Për Forcën e Rinisë
Një Pilot në Ushtrinë e Zotit
Janar 2024


“Një Pilot në Ushtrinë e Zotit”, Për Forcën e Rinisë, janar 2024.

Një Pilot në Ushtrinë e Zotit

Lamar F. nga Ist-Midlendsi i Anglisë ka synime të mëdha që i japin shumë zemër, edhe kur gjërat bëhen të vështira.

Pamja
aeroplan

Fotografitë u siguruan nga Satomi Folkett

“Për sa aq mund të kujtoj, kam dashur të drejtoj aeroplanë”, – thotë 17‑vjeçari Lamar F. Kur një shok nga koha e garave me karrocë invalidi i tregoi për një organizatë bamirëse britanike që i ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara të mësojnë të drejtojnë aeroplanë, Lamari mezi priste ta provonte.

Ëndrra që Rrokin Qiellin

Ai u regjistrua te dy nga programet e organizatës bamirëse. Njëri prej tyre, Programi i Pilotëve të Rinj Aspirues (PPRA), u krijua veçanërisht për të rinjtë nga mosha 12 deri në 18 vjeç. Këto programe dhe mësimet e tjera individuale po e shtynin atë një hap më afër synimit të tij të madh – marrjes së patentës si pilot privat.

Pjesë e frymëzimit të tij vjen nga familja e tij. Babi me kujdestari të përkohshme i Lamarit ishte personi i parë që e shtyu për fluturimet, duke e çuar në shfaqjet ajrore çdo vit. Më vonë, pasi u birësua nga një familje tjetër në moshën katërvjeçare, interesi i Lamarit për aviacionin vazhdoi të lulëzonte ndërsa shihte babanë e tij birësues të ndiqte klasat për marrjen e patentës së pilotit. “Ai është frymëzimi im që dëshiroj të jem pilot”, – thotë Lamari. Tani i ati i Lamarit mund të hipë me të në aeroplanët pesëvendësh me një helikë që Lamari po mëson të drejtojë.

Pamja
familja

Prindërit e Lamarit (që paraqiten përkrah tij) janë disa nga përkrahësit e tij më të mëdhenj.

Pamja
i ri pranë aeroplanit

Në fluturimin e parë të Lamarit në një aeroplan të vërtetë, ai ishte në ankth a do t’i mbante mend të gjitha gjërat. “Bëra një lutje të shpejtë në heshtje përpara se të ngjitesha dhe isha mirë”, – thotë ai. Tani, kur e ka të vështirë të kujtojë diçka kur është në ajër, ato lutje të shkurtra në heshtje e ndihmojnë të bëjë atë që duhet të bëjë. Edhe kur babai i tij nuk është në ndenjësen e pasme, Lamari e di se gjithmonë ka Atin e tij në Qiell pranë vetes.

Pamja
i ri në aeroplan

Ushtria e Zotit

Fluturimi nuk është e vetmja gjë që ia gufon shpirtin Lamarit. “Kam qenë përherë admirues i madh i ushtrisë britanike, për gjithçka që nga kurorëzimi mbretëror deri te funerali”, – thotë ai.

Pamja
i ri me statuja ushtarësh
Pamja
i ri duke lustruar këpucët

“Për shkak të aftësive të mia të kufizuara, nuk bëhem dot pjesë e ushtrisë”, – thotë Lamari. Por një nga udhëheqësit e tij të mëparshëm të Të Rinjve, që dikur ishte ushtar, e ka inkurajuar Lamarin. “Ai më ka kujtuar gjithmonë se nuk kam pse të jem në ushtrinë e botës, sepse tashmë jam në ushtrinë e Zotit”, – thotë Lamari. “Të qenit në ushtrinë e Zotit më bën të ndihem se pavarësisht asaj që më hedh jeta, pavarësisht asaj që më bën dikush, unë kam Jezu Krishtin në krah.”

Pamja
i ri me një burrë

Vëllai Bejlis, udhëheqësi i Lamarit për Të Rinjtë, e frymëzoi atë të bashkohej me “Ushtrinë e Zotit”.

