2019
Shërbesa e Presidentit Nelson Vazhdon
maj 2019


Shërbesa e Presidentit Nelson Vazhdon

Pamja
Presidenti dhe Motra Nelson duke u takuar me fëmijë

Presidenti Rasëll M. Nelson dhe Plaku Enrike R. Falabela, i Të Shtatëdhjetëve, mirëpriten në takimin shpirtëror në Lima të Perusë.

Pak kohë pas konferencës së përgjithshme të tetorit 2018, Presidenti Rasëll M. Nelson udhëtoi për në Peru, Bolivi, Paraguai, Uruguai dhe Kili, ku ai u takua me anëtarë e misionarë dhe mbajti takime shpirtërore, përfshirë një takim shpirtëror me rininë në Kili ku morën pjesë 1 500 veta dhe që gjithashtu u transmetua anembanë vendit. Ai u foli anëtarëve në spanjisht, përkushtoi Tempullin e Konsepsionit, Kili dhe u takua me udhëheqës të qeverisë vendore.

Mijëra gra iu përgjigjën në mjetet shoqërore të komunikimit ftesës së Presidentit Nelson që t’i raportonin përvojat e tyre me katër sfidat që ai i dha gjatë konferencës së përgjithshme të tetorit 2018: 1) agjëroni nga mjetet shoqërore të komunikimit dhe mjetet negative të komunikimit për 10 ditë, 2) lexoni Librin e Mormonit deri në fund të vitit 2018, 3) ndiqni rregullisht tempullin dhe 4) merrni pjesë tërësisht në Shoqatën e Ndihmës. “Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithave që iu përgjigjët ftesave të mia”, tha Presidenti Nelson, duke shprehur shpresën se “secila prej këtyre ftesave ju ka sjellë më pranë Shpëtimtarit.”

Presidenti Nelson kryesoi në shërbesën mortore të bijës së tij, Uendi Nelson Meksfilldit, e cila ndërroi jetë pas një beteje të guximshme me kancerin. “Lotët tanë të hidhërimit do të kthehen në lot të pritjes me mall, ndërkohë që ne marrim një këndvështrim të përjetshëm”, tha ai. Ai foli për bijën e tij gjatë një konference të veçantë për anëtarët e kunjit Çiko të Kalifornisë, i cili përfshin dy njësi nga Perëdajsi që u rrënuan nga zjarri. “Ju mësoni se çdo njeri ka sfida”, tha ai. “Nëse doni të ndiheni më mirë, harrojeni veten tuaj dhe shërbejini dikujt tjetër.”

Arizonë të SHBA‑së, Plaku Rasëll M. Nelson, e ftoi një grumbullim prej 65 000 anëtarësh të mbledhur në një stadium sporti që “të ndihmojnë në mbledhjen e Izraelit në të dy anët e velit”. Presidenti Nelson gjithashtu shkroi një artikull si i ftuar, që u botua në gazetën Arizona Republic, duke i nxitur njerëzit “të shohin te [Zoti] dhe ta bëjnë Atë qendrën e jetës së tyre”. Ai mori pjesë në një intervistë të transmetuar në stacionet televizive të shtetit; pati disa pritje me udhëheqës të qeverisë, arsimit e fesë; dhe mbajti një sesion pyetje‑përgjigje me të rinjtë në moshë madhore beqarë.

Që kur ai u shugurua më 14 janar 2018, Presidenti Nelson ka vizituar 5 kontinente, 16 kombe e territore dhe 24 qytete, duke udhëtuar gati 88 515 km.