Për Forcën e Rinisë
Lidhuni
Janar 2024


“Lidhuni”, Për Forcën e Rinisë, janar 2024.

Lidhuni

Nelina N.

12 vjeçe, Sofje, Bullgari

Pamja
e re

Fotografia nga Christina Smith

Nuk ka shumë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në zonën ku jetoj unë. Më duhej të prisja për leje nga babi që të pagëzohesha, por kisha vërtet dëshirë të pagëzohesha. Çdo ditë lutesha që ai të më jepte leje.

Një ditë ai më thirri dhe më tha se mund të pagëzohem. U emocionova shumë! E dija se zgjedhja ime do të më ndihmonte të ndiqja hapat e Krishtit.

Si anëtare e re e Kishës, kisha vërtet dëshirë të shërbeja, sepse vazhdimisht shihja njerëz të tjerë që shërbenin. U luta shumë që Perëndia të më jepte dikë të cilit t’i shërbeja. Një natë në ëndërr, pashë një grua në metro, e cila kishte nevojë për ndihmë pasi ra nga karrigia. Më vonë, ndërsa unë dhe babi po udhëtonim në metro, pashë një grua që ra nga karrigia. Ishte e njëjta grua që pashë në ëndërr! Ishte një përvojë e shenjtë për mua që munda ta ndihmoja.