Doktrina e Besëlidhje 2021
26 Shtator. Përse Është e Rëndësishme që Çelësat e Priftërisë Janë në Tokë Sot? Doktrina e Besëlidhje 106–108


“26 Shtator. Përse Është e Rëndësishme që Çelësat e Priftërisë Janë në Tokë Sot? Doktrina e Besëlidhje 106–108”, Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021 (2020)

“26 Shtator. Përse Është e Rëndësishme që Çelësat e Priftërisë Janë në Tokë Sot?” Eja, Më Ndiq – Për Kuorumet e Priftërisë Aarone dhe Klasat e Të Rejave: Temat Doktrinore 2021

Pamja
detaj i statujës së Pjetrit duke mbajtur çelësa

26 Shtator

Përse Është e Rëndësishme që Çelësat e Priftërisë Janë në Tokë Sot?

Doktrina e Besëlidhje 106–108

Pamja
ikona këshillohuni së bashku

Këshillohuni së Bashku

Udhëhiqet nga një anëtar i presidencës së kuorumit ose një anëtare e presidencës së klasës; përafërsisht 10–20 minuta

Në fillim të mbledhjes, përsëriteni së bashku Temën e Kuorumit të Priftërisë Aarone ose Temën e Të Rejave. Më pas udhëhiqni një diskutim rreth çështjeve të tilla si ato që vijojnë dhe planifikoni mënyra për të vepruar sipas asaj që diskutoni (ju mund të vendosni në një mbledhje të presidencës se për cilat çështje të diskutoni):

  • Kuorumi ose klasa jonë. Çfarë mund të bëjmë që të ndërtojmë unitet mes anëtarëve të kuorumit ose anëtareve të klasës? Për cilat synime do të donim të punonim së bashku?

  • Detyrat ose përgjegjësitë tona. Çfarë po bëjmë për ta përhapur ungjillin? Çfarë përvojash kemi pasur gjatë bërjes së punës në tempull dhe punës për historinë familjare?

  • Jeta jonë. Si e kemi parë dorën e Zotit në jetën tonë? Çfarë na ka frymëzuar në studimin tonë të shkrimeve të shenjta këtë javë?

Në fund të mësimit, si të jetë e përshtatshme, bëni sa vijon:

  • Dëshmoni për parimet e dhëna mësim.

  • Kujtojini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës rreth planeve dhe ftesave të bëra gjatë mbledhjes.

Pamja
ikona jepeni mësim doktrinën

Jepeni Mësim Doktrinën

Udhëhiqet nga një udhëheqës/e në moshë madhore ose nga një i ri apo e re; përafërsisht 25–35 minuta

Përgatituni Shpirtërisht

“Çelësat e priftërisë”, dha mësim Plaku Geri E. Stivenson, “hapin bekimet, dhuratat dhe fuqitë e qiellit për [ne]” (“Ku Janë Çelësat dhe Autoriteti i Priftërisë?Liahona, maj 2016, f. 32). Jezu Krishti i mban të gjithë çelësat e priftërisë dhe Ai i autorizoi lajmëtarët qiellorë që t’i jepnin çelësat e priftërisë Jozef Smithit. Sot, anëtarët e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, mbajnë po të njëjtat çelësa (shih Doktrina e Besëlidhje 90:3–4, 6; 107:35; 132:7). Këta çelësa janë autoriteti që Perëndia ua ka dhënë udhëheqësve të priftërisë për të drejtuar përdorimin e priftërisë së Tij në tokë.

Ndërsa lexoni seksionin te Doktrina e Besëlidhje 107 këtë javë, mendoni për mënyrën se si mund t’ju bekojë Perëndia ju dhe ata të cilëve u jepni mësim, nëpërmjet priftërisë së Tij. Çfarë gjeni në këtë seksion që është e rëndësishme ta dinë anëtarët e kuorumit dhe anëtaret e klasës? Ndërsa përgatiteni të jepni mësim, ju mund të rishikoni mesazhin e Plakut Geri E. Stivenson të cituar më lart dhe pjesën “Çelësat e Priftërisë” në Të Vërtetë ndaj Besimit ([2005], f. 128–129).

Pamja
i ri duke shpërndarë sakramentin

Bekime të mëdha shpirtërore janë në dispozicionin tonë nëpërmjet çelësave të priftërisë.

Mësoni së Bashku

Doktrina e Besëlidhje 107 mund të ndihmojë për t’iu përgjigjur pyetjes: “Çfarë bekimesh marrim nëpërmjet priftërisë dhe shërbimit të udhëheqësve të priftërisë?” Ndoshta anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të kërkojnë disa përgjigje te vargjet 18–23, 85–89. Për t’i ndihmuar që ta kuptojnë më mirë mënyrën se si priftëria dhe udhëheqësit e priftërisë na e bekojnë jetën, përdorni një ose më shumë nga veprimtaritë vijuese.

