Për Forcën e Rinisë
Mundeni Botën dhe Gjeni Prehje
Janar 2024


“Mundeni Botën dhe Gjeni Prehje”, Për Forcën e Rinisë, janar 2024.

Fjalë Sipas të Cilave Duhet të Jetojmë

Mundeni Botën dhe Gjeni Prehje

Pamja
Mundeni Botën dhe Gjeni Prehje

Ilustrimet nga Bryan Beach

Download PDF

Për shkak se Jezu Krishti e mundi këtë botë të rënë dhe për shkak se Ai shleu për çdonjërin prej nesh, edhe ju mund ta mundni këtë botë të ngopur me mëkat, vetëdashëse dhe shpesh rraskapitëse.

Ndërsa pendoheni vërtet dhe e kërkoni ndihmën e Tij, mund të ngriheni mbi këtë botë aktuale të pasigurt dhe të gjeni prehje të vërtetë.

Çfarë do të thotë ta mundim botën?

Do të thotë:

  • Ta mundim tundimin për t’u interesuar më shumë për gjërat e kësaj bote sesa për gjërat e Perëndisë.

  • T’i mirëbesojmë doktrinës së Krishtit më shumë sesa filozofive të njerëzve.

  • Të kënaqemi nga e vërteta, ta dënojmë mashtrimin dhe të bëhemi “pasuesit e përulur të Krishtit”.

  • Të zgjedhim të përmbahemi nga çdo gjë që e largon Shpirtin dhe të jemi të gatshëm t’i “braktis[im]” madje edhe mëkatet tona të parapëlqyera.

  • T’ju shtohet dashuria për Perëndinë dhe Birin e Tij të Dashur më shumë se për këdo ose çfarëdo tjetër.

Si ta mundim botën?

  • Kërkoni dhe ndiqni nxitjet e Shpirtit.

  • Pendohuni çdo ditë dhe mbajini besëlidhjet që na dhurojnë fuqi.

  • Qëndroni në shtegun e besëlidhjeve.

Shpëtimtari na ngre mbi ndikimin e kësaj bote të rënë duke na bekuar me dashuri hyjnore, përulësi, bujari, dashamirësi, vetëdisiplinë, paqe dhe prehje më të madhe.

Për shkak se Jezu Krishti e mundi këtë botë, edhe ju mund ta bëni.