshmitë e tyre dhe u kthyen kundër Profetit Jozef Smith. Tomas B. Marshi ishte në atë kohë Presidenti i Kuorumit të Të Dymbëdhjetëve. Ndërsa ju dhe familja juaj lexoni te Doktrina e Besëlidhje 112 këtë javë, mund të vini re këshillat që dha Zoti për ta ndihmuar Tomas B. Marshin që të forconte kthimin e tij në besim (shih veçanërisht vargjet 10–26). Çfarë ju mësojnë këto këshilla rreth të kthyerit më shumë në besim te Shpëtimtari?

Si mund t’i ndihmoni anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të marrin premtimin e Shpëtimtarit se “ata do të kthehen në besim dhe unë do t’i shëroj”? (Doktrina e Besëlidhje 112:13). Çfarë përvojash mund të tregoni? Ndërsa i përsiatni këto pyetje, merreni parasysh të shqyrtoni mesazhin e Presidentes Boni H. Kordën “Kini Besim te Zoti dhe Mos u Anoni” (Liahona, maj 2017, f. 6–9) dhe “Kthim (sipas besimit)” tek Të Vërtetë ndaj Besimit ([2005], f. 71–74).

Pamja
i ri duke lexuar shkrimet e shenjta

Shkrimet e shenjta janë një forcë e madhe ndërsa kërkojmë të bëhemi më plotësisht të kthyer në besim.

Mësoni së Bashku

A e dinë anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës suaj se çfarë do të thotë të kthehen në besim te Jezu Krishti? A dinë ata se si të bëhen më plotësisht të kthyer në besim? Ftojini që t’i përsiatin këto pyetje ndërsa rishikojnë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 112:10–26. Si mund të mbetemi të kthyer në besim te Jezu Krishti edhe në rrethana sfiduese? Ju mund të përdorni një ose më shumë nga veprimtaritë vijuese për ta ndihmuar kuorumin ose klasën tuaj që ta forcojë kthimin e vet në besim te Shpëtimtari.

  • Alma 32:27–43 mund t’i ndihmojë ata të cilëve u jepni mësim, që të kuptojnë se si ta forcojnë besimin e tyre dhe të bëhen të kthyer më plotësisht në besim te ungjilli i Jezu Krishtit. Ndoshta ju mund t’i ndani anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës në grupe dhe t’i kërkoni secilit grup që t’i lexojë këto vargje dhe të diskutojë se çfarë mësimi japin rreth besimit dhe kthimit në besim. Kërkojini secilit grup të tregojë atë që mësoi. Ju mund ta nxitni diskutimin duke bërë pyetje të tilla si këto: Pse një farë që rritet dhe bëhet një pemë, është një përshkrim i mirë i kthimit në besim? Çfarë do të thotë t’i “vini në … provë … fjalët [e Perëndisë]”? (Vargu 27.) Çfarë do të thotë ta “ushqeni pemën”? (Vargu 41.) Si mund ta dalloni se fara e kthimit në besim “fryhet dhe mbin dhe fillon të rritet” brenda nesh? (Vargu 30.) Jepuni kohë anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës për të përsiatur se çfarë nevojitet të bëjnë për ta ushqyer kthimin e tyre në besim te Jezu Krishti.

  • Ka shumë forca në botë që e kundërshtojnë kthimin tonë në besim te Jezu Krishti. Leximi te Helamani 5:12 mund t’u mësojë anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës se si të qëndrojnë të fortë pavarësisht kundërshtimit. Çfarë do të thotë ta “ndërtoni themelin tuaj” mbi shkëmbin e Jezu Krishtit? Ju mund t’i caktoni çdo personi një pjesë nga mesazhi i Plakut Kuentin L. Kuk “Themelet e Besimit” (Liahona, maj 2017, f. 127–131) dhe t’i kërkoni që të hulumtojë për shembuj e këshilla të cilat e ndihmojnë që ta ndërtojë themelin e tij/saj mbi Shpëtimtarin.

  • A mund të mendoni për një mënyrë krijuese se si ta paraqitni parimin e dhënë mësim nga Presidentja Boni H. Kordën në mesazhin e saj “Kini Besim te Zoti dhe Mos u Anoni”? Për shembull, ju mund ta ndani kuorumin ose klasën në grupe dhe ta sfidoni secilin grup që të ndërtojë strukturën më të lartë në një sipërfaqe të pjerrët duke përdorur blloqe ose sende të tjera. Pastaj diskutoni se si lidhet kjo me mesazhin e Presidentes Kordën. Kuorumi ose klasa më pas mund ta hulumtojë mesazhin për sugjerime se si ta mbajmë jetën tonë të përqendruar te Jezu Krishti. Çfarë përvojash mund të tregojmë rreth rasteve kur u mbështetëm te gjykimi ynë ose kur i mirëbesuam Shpëtimtarit?

Veproni me Besim

Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.

Burime Mbështetëse

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Shpëtimtari tha: “Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar” (Gjoni 7:16). Ai dha mësim doktrinën që e mësoi nga Ati i Tij. Si mund të siguroheni që po jepni mësim doktrinën e vërtetë? (Shih Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2016], f. 20–21.)