2021
Lidhuni
Shtator 2021


“Lidhuni”, Për Forcën e Rinisë, shtator 2021, pjesa e brendshme e kapakut të përparmë.

Lidhuni

Alora D.

19 vjeçe, Tenesi, SHBA

Pamja
e re duke kënduar

Babai im është në ushtrinë amerikane, ndaj ne jemi shpërngulur shumë gjatë kohës që rritesha. Ishte e vështirë të isha e shoqërueshme dhe të bëja miq, dhe mendoja se kisha një personalitet të ndrojtur, sikur të isha një pikturë vetëm me një ngjyrë.

Piktura më ka ndihmuar të kuptoj se faktikisht jam një person me shumë ngjyra! Jam më e rezervuar se njerëzit e tjerë, por ka kaq shumë shtresa dhe copëza të tjera të personalitetit tim, si një pikturë shumëngjyrëshe. Ndonjëherë njerëzit habiten nga ngjyrat e shumta që kanë pikturat e mia por unë thjesht u them atyre: “Duhet të më njihni!”

Ende po zbuloj se kush jam dhe po i shtoj copëza vetes. Në fakt, kohët e fundit këndova në ngjarjen Ballë për Ballë për Të Rejat në nëntor të 2020-ës. Unë e di se kur bëj gjëra të thjeshta si leximi i shkrimeve të mia të shenjta dhe lutja, ato më ndihmojnë të mësoj se kush jam dhe kush dëshiron Ati Qiellor që të bëhem.