Për Forcën e Rinisë
Kam nevojë për këshilla mbi planifikimin e aktiviteteve për rininë. Cilat janë disa ide të mira?
Janar 2024


“Kam nevojë për këshilla mbi planifikimin e aktiviteteve për rininë. Cilat janë disa ide të mira?”, Për Forcën e Rinisë, janar 2024.

Pyetje dhe Përgjigje

“Kam nevojë për këshilla mbi planifikimin e aktiviteteve për rininë. Cilat janë disa ide të mira?”

Bëjeni me Radhë dhe Planifikoni së Bashku

Pamja
e re

“Çdo javë planifikojmë me radhë aktivitete. Kjo e largon stresin vetëm nga një person dhe marrim shumëllojshmëri idesh. Të bësh një aktivitet ku të gjithë planifikojnë së bashku është e dobishme gjithashtu. Na pëlqen shumë të luajmë lojëra, të qeshim së bashku dhe të bëjmë shërbim.”

Adelajn S., 17 vjeçe, Jutë, SHBA

Sillini të Tjerët te Shpëtimtari

Pamja
e re

“Pyetini anëtaret e klasës ose anëtarët e kuorumit tuaj se çfarë u pëlqen të bëjnë. Zgjidhni aktivitete që do t’i afrojnë të rinjtë së bashku dhe me Shpëtimtarin, dhe thjesht argëtohuni së bashku! Aktivitetet e shërbimit kanë qenë përherë ndër gjërat e mia të parapëlqyera. Gjithmonë zë miq të rinj!”

Keiti G., 18 vjeçe, Uashington, SHBA

Përpiquni t’i Përfshini të Gjithë

Pamja
e re

“Aktivitetet në të cilat gjithkush mund të marrë pjesë, mund t’i bëjnë të tjerët të ndihen më të mirëpritur. Është shumë e dobishme ta pyetni grupin tuaj se çfarë pasionesh ose gjërash të tjera pëlqejnë.”

Lili D., 13 vjeçe, Arizona, SHBA

Tri Pyetje

Pamja
e re

“Klasa ime shpesh i planifikon aktivitetet bazuar në tri pyetje: Çfarë duhet të përmirësojmë? Kë duhet të përkrahim? A është koha për një aktivitet që kërkon më pak kohë dhe energji se aktivitetet e tjera? Me këto gjëra në mendje, lutuni, përsiatni dhe këshillohuni së bashku. Mund t’ia dilni!”

Izabela R., 14 vjeçe, Oregon, USA

Korniza Shpirtërore

Pamja
e re

“Do t’ju duhen disa revista të Kishës në mënyrë që të mund të pritni figurat ose mesazhet shpirtërore që janë frymëzuese për ju. Pastaj vendoseni atë që pritni në një kornizë në një model unik. Mund ta vendosni diku ku mund ta shihni.”

Florenca M., 14 vjeçe, Kolumbia Britanike, Kanada