2019
Rregullore, Procedura dhe Burime të Reja
maj 2019


Rregullore, Procedura dhe Burime të Reja

Pamja
Rinia

Fëmijët dhe të rinjtë e të rejat do të përparojnë nga njëra klasë tek tjetra ose nga një kuorum tek tjetri sipas grupmoshave në janar në vend që ta bëjnë këtë pasi të kenë ditëlindjen.

Deklaratë për tempujt. Presidenca e Parë nxori një deklaratë më 2 janar 2019, që pjesërisht thotë: “Gjatë këtyre shumë shekujve, hollësitë që lidhen me punën në tempull janë përshtatur herë pas here, përfshirë gjuhën, metodën e ndërtimit, komunikimin dhe mbajtjen e analeve. Profetët na kanë mësuar se nuk do të ketë mbarim ndaj përshtatjeve të tilla, siç u jepen nga Zoti shërbëtorëve të Tij.”

Përparimi i fëmijëve dhe rinisë. Fëmijët tani e mbarojnë Filloren dhe të rinjtë e të rejat lëvizin nga njëra klasë tek tjetra ose nga një kuorum tek tjetri sipas grupmoshave në janar në vend që ta bëjnë këtë pasi të kenë ditëlindjet e tyre individuale. Kjo gjithashtu do të thotë se të rinjtë e të rejat mund të marrin një rekomandim tempulli me përdorim të kufizuar për herë të parë në janar të vitit që mbushin 12 vjeç dhe të rinjtë mund të shugurohen në Priftërinë Aarone në janar të vitit kur mbushin 12 vjeç.

Më tepër mundësi për shërbim. LDS Charities [Organizata Bamirëse SHDM] ka shpallur bashkëpunimin e saj me JustServe.org që të fillojë nismën #YouCanDoSomething [Mund të Bëni Diçka], duke i ftuar njerëzit të shërbejnë në vendet e tyre dhe të dhurojnë për kauza të mira globalisht që të ndihmojnë për ta ndryshuar botën. Që të filloni, vizitoni faqen “How to Help” [“Si të Ndihmoni”] te LDSCharities.org.

Burime të reja për dhënien e shërbesës. Faqja e internetit This Is Ministering [Kjo Është Dhënia e Shërbesës] (ministering.ChurchofJesusChrist.org) është përditësuar me artikuj dhe materiale filmike shtesë. Burimet në faqe mund t’i ndihmojnë lexuesit që t’u afrohen të tjerëve me dhembshuri, të ndërtojnë marrëdhënie më domethënëse, t’i përmirësojnë aftësitë e tyre dëgjuese dhe më shumë. Përmbajtja e re përfshin artikuj mbi Parimet e Dhënies së Shërbesës që janë botuar në revistat Ensign dhe Liahona, hallka lidhëse për bisedat nga konferenca të përgjithshme rreth dhënies së shërbesës dhe materiale filmike, citime e shkrime të shenjta që mund të përhapen tek të tjerët.

Shpresë dhe shërim për viktimat e abuzimit. Një faqe e re në internet e Kishës, abuse.ChurchofJesusChrist.org, ofron burime dhe mjete praktike për viktimat e abuzimit dhe për ata që dëshirojnë të ndihmojnë për ta parandaluar abuzimin. Presidenca e Parë gjithashtu nxori një letër më 26 mars 2019 që i nxit udhëheqësit e Kishës të afrohen me dashuri për t’i ndihmuar ata që po vuajnë nga abuzimi. Bashkë me letrën ishte një dokument burimor që i përditësoi orientimet për mënyrën se si peshkopët dhe presidentët e kunjeve i këshillojnë viktimat e abuzimit seksual dhe se si kryejnë intervista me anëtarët e Kishës. Kisha gjithashtu publikoi një material filmik “Protect the Child” [“Mbroni Fëmijën”] dhe e përditësoi artikullin mbi abuzimin te Gospel Topics [Temat e Ungjillit].

Veçori dhe programe të reja kompjuterike. Veçoria Study Plans [Planet e Studimit] në përditësimin më të fundit të programit kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ju lejon të caktoni një orar për studimin e çfarëdo përmbajtjeje që gjendet në programin kompjuterik. Ordinances Ready [Ordinancat Gati] është një mjet i ri i FamilySearch‑it, që e thjeshton gjetjen e emrave për tempullin, duke ju lejuar më shumë kohë që t’i shërbeni familjes suaj dhe të gëzoni bekimet e tempullit. Dhe FamilySearch ka gati tri duzina me veprimtari të reja në shtëpi, të tilla si “Walk Where They Walked” [“Ecni Atje Ku Ecën Ata”] që t’ju ndihmojnë të përfshini pjesëtarët më të rinj të familjes në historinë familjare. Veprimtaritë janë në dispozicion në 10 gjuhë.

Shfaqjet më të mëdha nuk inkurajohen. Ndërkohë që festimet vendore të kulturës e historisë mund të jenë të përshtatshme, Kisha tani nuk i inkurajon shfaqjet më të mëdha. Tri shfaqje do të vazhdojnë: Shfaqja e Navusë në Ilinois të SHBA‑së, me përkrahje nga zyrat qendrore të Kishës; Shfaqja e Mesës në Arizonë të SHBA‑së, nën udhëheqjen e zonës; dhe Shfaqja Britanike, nën udhëheqjen e zonës, që do të mbahet çdo katër vjet. Kisha gjithashtu i ka ndërprerë festimet kulturore të rinisë përpara përkushtimeve të tempujve në favor të takimeve shpirtërore të rinisë me udhëheqësit vizitues të Kishës.