2019
Njoftohen Tetë Tempuj të Rinj dhe Restaurime Historike
maj 2019


U Lajmëruan Tetë Tempuj të Rinj dhe Restaurime Historike

Pamja
Tempulli i Solt‑Lejkut

Do të restaurohen tempuj të kohës së pionierëve, përfshirë Tempullin e Solt‑Lejkut, dhe tetë tempuj të tjerë do të ndërtohen.

Presidenti Rasëll M. Nelson e mbylli konferencën e përgjithshme të prillit 2019 duke njoftuar për tetë tempuj të rinj dhe restaurimin e katër tempujve të kohës së pionierëve, duke dhënë më shumë detaje rreth restaurimit të Tempullit të Solt‑Lejkut.

Tempujt e rinj do të ndërtohen në Pago‑Pago, Samoa Amerikane; Okinaua‑Siti, Okinaua, [Japoni]; Neiefu, Tonga; Tuëlla Vallej, Jutë; Mozes Leik, Uashington; San‑Pedro‑Sula, Honduras; Antofagasta, Kili; dhe Budapest, Hungari.

Planet për një restaurim madhor të Tempullit të Solt‑Lejkut do të përfshijnë restaurimin e Sheshit të Tempullit dhe sheshin ngjitur, pranë Ndërtesës së Zyrave të Kishës në Solt‑Lejk‑Siti, Jutë, SHBA. Tempujt e Seint‑Xhorxhit, Mantit dhe Loganit në Jutë të SHBA-së do të restaurohen gjithashtu në të ardhmen e afërt. “Kjo punë do të kërkojë që çdo tempull të mbyllet për një periudhë kohe”, tha Presidenti Nelson. “Anëtarët e Kishës mund të vazhdojnë ta gëzojnë adhurimin dhe shërbimin në tempull në të tjerë tempuj fqinj. Kur çdo projekt të jetë përfunduar, secili tempull historik do të ripërkushtohet.”

Që kur u bë Presidenti i Kishës në janar 2018‑ës, Presidenti Nelson ka njoftuar 27 tempuj të rinj. Që prej konferencës së fundit të tetorit 2018, janë përkushtuar tempujt në Romë, Itali; Barrankija, Kolumbi dhe Konsepsion, Kili.