  • Ju mund të filloni një diskutim rreth çelësave të priftërisë duke e ftuar një anëtar të kuorumit ose anëtare të klasës që të vijë i/e përgatitur për të treguar historinë e vizitës së Presidentit Spenser W. Kimball në një kishë në Danimarkë, të treguar nga Presidenti Bojd K. Paker në mesazhin e tij “Të Dymbëdhjetët” (Liahona, maj 2008, f. 83–87; shih edhe materialin filmik “The Restoration of Priesthood Keys” [“Rivendosja e Çelësave të Priftërisë”] [ChurchofJesusChrist.org]). Ju gjithashtu mund t’i kërkoni kuorumit ose klasës suaj që të lexojnë së bashku pjesën “Çelësat e Priftërisë” në librin Të Vërtetë ndaj Besimit (faqet 128–129). Jepuni kohë që t’i mësojnë njëri‑tjetrit në dyshe se çfarë janë çelësat e priftërisë, bazuar tek ajo që mësuan. Çfarë bekimesh na kanë ardhur nëpërmjet shërbimit të atyre që i mbajnë çelësat e priftërisë?

  • Ju mund të doni të tregoni historinë e Plakut Geri E. Stivenson rreth humbjes së çelësave të tij nga gjashtë paragrafët e parë të mesazhit të tij “Ku Janë Çelësat dhe Autoriteti i Priftërisë?” (ose shfaqni materialin filmik “Where Are the Keys?” [“Ku Janë Çelësat”] [ChurchofJesusChrist.org]). Ju mund të tregoni disa çelësa dhe ta ftoni kuorumin ose klasën tuaj të tregojë se si janë ata çelësa të ngjashëm me çelësat e priftërisë. Ata të cilëve u jepni mësim, mund të shqyrtojnë e diskutojnë shkrimet e shenjta që u përmendën nga Plaku Stivenson (Joseph Smith – Historia 1:68–72; Doktrina e Besëlidhje 110:11–16), të cilat përshkruajnë çelësat e priftërisë që u dorëzuan në tokë. Ju mund t’i ftoni anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës, që secili të zgjedhë një nga shkrimet e shenjta vijuese dhe të thotë një përmbledhje me një fjali të asaj që mëson mbi fuqitë dhe bekimet që marrim nëpërmjet çelësave të priftërisë: Mateu 16:18–19; Doktrina e Besëlidhje 27:12; 65:2; 84:19–20. Përse është e rëndësishme që çelësat e priftërisë janë në tokë sot?

  • Ju mund t’i jepni secilit anëtar të kuorumit ose anëtareje të klasës një çelës prej letre dhe ta caktoni secilin anëtar që të lexojë pjesën II, III, IV ose V të mesazhit të Presidentit Dallin H. Ouks “Çelësat dhe Autoriteti i Priftërisë” (Liahona, maj 2014, f. 49–52). Ftojini të shkruajnë në çelës atë që mësuan për priftërinë, dhe më pas të tregojnë ato që shkruan. Si ndikojnë këto të vërteta në mënyrën se si ndihemi për udhëheqësit/et e kuorumit apo klasës sonë dhe detyrat që marrim prej tyre?

Veproni me Besim

Nxitini anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës që të përsiatin dhe të mbajnë shënim atë që do të bëjnë për të vepruar sipas mbresave që morën sot. Si lidhet mësimi i sotëm me synimet vetjake që kanë vendosur? Nëse do të duan, anëtarët e kuorumit ose anëtaret e klasës mund të shprehin idetë e tyre.

Burime Mbështetëse

  • Rasëll M. Nelson, “Thesaret Shpirtërore”, Liahona, nëntor 2019, f. 76–79

  • Priesthood Keys” [“Çelësat e Priftërisë”], në General Handbook: Serving in The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints [Manual i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme], 3.4.1

  • “Learn Your Duty” [“Mësoni Detyrën Tuaj”], “The Priesthood, an Opportunity to Serve” [“Priftëria, një Mundësi për të Shërbyer”], materiale filmike, ChurchofJesusChrist.org

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Shpëtimtari thirri dhe veçoi udhëheqës për të drejtuar dhe qeverisur Kishën e Tij (shih Mateu 10:1–5). Si mund t’i ndihmoni ata të cilëve u jepni mësim, të ndihen mirënjohës për ata që janë thirrur të shërbejnë dhe t’i ndihmojnë ata?

Shih edhe materialin filmik “Asking Follow-Up Questions” [“Bërja e Pyetjeve që Ndjekin Ecurinë”] (LDS.org).