Në kolegjin për njerëzit me nevoja të veçanta që Lamari frekuenton, ai përpiqet t’i ndihmojë njerëzit e tjerë të moshës së tij të bashkohen me ushtrinë e Zotit, ndërsa ua shpërndan ungjillin atyre. “Shumë herë më shpërfillin”, – thotë ai, “por disa herë marr vëmendjen e tyre. Për shkak të disa nevojave të mia për momentin, shërbimi në një mision kohëplotë tani për tani nuk është një mundësi. Por e shoh në këtë prizëm: Nuk më duhet një etiketë për të qenë një misionar.”

Me kaq pak të rinj e të reja në lagjen e tijnë Kishë, pjesa më e madhe e shokëve të Lamarit nuk janë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë në shkollë, sidomos kur ka, siç shprehet Lamari, “mori ngarkese” tundimesh. “Ka shumë studentë që flasin për gjëra të papërshtatshme dhe dëgjojnë muzikë të papërshtatshme. Praktikisht, sa herë që ndodh diçka e tillë, thjesht largohem dhe shkoj në një dhomë ku nuk ka kështu gjërash.”

Pamja
i ri me flamur

Qëndroni të Fortë

Kur vijnë tundime ose të tjerët nuk janë të interesuar për të dëgjuar për ungjillin, Lamari i drejtohet shkrimit të tij të shenjtë të parapëlqyer: “Sa për mua dhe për shtëpinë time do t’i shërbejmë Zotit” (Jozueut 24:15).

“Ky shkrim i shenjtë më ka ndihmuar të qëndroj i fortë në besimin te Jezu Krishti”, – thotë ai. Ky është veçanërisht i rëndësishëm për Lamarin në familjen e tij. Kur Lamari ishte 10 vjeç, babi i tij nuk e frekuentoi më kishën. “Asokohe isha më i vogël ndaj nuk e kuptoja plotësisht”, – thotë ai. “U përpoqa ta bindja që të kthehej. Por kam mësuar se nuk është vetëm kjo. Ti u jep atyre kohë.”

Lamari ka ende një marrëdhënie të ngushtë me babanë e vet dhe i tregon atij dashuri në mënyra të përditshme, si duke i treguar se çfarë ndodhi në kishë ose duke kaluar kohë me të. “Ai gjithmonë më ka mësuar se pavarësisht se çfarë kalon, duhet të qëndrosh i fortë.” Çdo të riu e të reje me familjarë që nuk janë aktivë në Kishë, ai iu thotë: “Qëndroni të fortë. Mbahuni te besimi juaj. Mos hiqni kurrë dorë, pavarësisht gjithçkaje.”

Pamja
Jezu Krishti

Kërkimi i Krishtit Kur Gjërat Bëhen të Vështira

Lamari ka gjetur gjithashtu kurajë te Krishti në mënyra të tjera vetjake. “Ndonjëherë vuaj nga ankthi i përshkallëzuar”, – thotë Lamari. “Mendoj se personi kryesor që më jep kurajë për të vazhduar, është Vetë Jezu Krishti. Ai kaloi kaq shumë, prapëseprapë e vazhdoi misionin e Tij.”

Kur Lamari po kalon një ditë veçanërisht të keqe, ai shpesh e imagjinon Shpëtimtarin që e inkurajon, duke i thënë: “Mund t’ia dalësh. Mund të kalosh çdo gjë.”

Ai merr forcë edhe nga nëna dhe babai, miqtë e tij dhe njerëz të tjerë të afërt për të. “Ishte një kohë kur mora disi rrugën e gabuar”, – thotë Lamari. Por falë një sistemi të mirë përkrahës, ai mundi ta rregullonte drejtimin e jetës dhe ta forconte dëshminë e tij për Krishtin.

“Jam ende duke e zhvilluar dëshminë time”, – thotë ai, “por është e mrekullueshme të jesh pjesë e ushtrisë së Zotit dhe në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Është diçka që më pëlqen së tepërmi.”

Udhëtimi i tij mund të ketë ulje-ngritje, por Lamari e di se çfarë e bën atë të marrë zemër. “Pavarësisht nga sprovat apo problemet që kaloni, Ati Qiellor do të jetë përkrah jush sepse shqetësohet për ju dhe ju do.”