2021
Ndërtimi i Sionit përmes Unitetit
Shtator 2021


“Ndërtimi i Sionit përmes Unitetit”, Për Forcën e Rinisë, shtator 2021, f. 20.

Fjala e Mbylljes

Ndërtimi i Sionit përmes Unitetit

Bazuar në një fjalim në konferencën e përgjithshme të tetorit 2008.

Sioni është si një vend ashtu edhe një popull. Sioni është emri që iu dha qytetit të lashtë të Enokut. Zoti e quajti popullin e Enokut Sion, “ngaqë ata ishin të një zemre dhe të një mendjeje dhe banuan në drejtësi; dhe nuk kishte të varfër mes tyre” (Moisiu 7:18). Diku tjetër Ai tha: “Sepse ky është Sioni – të kulluarit në zemër” (Doktrina e Besëlidhje 97:21).

Për ta themeluar Sionin në shtëpitë, degët, lagjet dhe kunjet tona, ne duhet 1) të bashkohemi në një zemër dhe një mendje; 2) të bëhemi njerëz të shenjtë dhe 3) të kujdesemi për të varfrit dhe nevojtarët. Ne nuk mund të presim derisa të vijë Sioni, që të ndodhin këto gjëra – Sioni do të vijë vetëm kur ato të ndodhin.

Ne do të bëhemi të një zemre dhe të një mendjeje kur individualisht e vendosim Shpëtimtarin në qendër të jetës sonë, i ndjekim ata që Ai u ka dhënë autoritetin të na drejtojnë, bashkohemi me dashuri dhe interesohemi për njëri-tjetrin. Ky unitet dhe kjo dashuri për njëri-tjetrin, të shumëzuara mijëra herë në mënyra të ndryshme, do ta “kthe[jnë] … Sion[in]” (Isaia 52:8).

Pamja
pamje e rrugëve të qytetit nga lart

Ilustrimi nga Albert Pinilla