Për Forcën e Rinisë
Dishepullimi: Çfarë dhe Si Mund të Jetë një Dishepull
Janar 2024


“Dishepullimi: Çfarë dhe Si Mund të Jetë një Dishepull”, Për Forcën e Rinisë, janar 2024.

Dishepullimi: Çfarë dhe Si Mund të Jetë një Dishepull

Për të ditur se kush je vërtet dhe çfarë mund të bëhesh, përqafoji këshillat lidhur me atë se çfarë dhe si të jesh një dishepull i Jezu Krishtit.

Pamja
alt text

Download PDF

“Kush jam unë?”

Është një pyetje për të cilën shumë të rinj kërkojnë përgjigje. Ndërsa rritesh, mëson dhe zhvillohesh në mënyrën tënde të pashoqe, natyrshëm pyet veten se çfarë të përcakton, çfarë ta jep identitetin tënd. Presidenti Rasëll M. Nelson dha disa udhëzime të vlefshme për këtë pyetje:

“Kush jeni? Së pari dhe mbi gjithçka, jeni një fëmijë i Perëndisë, një fëmijë i besëlidhjes dhe një dishepull i Jezu Krishtit. Teksa i përqafoni këto të vërteta, Ati ynë Qiellor do t’ju ndihmojë të arrini synimin tuaj përfundimtar të të jetuarit përjetësisht në praninë e Tij të shenjtë” (“Zgjedhjet për Përjetësinë” [takim shpirtëror mbarëbotëror për të rinjtë në moshë madhore, 15 maj 2022], broadcasts.ChurchofjesusChrist.org).

Presidenti Nelson dha mësim se asnjë etiketim nuk duhet të jetë më i rëndësishëm për ty sesa këta tre tituj përcaktues: 1) fëmijë i Perëndisë, 2) fëmijë i besëlidhjes dhe 3) dishepull i Jezu Krishtit.

Identiteti i një Dishepulli

Le ta shtjellojmë pak më gjatë identitetin e tretë, dishepull i Jezu Krishtit. Si e përqafon vërtet këtë identitet dhe bëhesh një dishepull?

Për ta ndjekur Shpëtimtarin dhe për të qenë dishepull i Tij, duhet të përqendrohesh edhe tek ajo se çfarë bën edhe tek ajo si e bën atë.

Për shembull, Shpëtimtari dëshiron që ne t’u japim të tjerëve dhe t’u shërbejmë atyre, por Ai na fton ta bëjmë këtë me dëshirë e gëzim dhe jo me pahir. Kur dëshirojmë të japim dhe të shërbejmë, ne marrim shpërblimet më të mëdha kur jemi një dishepull i vërtetë. (Shih te 2 Korintasve 9:7; Moroni 7:8.)

Pra, le të shohim se çfarë bëjnë dishepujt dhe si e bëjnë atë.

Çfarë Bën një Dishepull

Këtu janë disa nga gjërat e shumta që një dishepull i Krishtit mund të bëjë për ta ndjekur Shpëtimtarin.

  • Ushtron besim sipas mënyrës që ushtrojnë besim dishepujt.

  • Shërben sipas mënyrës që shërbejnë dishepujt.

  • Lutet sipas mënyrës që luten dishepujt.

  • Studion sipas mënyrës që studiojnë dishepujt.

  • Pendohet sipas mënyrës që pendohen dishepujt.

  • Mendon sipas mënyrës që mendojnë dishepujt.

  • E do Perëndinë sipas mënyrës që dishepujt e duan Perëndinë.

  • I do të tjerët sipas mënyrës që dishepujt i duan të tjerët.

  • Jep mësim sipas mënyrës që japin mësim dishepujt.

  • Ka durim sipas mënyrës që kanë durim dishepujt.

Si e Bën Këtë një Dishepull

Këtu janë disa përshkrime mbi mënyrën se si një dishepull mund t’i bëjë këto gjëra. Shumë prej këtyre përshkrimeve mund të gjejnë zbatim për disa nga këto gjëra. Disa prej tyre mund të gjejnë zbatim për të gjitha.

  • Me zemër dhe mendje të përqendruar te Jezu Krishti

  • Me gatishmëri

  • Me përulësi

  • Me dashuri

  • Me ngulm

  • Rregullisht

  • Me gjithë zemër

  • Me zell

  • Sinqerisht

  • Pa paragjykime apo fanatizëm

  • Me durim

  • Me guxim

  • Me trimëri

  • Me fokusin te nevojat e të tjerëve

  • I përqendruar te shkrimet e shenjta

  • Pa u lëkundur

  • Me virtytshmëri

  • Plot shpresë

  • Me dëshirën për të qenë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti

  • Pa shpërqendrime

Mund të përfitosh duke menduar si për pjesën çfarë po bën për ta ndjekur Shpëtimtarin por edhe si po e bën atë. Nëse mendon se duhet të bësh disa ndryshime të caktuara në secilën kategori, kjo është e mrekullueshme. Ka të ngjarë që Shpirti të të nxitë të bëhesh një dishepull edhe më i mirë.

Një Identitet për ta Përqafuar dhe Ruajtur si Thesar

Sikurse tha Presidenti Nelson, të jesh një dishepull i Jezu Krishtit është pjesë jetike e identitetit tënd. Ndërsa e përqafon dhe ruan si thesar këtë identitet, Ati yt Qiellor do të të ndihmojë të bëhesh personi që Ai e di se mund të bëhesh, personi që ti, thellë‑thellë, dëshiron vërtet të bëhesh.